Peqin, makina përplas burrë e grua

Bora Basholli

Burrë e grua mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi u përplasën nga një automjet. Ata po ecnin anës rrugës, në Pajovë të Peqinit, kur u përplasën nga makina.

Çifti i bashkëshortëve u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, autoritetet policore ndaluar shoferin e makinës.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Megjithatë paraprakisht dyshohet se drejtuesi po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

 

b.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *