Çfarë duhet të bëjmë për reformimin e Akademisë së Shkencave. Debati i ri (dhe po aq i vjetër mbi rrugët e reformimit). Propozimi i Akademikut Rexhep Qosja për ringritjen e akademive në Tiranë dhe Prishtinë dhe sidomos ideja për krijimin e një Akademie mbarëshqiptare. Bashkërendimet e natyrshme institucionale (ndoshta dhe bashkimet) me struktura akademike homologe të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës
Prof. Inxh. NIKO POJANI
Në Shqipëri ka një sërë institucionesh që nuk duhen, në kuptimin e gjerë që mund të përmbajë kjo shprehje. Ndërkaq, ajo që mund të thuhet për Akademinë e Shkencave (ASH) është, të paktën, se performanca e saj nuk i duhet vendit. Është një institucion për të cilin nuk kanë munguar cilësime të tilla si “akademi e Neolitit” apo, më drejtpërdrejt, me “pamjen më kuptim-plotë të rrënimit të shkencës shqiptare”. Ku, duke vegjetuar mund të marrësh dhe pagë shtesë qyl dhe të përjetshme! Që dikush e ka quajtur dhe të frikshme, duke u shprehur: “ruajna Zot, mos e kërkojnë dhe në jetën e përtejme”.
ASH-ja është treguar me gisht dhe për politikat klienteliste të ndjekura. Të shfaqura këto që këtu e rreth 10 vjet të shkuara, kur (më 2008) do të iniciohej një proces (ç)reformues – larg së qëni vërtet akademik por më së shumti “pushtetor” – nëpërmjet të cilit vendit iu shtuan nja 20 akademikë të tjerë (Edhe numri aktual i tyre, rreth 40, të kujton një humor që qarkullonte dikur në Ballkan e që mund të perifrazohej kështu: “S’të vjen aq keq se ka kaq shumë akademikë Shqipëria, por keq të vjen për Francën që ka po aq”). Siç dihet, dyfishimi i numrit të akademikëve shqiptarë asokohe realizohej njëherësh me bërjen zero të numrit të qendrave dhe instituteve kërkimore të ASH-së.
Ndërkaq, në një kritikë mediatike të asaj kohe nënvizohej se, duke “anashkaluar emra me kontribute të shquara shkencore”, ndër anëtarët e zgjedhur rishtaz në ASH kishte edhe “personalite” të cilësuar si “njerëz që kishin fituar me vështirësi titullin e profesorit”. Këta e të ngjashëm, të ashtuquajtur “akademiq”, nuk do të mund që të zinin vend (atëhere dhe më vonë) në ASH krahas vlerave të saj me staturë shkencore, veçse falë influencave gjithfarëshe, lobimeve ala-shqiptare dhe, natyrisht, konform procedurave të votimeve “demokratike” që aplikon ASH-ja. Por që s’kanë të bëjnë aspak me shkencën qoftë dhe për faktin se për t’u bërë akademik një inxhinier p.sh. aty voton edhe muzikologu apo mjeku e anasjelltas. Madje, mundet dhe me korrespondencë(!). Kështu, nuk ka pse të çuditet ndokush kur dëgjon që te ne faktorizohen në nivel “akademik” edhe pretendimet “shkencore” e ardhura nga ndonjë segment i rëndomtë biznesi. Pa u zgjatur pastaj në farsat e ri-ri-zgjedhjeve të kryesisë së ASH-së në shtatorin e 2013 dhe të këtij viti, ngjarje groteske këto që mirë do të ishte të shmangen edhe në ndonjë klub për ngritje peshash.
