Zotërinj të Ditës: Sot u dha një lajm ku thuhej se ish-ministri laburist, Denis McShane është dënuar me 6 muaj burg për fatura të falsifikuara prej 13,000 stërlinash. Një lajm befasues, sepse kjo shifër duket si një kafshatë goje për ujqit e lukunisë Berisha.
Po të përdorim këtë proporcion të drejtësisë britanike dhe po të përllogarisim vetëm 700,000 eurot që Bode, Ruli dhe… Co kanë përdorur për të ndërtuar vilat e tyre (shumë jashtë kapaciteteve të të ardhurave zyrtare të tyre) i bie:
700,000 euro x 84=588,000 stërlina
588,000/13000=45.2 (trembëdhjetë mijëshe brenda)
Për çdo 13 mijëshe, sa muaj burg?
45.2 x 6 muaj=271.38… muaj
T’i kthesh muajt në vite i bie të dënohen secili për:
271.36/12= 22.6 vite vetëm për paratë e vjedhura dhe investuara në vilat e tyre.
Po të përdoret e njëjta llogaritje për ato para që kanë përvetësuar gjatë gjithë kohës që kanë qenë pushtetarë si Saliu dhe këlyshët e tij, ashtu edhe çakenjtë e tij ministra, shifrat dalin kolosale.
Sa për të krijuar një ide, për 50,000,000 euro i bie të dënohen afërsisht 1357 vite. Me këtë dënim, ata jo vetëm nuk do e shohin më dritën e diellit personalisht, por do të duhen dhjetëra breza nga familjet e tyre të kalojnë jetën në burg që të plotësohen vitet e dënimit për të shlyer vjedhjet dhe përvetësimet që kjo lukuni i ka zhvatur popullit.
Ju lutem Dita, investigoni se sa para kanë përvetësuar këto hiena.
Email në adresën
Shume drejt e ke ngritur problemin, por ky denim i nje politikani britanik, mund te jete edhe nje udhrrefyes, per drejtesine shqiptare, qe sdo ta kete te veshtire, te denoje hajdutet tane, vetem te bejne kete llogari te thjeshte qe ju i nderuat, po e ndani me lexuesit dhe denimi vjen pa asnje pengese.
POR KA VETEM NJE PROBLEM!!!
NEPUNESIT SKIPETARE KANE MBARUAR UNIVERSITETIN PA MBARUAR TETEVJECAREN…
ku jane ne gjendje ata te dijne veprimet arithmetikeeeee!!?
“Euro maloku”? Ja u bën “sudja” veprimet e aritmetikës? Nderime!