Policia është në aksion kundër ndërtimeve pa leje. Vetëm për dy javë janë identifikuar mbi 4 mijë ndërtime pa leje ndërkohë që janë depozituar 50 kallëzime penale në prokurorinë e rrethit të Tiranës. Sipas të dhënave të prokurorisë brenda dy javëve janë bërë 25 denoncime nga ana e policisë. Kallëzimet e policisë bazohen në ankesat e qytetarëve për ndërtime pa leje. Bashkëngjitur me policinë, 15 denoncime në prokurori janë depozituar edhe nga Policia Bashkiake dhe Inspektorati Ndërtimor Kombëtar. Ndërsa vetëm 10 kallëzime janë nga qytetarët, të cilëve në pjesën më të madhe të rasteve i është zënë një pjesë e pronës së tyre nga ndërtimet pa leje.
Të gjitha denoncimet janë ende në fazën paraprake të verifikimeve për t’u konstatuar nëse ka ose jo shkelje. Ndërsa brenda tetë muajve të këtij viti janë regjistruar 20 procedime penale me vetëm një person të arrestuar. Ndërkohë që nga ana e Policisë së Shtetit janë proceduar 10 punonjës të agjencive ligjzbatuese, të cilët kanë detyrë funksionale monitorimin, evidentimin e marrjen e masave ligjore në rastet e ndërtimeve abuzive, nga të cilët 1 në Durrës, 4 në Elbasan dhe 5 në Berat. Po ashtu janë proceduar 29 persona, si dhe nga shërbimet e policisë janë bllokuar dhe objektet që po ndërtoheshin pa leje në rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Tiranë, Mat, Dibër, Përmet, Pogradec, Korçë, Delvinë, Berat, Kukës dhe Durrës.
/ TEMA

Policia mashtron se nuk denocon ndertimet pa leje para policise bashkiake duke prishur lulishten, ndertime 8 katesh ne mes te rruges sh. musaraj, po ne kete rruge ka m-2 pallate te tjere mbi kolektor, shtepi perdhese 2 kateshe te gjithajane pa leje dhe leshuar me qira per perfitime. policia nuk i denacon keto sepse para 23 qershorit i ruante me fugona policie keta ndertues nga komuniteti i shkrete qe saliu i donte shume po tani pse genjehet z. minister . por duroni edhe pake o qytetare se kjo qeveri do ti prishe edhe keto ndertime qe mbahen te fshehura nga komisariati 2 qe 1000m larg i ka keto ndertime kurse puntori i policise z.Barjam kalon dy here ne dite te kjo rruge, ky puntor policie duhet ti drejtohet direk ministerit se eshte police i ndreshem se kam pershtypje se me vone do tja hedhin ketij fajin, turp per keto ndertime qe mbahen pa u raportuar ne prekurori dhe polici.
bravo policia jane me te vertete te zgjuar