***

Është disi unikal fakti që ASH-ja vetë-vlerësohet, padyshim në mënyrë pretencioze, si “institucioni më i rëndësishëm shkencor i vendit”, për çdo fushë. Ndërkohë që aty nuk është vështirë të veçohen fusha e shkenca me rezultate pa vlera ose vërtet boshe. Për këtë mjafton të krahasosh ato rezultate me indikatorët përkatës objektivë që ka bota, e që shkurt mund të përmblidhen në:
- – numrin e punimeve origjinale dhe artikujve shkencore të botuar (veçanërisht në revista me Faktor Impakti);
2.- numrin e novacioneve dhe patentave të njohura ndërkombëtarisht. Kështu, referuar këtyre pikave, e qoftë dhe vetëm pikës 1, shumëkush mund të vlerësonte se sa butaforike janë “kontributet” shkencore të ASH-së në fusha të caktuara teknike, siç është p.sh. Ndërtimi apo Inxhinieria Mekanike. Ndodh kështu kur ndërkohë, – pavarësisht mungesave në financimet për infrastrukturën laboratorike-eksperimentale – po të mbajmë parasysh fushën e Ndërtimit vitet e fundit vërehen, veçanërisht nga komuniteti universitar, përpjekje të shtuara dhe inkurajuese për hope cilësore shkencore. Të cilat, për këtë fushë, janë aq të nevojshme të bëhen te ne. Duke patur parasysh që Ndërtimi – në gjithë gamën e gjerë të tij të ndërtimeve Civile-industriale, Hidroteknike, etj. – do të mbetet një ndër aktivitetet ekonomike më dinamike në vend. Ku kërkohet shumë disiplinë shkencore, projektuese dhe zbatuese, për të patur vepra ekonomikisht racionale dhe të sigurta nga efektet natyrore ndaj të cilave ekspozohet territori ynë si: tërmete, erëra të forta, plota të mëdha ujore, etj. Tematika të rëndësishme këto e për të cilat edhe te ne bëhen, ku më shumë e ku më pak, studime e aktivitete të dobishme. Dhe ku ASH-ja prezantohet realisht si inekzistente.
Por, përtej diskutimeve për fusha teknike të veçanta si ato të sipërpërmendura, do të vërenim se, ndoshta me ndonjë përjashtim të rrallë, institucioni i ASH-së për fushat teknike në tërësi qëndron larg nga problematikat dhe jeta shkencore e vendit. Dhe këtu shkaku kryesor, mendojmë, qëndron te mbyllja e ASH-së saj ndaj komuniteteve përkatëse shkencore jashtë saj. Rrjedhojë kjo më së shumti e konceptit apo modelit të funksionimit të këtij institucioni.
Në fakt, është vetë mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të ASH-së, organizimet e ndërtuara aty dhe funksionimi i tyre ato që e kanë lënë e do ta linin gjithnjë të pa-lidhur siç duhet Akademinë me ndërtimin, industrinë, ekonominë, shoqërinë në përgjithësi. Larg dhe nga interesat profesionale të komuniteteve shkencore, të cilët nuk kanë dhe nuk mund të kenë motive të qenësishme për ta konsideruar Akademinë si pikë të rëndësishme reference për studimet dhe aktivitetin e tyre.
Prandaj, gjykojmë se reformimi i ASH duhet të synojë, së pari, pikërisht ndryshimin rrënjësor të situatës të vërejtur më sipër për fushat teknike. Por që mund të jetë jo fort e ndryshme edhe për fusha të tjera të caktuara që përfaqësohen në ASH. Një situatë kjo jo normale, por që nuk besojmë se mund të ndryshohet nga propozimet e ndonjë komisioni i njëanshëm i ngritur brenda ASH-së. Do t’u bashkoheshim ndërkaq vlerësimeve se zgjidhje të vërteta reformuese, të pa-ndikuara nga egot personale dhe konfliktet e interesit, edhe për ASH-në mund të dilnin vetëm në kuadër të reformimit tërësor të sistemit tonë aktual shkencor. Për ‘to është i interesuar – prandaj dhe duhet të përfillet e përfshihet në diskutime siç e meriton – në tërësi komuniteti shkencor i vendit, universitar e më gjerë. Ato zgjidhje – pavarësisht përshtatjeve sipas veçorive tona specifike si vend – mendojmë, si shumë të tjerë, se duhet t’u referohen koncepteve dhe modeleve të sprovuara të funksionimit të akademive shkencore apo institucioneve analoge me ‘to në vendet e përparuara perëndimore.
***
Duke u ri-fokusuar në fushën e shkencave teknike e bazuar në sa u shpreh më sipër do të vlerësonim se – jo thjesht e vetëm për të ri-përmasuar trupën akademike aktuale – vazhdimi i përfaqësimit të këtyre shkencave brenda një akademie “të madhe” të financuar nga shteti, siç është ASH-ja e sotme, do të ishte jo-efektiv, i pa-përligjur. Ndërkohë, mendojmë se shkëputja e tyre prej saj nuk do të shkaktonte ndonjë boshllëk në jetën dhe produktet shkencore të vendit.
