Sfida mes Bayern Munichut dhe Real Madrid do të jetë më e forta e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, tha Pep Guardiola.
Të mërkurën mbrëma, Los Blancos do të presin bavarezët në Bernabeu për ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërsa strategu spanjoll e njeh shumë mirë kundërshtarin e vet.
“Madridi është një ekip special, ndërsa me Carlo Ancelottin si trajner, ata janë kundërshtari më i vështirë që ka mundur të na bie në këtë fazë të garës”, tha Gurdiaola.
Më tej, trajneri bavarez tha s e “Jam gjithmonë i lumtur kur luaj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sidomos kundër një skuadre si Madridi e sidomos kur kam një ekip si Bayerni. Duhet të luajmë mirë dhe të nxjerrim rezultat. Shpresojmë që të luajmë mirë dhe t’ua japim tifozëve më të mirën. Njerëzit duan të shohin më të mirën dhe nëse luan Cristiano, atëherë pikërisht kjo do të ndodhë”.
Ish-trajneri i Barcelonës ka thënë se në vitet e fundit, Reali ka pasur një lojtar klasi (Ronaldon), ndërsa këtë edicion i ka së paku katër të tillë.
Kujdes Pep mos del lojtari i peste me i mire Arbitri i ndeshjes, se me keto pune eshte marre gjithnje Reali.