Dukej sikur çdo gjë do të mbyllej dhe Pepe do t’i bashkohej Paris Saint-Germain por tani ish-mbrojtësi i Real Madrid me sa duket pritet të transferohet në Turqi te Besiktas.
Qendërmbrojtësi madje kishte kryer vizitat mjekësore me klubin francez por ka pasur një pengesë në momentin e fundit.
Javën tjetër, pasi Portugalia të ketë përfunduar pjesëmarrjen në Kupën e Konfederatave, ai do të udhëtojë në Stamboll të Turqisë për të mbyllur marrëveshjen.
E ardhmja e veteranit ka qenë në dyshim pas 10 viteve në Madrid. Megjithës kishte shumë oferta në Evropë dhe Kinë, ai kishte zgjedhur PSG, por një mosmarrëveshje në fund për shkak të kontratës bëri që të prishej gjithçka.