Në vijim, pa pretenduar për të dhënë ndonjë zgjidhje origjinale, por thjesht duke përshtatur praktika të njohura efektive të huaja (të aplikuara p.sh. në SHBA dhe Angli) do të sugjeronim idenë e formimit të një Akademie vetë-financuese që të përfshinte shkenca të ndryshme inxhinierike. Sigurisht, në një kohë të përshtatshme e jo doemos menjëherë. Kur të krijohen kushtet dhe bindja për të ndërmarre këtë iniciativë, në një Akademi të tillë mund të aderonin, mbi baza vullnetare, institucione shkencore-inxhinierike të vendit, universitete, institute e qendra kërkimore përkatëse të interesuara. Publike dhe private. Të cilat do të kishin aty akses të përhershëm, të garantuar nga lidhje kontraktuale-institucionale. Ato do të derdhnin në Akademi kuotizacione të caktuara, me të cilat do të mundësohej funksionimi dhe mbajtja e një administrate modeste të saj.
Ndërkaq, me termin “anëtar Akademie” nuk do të nënkuptohej akademiku ynë i sotëm dhe as statusi aktual disi i fetishizuar i tij. Por, “anëtarët e Akademisë” – padyshim njerëz të ditur dhe me integritet të spikatur shkencor – do të ishin thjesht përfaqësuesit e zgjedhur, në mënyrë transparente dhe sipas një modeli të dakordësuar përfaqësimi, nga komunitetet shkencore të drejtimeve të ndryshme inxhinierike. Anëtarë që nuk do t’i kryenin aspak në Akademi punët e tyre shkencore (dhe aq më pak të merrnin aty ndonjë rrogë shtesë), sepse aktivitetin e mirëfilltë shkencor dhe pagën do ta kishin të lidhur me njësinë apo institucionit aderues që i ka të punësuar, si të rregullt ose si të ftuar. Ku punojnë së bashku me ekipet përkatëse shkencore, aq të domosdoshme sot. Sipas këtij modeli anëtarët e Akademisë angazhohen aty hera-herës kryesisht për hartimin në mënyrë kompetente të raporteve periodike, që, në terma të përgjithshëm, do të konsistonin në: – vlerësime dhe propozime për koordinimin e kërkimit shkencor në vend; – projektimin e perspektivave dhe prioriteteve shkencore të tij; – promovimin e dijeve në fusha të ndryshme inxhinierike. Aspekte këto që mund të shtohen e qartësohen në proces e që do të përbënin thelbin e rolit dhe misionit të një Akademie shkencash. E cila do të duhej të meritonte vëmendjen e dikastereve, agjencive dhe organizmave qeveritare që mbështesin zhvillimin shkencor të vendit. Sikurse ndodh në vendet e përparuara.
***
Natyrisht që është e vështirë të japësh mendime specifike për reformimin e sistemit shkencor në fusha të ndryshme, aq më tepër nëse ato janë larg njëra-tjetrës. Gjithsesi mendojmë që, në princip, disa problematika që kanë fushat teknike mund të jenë të ngjashme me ato të shkencave të natyrës dhe mjekësore. Por, natyrisht, për ‘to propozime për zgjidhje racionale mund të vijnë vetëm nga komunitetet e këtyre fushave.
Ndërkaq, lidhur me shkencat shoqërore dhe albanologjike – duke iu bashkuar edhe disa opinioneve të tjera të paraqitura në media – do të vlerësonim se korpusi i këtyre shkencave mund të mbetet si bërthama kryesore, në mos e vetme, e një Akademie shqiptare Shkencash të financuar nga shteti. Aty, për vetë specifikat që kanë këto drejtime, mund të atashoheshin edhe institute apo qendra studimore përkatëse. Një Akademi e tillë mendojmë se do t’i duhej por dhe do t’i mjaftonte vendit. Një institucion i përligjur ky, jo vetëm se kudo në botë shoqëria dhe shteti mbështesin drejtpërdrejt financiarisht kërkimin shkencor në drejtimet me interes të posaçëm kombëtar. Por edhe sepse – pavarësisht thatësirës sistemike që solli “reforma” e 2008-s – për fushat dhe shkencat shoqërore e albanologjike vendi ka mjaft personalitete të spikatura. Të tillë gjenden si në ASH e në institucione të tjera, ashtu dhe në shoqërinë civile. Nga prezantimet e debatet në media, disa prej tyre njihen në opinionin e gjerë jo vetëm për fibrën e mirëfilltë prej shkencëtari, por dhe si qytetarë e intelektualë me shpirt jo-konformist.
