Gazeta “Bild” e ka cilësuar trajnerin e Bajernit, Pep Guardiola, si një “Ajnshtajn i futbollit”. Gazeta ka zbuluar edhe formulën e ish-teknikut të Barcelonës, që në sezonin 2010-2011 fitoi gjashtë nga gjashtë trofetë e mundshëm. Formula magjike, sipas “Bild”, është kjo: 365:51+1,79+(66%x87%)+65. “Bild” e ka zbërthyer atë, teksa jep karakteristikat e veçanta për lojën e Bajernit, siç janë kapaciteti golashënues, përdorimi i lojtarëve shtatshkurtër, kontrolli i topit dhe kilometrat e përshkruar në fushë gjatë një takimi. Kështu duke zbërthyer formulën “á la Ajnshtajn” që ka nxjerrë “Bild”, 365 është numri i të gjitha rasteve, 51 të kthyer në gola. Një tjetër aspekt i skuadrave të Guardiolës është shfrytëzimi i lojtarëve jo shumë shtatlartë, por që janë të zotët me topin. Për momentin, futbollistët që përbëjnë formacionin titullar te Bajerni kanë një gjatësi mesatare 1.79 metra. Më i shkurtri prej tyre është Xherdan Shaqiri, 1.69 metra dhe me nga 1 cm më shumë pas tij vijnë Lahm dhe Riberi. Shifra 66% në formulë i përket mesatares për zotërimin e topit nga ana e bavarezëve, ndërsa 87% për saktësinë e pasimeve, shifra më e lartë në kampionatin gjerman. Edhe për vrapin në sulm, Bajerni është kampion në Bundesligë, mesatarisht 65 kilometra për ndeshje. Në Gjermani tani mendojnë se ky Bajern është edhe më i mirë se ai i drejtuar nga Jup Hajnkes vitin e kaluar, që fitoi gjithçka.

ANSHTAINI I VEGLAVE TE MIJA ESHTE,,,,,,,,ME BUXHETIN QE KERKON AI ME BO SKUADER FUTBOLLI KUSH NUK BOHET ANSHTAIN,,,,,,,,,,,ANSHTAINI NUK VINTE KUSHTE ,,,,,,,,,,,,,,PSE IKU TE BAJERNI ANSHTANI ,,,,,,,,,,,,PSE NUK MERRR NJE SKUADER MESATARE EDHE TA BEJE KAMPIONE ME NJOHURITE QE KA ………….???????