Policia e Elbasanit njoftoi dje se ka marrë nën hetim në gjendje të lirë për “shpërdorim detyre” përgjegjësin e ZVRPP-së Peqin, S. D., 56 vjeç, banues në lagjen “Teqe”. Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se duke qenë përgjegjës i Hipotekës, ka shpërdoruar detyrën duke regjistruar një objekt në kundërshtim me ligjin, i cili ndodhet në fshatin Pajovë. Po kështu nën akuzë është edhe përfituesi A. K., pasi bashkë me zyrtarin, kanë regjistruar përsëri objektin me qëllim përfitimi, ndërsa ishte shpronësuar në 2004 nga shteti me 21,8 milionë lekë.