Një Akademi me “bërthamë shoqërore-albanologjike”, vazhduese e traditës më të mirë akademike shqiptare, do të prezantohej me dinjitet e origjinalitet si institucion kombëtar i historisë, gjuhës, zhvillimit shoqëror e ekonomik dhe mendimit shqip në përgjithësi. Por, sigurisht, duke bërë në mënyrë paraprake ri-formatime të domosdoshme e duke shmangur organizime apo emërtesa të dubluara. Me vlerë të posaçme do të ishin bashkërendimet e natyrshme institucionale (ndoshta dhe bashkimet) me struktura akademike homologe të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës. Këto, në tërësi, padyshim që do të ndikonin si premisa për rritjen e nivelit dhe efikacitetit të studimeve e produkteve akademike përkatëse. Të realizuara, edhe në këto fusha, gjithnjë mbi bazë projektesh të fituara në konkurse transparente dhe me financime të arsyetuara mirë. Pa pretenduar për “monopole” apo ekskluzivitete për studimet e ndërmarra. Por, natyrisht, edhe këtu ata që mund të propozonin zgjidhjet konkrete reformuese do të ishin së pari intelektualët dhe ekspertët e këtyre fushave. Në funksion të misionit të një Akademie kombëtare shkencash që na duhet.

NIKO POJANI, NIKO POJANI !
Ah mer “prof” i leshit te kungullit te tipit Nard Noka me shoke e shoqe shume.
DITA, redaksia, duhet te kish vendosur nje foto me ngjyra, si ajo e viteve 70-te, kur puçrrat te mbulonin surratin e era e gojes largonte edhe mushkonjat “tiger”, ato te rrezikeshmet, qe sjellin vetem vdjekje e mizerje ne bote.
E lexova me kureshtje shkrimin qe ke bere, se nuk ta kam degjuar emrin qe me shume se gjysem shekulli, ahere kur Koço Zhuka, qe perendia e damkosi me largim te shpejte nga kjo bote, te kish zgjedhur per te qene asistenti i tij.
Ironia e sortit, se edhe asokohe, metodat per te zene vende “me paga te perjeteshme”, funksiononte njelloj si kjo e sotmja, qe te paska nxitur te revoltohesh per mungese trasparence e perdhosje te personalitetit tend tahmaqar, kenetor e vithkuqor.
Per fatin tim te mire, nuk qendrova gjate ne bankat e inxhinjerise, sepse kalova ne nje fakultet tjeter, me deshiren time, ate te veterinarise, por kujtesa per ate menyren jo dhe aq te rrafinuar, per te “shitur” dije e njohuri, studenteve te sapo pranuar ne universitet, me bejne edhe sot te irritohem, aq me shume kur del edhe ne medja per te na treguar sa i “qelibarte” eshte shpirti yt, sa shume potenciale te pa angazhuara ka sedra e zeze profesionale qe te mban akoma gjalle.
Ahere , ne mos gaboj jepje matematike, te gjysmuar, nga deshira per te mos patur konkurrente, per te ardhmen tende qe te paskerka dale e miregjetur e plot shanse akoma te pa eksploruara.
Nese ka diçka qe mund te kritikohet per kohen e enveroxhizmit, eshte pikerisht kjo rrace sharlatanesh te pa karakter e smirezinj, vetem dije e njohuri nuk u kane dhene studenteve te mjere te kohes. Sepse ahere, vertete kishim literature ruse apo edhe ndonje perkthim (gjithnje nga rusishtja) te botimeve teknike e shkencore te huaja, por per fatin e keq te studenteve, numuri i tyre ne dispozicion ishte mjaft i reduktuar.
Megjithate, ishte e vetmja menyre me te cilen moren dituri e plotesuan bagazhin e tyre gjithe studentet e kohes, pavaresisht menxyrzinjeve te cilet ishin “zgjedhur” dhe paguheshin per kete, duke perjashtuar natyrisht nje sere dituridhenesish vertete te pa arritshem edhe sot ne keto vite te modernizmit te shfrenuar.
