Numri i punonjësve buxhetorë ka pësuar tkurrje të vazhdueshme përgjatë viteve 2011-2014. Ndërsa në ligjin Nr. 160/2014 për buxhetin e vitit 2015 parashikohet rritje e numrit të punonjësve buxhetorë. Në vitin 2014, në institucionet buxhetore punonin 86 350 punonjës, ndërsa në vitin 2015 janë miratuar 2200 punonjës më shumë, duke arritur numrin prej 88 550 punonjësish.
Sipas studimit të “Open data”, Nëse do ta krahasonim me vitet e kaluara, vëmë re që numri i punonjësve i vitit 2015 është pothuajse i njëjtë me numrin e punonjësve buxhetorë në vitin 2012, me një diferencë prej 90 punonjës më shumë në vitin 2012.
Po të krahasojmë vlerat në vitin 2014 dhe 2015, do të shohim se ka tkurrje të punonjësve Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave; Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës; Ministria e Financave; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Punëve të Jashtme; Ministria e Mbrojtjes; Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave; Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Nga tkurrja e numrit të punonjësve preken më shumë Ministria e Arsimit dhe Sportit me 662 punonjës më pak, dhe Ministria e Mbrojtjes me 499 punonjës më pak.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka shtesën më të madhe të numrit të punonjësve me 1386 punonjës. Pas saj vjen Ministria e Brendshme me 1083 punonjës më shumë; Ministria e Drejtësisë me 428 punonjës më shumë dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit me 185 punonjës më shumë në vitin 2015. Numri i punonjësve pranë Këshillit të Ministrave ka qëndruar i pandryshuar në vitet 2011-2013. Në vitin 2014 ky institucion pësoi një rritje me rreth 26% të numrit të punonjësve krahasuar me një vit më parë, duke shtuar kështu 33 vende të reja pune. Për vitin 2015 parashikohet një rritje me 66 punonjës të rinj.
Ministria e Brendshme është ndër institucionet që do të ketë 1083 punonjës të rinj për vitin 2015. Numri i punonjësve pranë këtij institucioni ka ardhur në rritje të lehta përgjatë viteve 2011-2013. Në vitin 2014 pati një tkurrje të lehtë të numrit të punonjësve. Viti 2015 shënon 1083 efektiva më shumë.

LERINI KETO BUDALLALLEQE POR HAPNI MINIFABRIKA TE MARI FRYME E TE PUNESOHET POPULLI MJAFT ME DEKLARATA SALIJANE…………..KERKONI PROJEKTE DHE I REALIZONI SI PORTUGALIA QE RRITI EKONOMONE ME INDUSTRINE E LEHTE FAMILIARE DHE EKSPORTET BAZUAR EDHE NE PRODHIMET ME PROJEKTE VENDASE
Kjo eshte RILINDJA imagjinare e Edi Rames qe merr boxhe si SUDJA dhe shton administraten duke mos menduar fare per prodhimin tone kombetar qe ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes.
Kjo eshte RILINDJA enveriste e Edvin Piktorit pa shkolle dhe pa tru qe po i jet badiava dekorata krimineleve te Enverit si sekretares se tij xitele Vitao Kapo si per t’i treguar gishtin e mesit BE-se Antikomniste dhe Demokratike duke e cuar Shqypnie ne nje rruge krejt pa krye.
Ik o Edi Rama nese te ka mbetur nje pike morali qytetar se je bere i demshem per Vatanin.