Për 70 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

anazapta

Letër e nënshkruar

Hamdi Memo

Më 29 nëntor 1944, në mëngjes deklarohet një herë e përgjithmonë Shqipëria e çliruar e sovrane, mbas qindra viteve e pushtuar dhe e zaptuar, në sajë të Luftës Nacional Çlirimtare. Çlirimi i vendit u kurorëzua me vullnetin e gjithë popullit, pa ndihmën e askujt. Në Luftën Nacional Çlirimtare morën pjesë qindra heronj dhe dëshmorë, dhanë jetën 28 mijë dëshmorë dhe pati 61 mijë të plagosur. Prandaj është shumë i rëndë mohimi i datës 29.11.1944, jeta e 28 mijë dëshmorëve.

Demokratët, të ardhur në pushtet në vitin 1992 e deri më sot, janë përpjekur të mohojnë çdo gjë. Prandaj ata nuk mund të jenë kurrë atdhetarë, po tradhtarë. Shteti i dalë nga vota e 23 qershorit duhet t’i japë vlerësimin e merituar figurave të ndritura të gjithë kohës dhe duhet të demaskojë të gjitha rrymat armiqësore kundër popullit e kundër vendit. Kemi parë e po shohim shfaqje të shëmtuara, ku shoqëria e këtij vendi është krejtësisht në ankth, e dëshpëruar dhe e çoroditur nga mbrapshtia e këtyre politikanëve shqiptarë, që veprojnë si të mos ishin shqiptarë. Unë i uroj gazetës Dita mbarësi në punën e saj të përditshme. Hamdi Memo

Share This Article
78 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *