Kanye West është paguar 3 milionë dollarë për të kënduar në një dasmë në Kazakistan. Reperi ishte ftuar nga presidenti Nursultan Nazarbayev, për të interpretuar në dasmën e nipit të tij.
Sipas medieve, Kanye ka marrë çekun prej 3 milionë dollarëve për të kënduar disa nga hitet e tij, duke përfshirë edhe ‘Can’t Tell Me Nothing’. Kjo është pagesa më e madhe që ndonjë artist ka marrë për të interpretuar në ceremoni të tilla private, edhe pse Kanye nuk është i vetmi që e ka bërë këtë, pasi edhe Jennifer Lopez, Madonna e shumë të tjerë kanë kënduar në dasma.
Por përveçse fiton shumë, Kanye edhe shpenzon shifra marramendëse. Mediat thonë se ai ka shpenzuar të paktën 1.5 miionë dollar për sigurinë e gruas së tij, Kim Kardashian, dhe vajzës së tyre, North.