Me aftesite qe pretendon se mbart profesionalisht, veshtire se do gjeje ndonje rruge shperthimi ne boten perendimore, sepse tipaçe si ti, aty skartohen pa hapur mire gojen, me nje shikim te pare. Natyrisht ke zgjedhur te ngrysesh ditet ne ate ambient, ku egoja e shpirtqenizmi, bejne me shume karshillek, me karakterin tend sharlatanor.
Asgje te mire nuk do ti vije Akademise se Shkencave Shqiptare, nese gabimisht nje dite, do pranoje ne gjirin e saj nje fare Niko Pojani, i perzgjedhuri i Koço Zhukes, per te shitur vetem injorance e mendje lehtesi.
Ik meru me qente dhe macet more novruz se e ke tregu qe ne ate kohe se cfare deshtaku ke qene sa nuk te paska dale e keqja akoma. Niko Pojani e ka treguar nivelin e tij me gjithe vepren e tij. Ate e respektojne te gjithe studentet pavarsisht rigorozitetit te tij ne mesimdhenje
JE EDHE TI NGA POJANI ?
Me siguri, duke pare si e sa e mbron nje te pa mbojteshem.
Per dijenine tende, ne ate vitin qe une nderrova fakultet, (mbase edhe nuk e kam nderruar – s’me kujtoohet), edhe nje tjeter sudent i arkitektures, kaloi vitin tjeter ne farmaci, e mbase mund te jete ai qe mamaja me nje vesh (e jojtja natyrisht) vazhdon te kerkoje “sarikan” per te mbetur qimeshkulur per me shume se nje muaj. per te ngelur gjithnje terheqese per Pojanet e turnit, sa here te kesh nevoje per kalim provimesh.
Dukesh sa injorant je, e mendoj qe je nga ata te ardhurit e Kristal-it, ku qepet ne vargje e vezet me kosha nuk te bejne me pune.
Ngulite mire ne radaken tende boshe, per te qene nje inxhinjer i pranueshem ne shoqerine e sotme, duhet te jesh nje lloj autodidakti, se ndryshe me leksionet e Pojanit tend te dashur, mund te te japin per rte realizuar ndonje qenef klasik me dy gure e dere me kallamishte, ndonje pus unembledhes per te shuar etjen e zagareve te rruges, apo pullazin me kashte e bajga te pularise se Shalegjatit te Surrelit, si projekt me rendesi kombetare.
Kur te te vijne perseri ide e aluçinacione te tila, hyp me mire ne Kalane e Petreles, se mbase rishikon Gjergj Kastriotin duke u rikthyer ne Shqiperi, nga beteja ne injorantet e Kenetes se Maliqit, dy hapa nga Pojani.
Pizeveng !
Qenke I zoti vetem per fjale o novruz
E njofke shume pak (aspak) Nikon
Sa keq per mllefin tend !!! Por, do kesh patur ndonje hall dikur
Vertet me vjen keq per ty
MESUES I DHJERE-rez
Ti e “njofke” me mire o trapazan me legena te shpuar mbi rradaken boshe qe mban me paterica, sepse e “njofke” me dheme e dhemballe, natyrisht ato te viteve 70-te.
Te pakten nuk e kam konsideruar asnjehere vehten “Mesues” i askujt, aq me pak i nje te dhjeri si ti. Kafshe rapishteje me gunga ne sy.
O Taip, si i ke lopet o,
Po vicat ku i ke,
I ke dhene uje gomarit,o.
Po qenke gomar fare mo…
VIçAT NE MES TE SHALEVE
te sat’eme, o Shaqua i kodoshewve te Dumrese. Je me siguri ai qe i ngjite herpesin ne surrat profesorit tend te se ardhmes, kur thyeje kercunj me bythe e dhembeve u jepje shume per te bere, ne lepirjen e topeve te xhandareve te Zogjit.
Ha sa te mendesh, se te ben edhe mire ty, e i ben mire edhe ambjentit sepse riçiklon te dhjerat e Pajonit, te Vithkuqit, te Maliqit e te Qinamit te tet’motre.
E kuptove Shaqo qurraci se gangstereve u pergjigjem vetem me gjuhen e tyre…
Vlera e vertete e nje akademie shkencash del vetem kur te jete honorifike. E gjithe bota e zhvilluar demokratike paguan shpikjet, novacionet, veprat dhe jo gradat si ne Shqiperine e Sulltan Abdyl Hamitit II.
