Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një kalimtareje është shënuar mesditën e djeshme në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Bishqem. Një makinë tip “Golf” ka goditur të moshuarën Hurma Salla, rreth 70 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, viktima është marrë zvarrë nga mjeti për rreth 15 metra, ndërsa më pas drejtuesi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos e ndihmuar. Mësohet se gruaja kishte dalë për të blerë ilaçe për bashkëshortin e saj të sëmurë. Policia u vu në kërkim të autorit.

Bravo cuna na nderuat, S.Tahiri