Një i dënuar në burgun e Peqinit i ka dhënë fund jetës gjatë ditës së djeshme, duke u vetëvarur.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se “më datë 10.07.2016, në burgun e sigurisë se lartë I.E.V.P Peqin, ka kryer aktin e vetëvarjes në tualetin e dhomës, Fatmir Myftari, i biri i Asim, lindur më 30.01.1967, në fshatin Vlosh të Komunës Kurjan, Fier, i dënuar me 20 vjet heqje lirie, siguria e lartë “Vrasje me Dashje”, të cilit i kishin mbetur dhe 6 vjet e 3 muaj”.
Fatmir Myftari u dërgua menjëherë pranë Spitalit Peqin, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Drejtoria e Burgjeve thotë se situata socio-ekonomike e viktimës ishte shumë e dobët, me familjarët nuk kishte kontake duke mos kryer asnjë takim për shkak edhe të veprës penale.
Po kështu, Drejtoria e Burgjeve thotë se i dënuari ishte me probleme të shëndetit mendor, diagnoztifikuar me çrregullime personaliteti, ka pasur probleme të vazhdueshme përshtatje, akomodimi si edhe ngarkesa emocionale.
I dënuari ka qene i akomoduar në Sektorin e Kujdesit të Veçantë i cili është planifikuar për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.
Për ta ndihmuar në qetësinë psikologjike duke qenë se qëndronte me dëshiren e tij vetëm në dhomë dhe interesin për tu përfshirë si i dënuar i punësuar si lulishtar.
Referuar problematikave që lidhen me familjarët e tij janë marrë masa të vazhdueshme nga sektorët për zgjidhjen e konflikteve dhe rivendosjen e kontakteve me familjen.

Ju lutem a ka njeri qe kupton fjali te tilla?
“Për ta ndihmuar në qetësinë psikologjike duke qenë se qëndronte me dëshiren e tij vetëm në dhomë dhe interesin për tu përfshirë si i dënuar i punësuar si lulishtar.”
A e kuptoni ju se nga fjali te tilla pa lidhje gazeta behet qesharake dhe nuk ju merr kush seriozisht?
Hahahahahhahahaha
…hahahhahahaha…..
Lolololololololo..
Ne burgun e peqinit ka pasur shume raste te vete varjeve ne rrethana dyshuese.
Duhet hetuar