Arber,per nje model te tille akademie ne inxhinieri ka shkruajtur edhe prof.Niko Pojani,eksperti I pare I studimeve te hartes sizmike ne Shqiperi.
Une e gjej krejt me vend propozimin e profesorit.
Niko Pojani eshte inxhinier I talentuar ndertimi,,,,asnjehere nuk ka dhene matematike.
Shko e meru me qente e macet more novruz cma ke emrin se ti qe ne ate kohe e ke treguar veten se kush je. Niko Pojanin e nderon e gjithe vepra e tij e duan dhe respektojne te gjithe studentet pavarsisht rigorozitetit te tij.
Sa cudi, sa urrejtje, sa te paverteta, sa injorance. Respekt te vecante per profesorin Koco Zhuka, i paharuar kujtimi i tij, nder dhe respekt per familjen, gruan, mesuesen e rusishtes, e rralle.
Dy fjale per komentuesin, inxhinieri nuk eshte matematikan, e ke nga injoranca; per fatin tend te mire je larguar shpejt nga ai fakultet se kapaciteti yt nuk e perballonte, ndoshta e ka kuptuar me shpejt se ty prof. Zhuka; “personalitet tahmaqar, kenetor e vithkuqar” eshte nje tog fjalesh ne goje te injorantit me urrejtje patologjike nga inferioriteti dhe genjeshtra qe i gurgullon ne shpirt.
TAKU NGA BLLOKU,
do jesh ai i kitarres me tela te munguar e grabitjeve kolosale te fondeve shteterore, ku Pojai mund te te kete kontribuar per tu bere “persona non grata” ne Shqiperi.
Pyete me mire “dashamirin” tend, se te tregon se eshte keshtu siç e kam treguar une. Injorancen pastaj mund ta besh çaji per ta pire ne darke, para se syte e perlotur nga avujt e qirinjve qe perdor per ndriçim, te te mbyllen per te mos u hapur (ops) per tu hapur kushdi kur.
Koço Zhuka pastaj, ishte nje saliberishe per tere studentet, si ai qe vuajtem e e vuajme akoma sot ne shkerdhatokraci.
Idiot !
Doktorit të hajvanëve Novruz
Ky emër otoman që ka dhe ditën përkujtimore në Siri, më sjell të vjella nga byreku i prishur që ndan për besimtarët.
Novruz!
Je bërë Nervoz. Nuk ta ka fajin Profesor Niko Pojani se nuk ishe i zoti të mbaroje inxhineri e u hodhe në kafshëri.
Tët them diskuto për temën…nuk merr vesh.
Ateherë mos ha inat o Novruz! Ha byrekun e Novruzit, se tek e fundit mund tët bjerë leku i fatit. Tjetër lek nuk fiton koka jote e thare.
Mos u merr me shkencë por na dil nga teqeja.
Të fala nga Babai i Teqesë
U BERA VETERINER (MBASE)
per te ndihmuar Ramizin tend te Agaçeve te degjuar (vetem ne pleherishten e Fierit), gjithnje virtualisht or maskara qe po ngordh nga shtrengesat ne planc, qe karçinoma helikoidale po te ben edhe kur je duke u dhjere pas kepurdhes se Kryeministrise.
Edhe sot, si dikur arrij te zgjidh formula me integrale te trefishte, qe ti kokedhjere nuk di as nga bien me shtepi.
Ha se oreksi te shtohet duke ngrene ( mendermethene), keshtu pershpejton edhe sulmin final te karçinomes, per t’ju bashkuar dhive, deleve e kerriçave qe aq shume i desherove atje ne Kamez.
He pra behu i gjalle se na ke munguar nga shume kohe, na duhesh edhe si zevendesues i humorit ne skeçet pa humor.
Pershendetje Novrus,
Ndoshta jam shume gabim por ne komentet tuaja shoh dicka pertej temes, dicka personale me Prof. Nikon. Kjo mund te te bej pasionant dhe mund te te pengoj ne nje gjykim
te miremenduar rreth ASh dhe mendimit te Profesorit.
Profesor Niko eshte autor i disa librave dhe njohes shume i mire i Teorise se Strukturave, Qendrueshmerise, dhe Inxhinerise Sizmike. Mendoj se ne aspektin e mesimdhenies eshte nje vlere e shtuar ne FIN. Eshte njeri i pakorruptuar, me integritet, i drejte dhe i dashur me studente.
