Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasi Shkëlqim Gjolena, 50 vjeç, banues në fshatin Gjolenë.
Bëhet e ditur se ky shtetas, u arrestua nga efektivët e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi duke drejtuar mjetin tip “Citroen” me targa “AA 446 JA”, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në afërsi të fshatit Pajovë, është përplasur me mjetin tip “Honday” me targa “AA 702 JR”, drejtuar nga shtetasi H. Ç, 53 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.
Policia ka njoftuar se si pasojë janë dëmtuar tre shtetaset me inicialet S. Ç, 85 vjeç, E. Ç, 21 vjeç, të dyja banuese në fshatin Hotolisht Librazhd, të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa “AA 702 JR”, si dhe D. GJ, 51 vjeç, banuese në Belësh, pasagjere në mjetin me targa “AA 446 JA”.
Bëhet e ditur se të plagosurat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.