Faleminderit paraprakisht per botimin e komentit,
Pavia
Ps. Keto mendime bazohen ne nje njohje te 10 viteve te fundit si ish student ne FIN, nuk marre persiper te jap opinione per periudhat e meparshme.
NJOHES SHUME I MIRE…
huk eshte as i pari e as i fundit, i vetequajtur profesor ! Nuk e kuptova kete lem te ri te inxhinjerise, ate sizmike ?!
Eshte mbase edhe kjo nje nga ato “shkencat inovatore” te krijimtareve te teorive te vazove me ajer rrashbulli e te qypave me uje te ngrohur nen diellin e Kavajes.
Nese e ke fjalen per koeficientin korrigjues ne llogaritjen e strukturave per efekt te termeteve te mundeshme, behet fjale vetem per njerin nga parametrat e llogaritjeve dhe asgje me shume. Sepse, shkenca e sizmologjise, (dhe jo inxhinjeria sizmike qe nuk ekziston ne bote) bazohet ne te shumten e saj ne empirizem, dhe ne analogji me te kaluaren.
Vetem amerikanet, e kane lluksin te krijojne dege e degezime te pafund, sepse, siç me tregonte nje kolegu yt, atje njeri studion s te mbaje gozhden, tjetri çekanin, i treti materialin ku ngulet, e katerti thellesine e penetrimit pas çdo goditjeje e keshtu me radhe.
E kuptove, ne se jo, futja nje dopio shlivovice qe te sqarohen idete.
Edhe nje gje, per ty e langaraqet me siper, nuk jam aspak jashte temes, sepse fola per personin qe ben propozime per ASH-ne, “da che pulpito viene la predica” thone jo me kot azerbajxhanasit e Babruse.
Pershendetje Novrus,
Inxhinieria Sizmike njihet kudo ne bote, Earthquake Engineering quhet.
Profesor Niko eshte nga pioneer e pare ne studimin e kesaj fushe, kuptohet se bashku me kolege te tjere.
Te uroj gjithe te mirat dhe uroj qe me fjalen ‘langaraq’ te mos me perfshije edhe mua.
Paqe,
Pavia
Novruz,
I vlerësoj shumë shkrimet e tua.
Duket se ke njohuri të gjata në fushën e Inxhinierisë Sizmike.
Persona si ty i mungojnë Akademisë së Shkencave…mbase dhe jo, pasi nga shkrimet dhe mënyra e artikulimit të fjalëve, mund të them me bindje se do jesh anëtar i ASh, ose të paktën kandidat potencial për tu bërë anëtar i saj.
Gjithë të mirat
po, po bile ato kuptoje pse gozdha shpohet a pse nuk shpohet edhe si te shpohet ma mire kurse ju edhe pse nuk po ‘shponi’ gje me kete akademi,prape vazhdoni me i rra cekiçit njesoj deri sa te vdeseni… Kurse amerikani kerkon te beje punen ma mire ma shpejt e te shikoje nje tjeter pune.. Bini,bini cekicit ju njesoj tash e 70 vjete…
Novruzi eshte nje shkrues anonym qe ka ndruar pese here nicknamen dhe asnjehere breket e dhjera me mut. Sepse me kujton dike qe vetequhej Xume Protopapa, qe eshte zhdukur ka do kohe nga qarkullimi, si sepata pa bisht. Eshte llafollog I klasit te pare, disa kohe ka qene shtruar ne nje spital te Barbullushit, dhe gjysmen e kohes eshte I trullosur nga haloperidoli qe ja japing me doza kali. Jepi Noke jepi, se Nikua as pjerdh per ty e derdimene si ti. Po deshe te jap edhe si quhesh o Noke koke loqja.
ENGINEEEEEEEEER !
He mo te lumte se je i vetmi qe i dhe zgjidhje enigmes, se te ka ASH-ja xhan.
Si puna jote e di sa kam patur nen hyzmet dikur ne Shqiperi e me pas ne boten perendimore qe ti e shijokerke me emer “ingliterian”?
Jo ? He mo se te ndihmoj une: llogarit me formulen e fameshme te “bishtit te palles” sa qime te kane rene qe kur tmerrove mamijet ne qendren shendetesore te katundit, shtoi me nje koeficient “error corrected” gjashte here ne potence tre apo kater, zbriti ato qe i ke ngjitur me jarge kerriçi dhe ne fund shto edhe vehten….
As nuk e di se ku bie me “Google maps” Akademia e Shkencave, po me sa kujtoj dikund andej nga Kuvendi, pas bustit te Stalinit mbase apo aty tek i vetmi shatrivan qe kish Tirona ne enveroxhizem. Boh !
Jam teper i thjeshte dhe modest per te perdhosur biçime si ti e profi yt, andaj fli i qete, me ndonje gerrhitje te lehte, qe te mos zgjosh nga gjumi komshinjte, se ata jane me te komplikuar se une, te tregojne kufirin tek thana, e ne se nuk ke pare ndonjehere pemen e thanes, tek kumbulla.
Sheet man!
Te gjitheve qe Ju je drejtuar me “shkrimet” e tua , shoh qe kerkon ti fyesh. Keshtu nuk rit vlerat e tua , perkundrazi. Duhet te kesh patur femiri te keqe. Mos ji “shpirti i mohimit” Do vuash gjithe jeten
Profesor,
mos u lodheni me ta po vetem luteni edhe thoni ‘shkelja biologji’!
1-Impakt faktor keta kane njohur vetem Njeshin!
2-Patente ka njohur vetem vulen e ndonje Komisar te Partise se Punes
Pra mos prisni prej tyre qe te funksionojne si koleget e botes, ne sherbim te qytetareve me publikimet e tyre, me konferencat e tyre per studentet; keta e kane hallin vetem te nje rroge shtese, me marr sot ‘vetem pse ishin ne vijen e Partise’ dje…Keta kane vra e kane vorros vete njerezet e dijes akademike,me vlere nderkombtare,pra mos pritni qe te ngren dicka te vlevshme njerezet qe kane sakatuar intelektualet me vlere, edhe studiuesit e vertete!
Nje artkull qe fillimisht peshtyn, e pastaj e lepin ate qe peshtyn! Nga nje mohim absolut dhe nihilizem karakteristik “chri-chri”-an, ne nje pershpitizem besimtari te mire! Autori e fshin ASHSh ne fillim nga kujtesa me fjale robiersperiane, aq madheshtore, dhe i kthehet me pas si nje Kuazimondo i pekulur katedrales ku han e fle, e pse jo asaj Esemeralde qe enderron ta pushtoje ne krahet e tij!
Te gjithe me nje enderr, te gjejne nje strehe ne kupolen e saj te larte, kesaj lavire qe e shajne dhe percdunojne si fillim! Dhe stirin fantazira boshe si cohe e Penelopes, qe diten duket e naten zhduket! Se ku jane keto fusha teknike dhe inxhinierike te mekanikes, (e pse jo dhe te astronautikes, dreqi na marrte!), qe do i mvishen AShSh si pluhuri magjik i perrallave arabe, (se pluhuri magjik i borebardhes kerkonte punen e 7 xhuxhave), -kete e di vetem nje fantazist dhe optimist i paepur, sic mund te jete autori i mesiperm!? Se si ky autor (N.P.) na dashka serish nje burokraci akademike me disa albanologe (hem, si berthame te saj!), ne nje kohe qe jane pikerisht keta albanologe te sotem shqiptare, te shtuar vitet e fundit si kerpudha pas shiut, te cilet po i nxjerrin syte ketij kombi me teorite e tyre te babait-komb shqiptar dhe Memes-Gjuhe shqipe te te gjitha kombeve dhe gjuheve ne bote, -kete harakiri mund te na e propozoje vetem nje njeri qe nuk ka studime te thella, liri mendimi dhe idealizem! Mjere ky vend ku rene!
Kjo Akademi vertet qe eshte cope-cope, si ajo varka me 100 vrima! Dhe aq me keq, qe si faktikisht ashtu dhe simbolikisht eshte ne grahmat e saja te fundit, me perurimin e godines prane saj, xhamise otomane, qe do e mbuloje me hijen e saj kete akademi te vogel, (edhe vetem ezani i kesaj xhamie do te ushtoje 100 here me shume se zeri shkencor i akademizes shqiptare!), por te pakten ore prof. N.P., kjo akademi i nxirrte deri me tani dy revista ne gjuhe te huaj (anglisht dhe ferngjisht) cdo mua, apo cdo 2-3 muajj; ndersa ju kerkoni… (andrra n’ beze?), padiskutim ju kerkoni nje prehrez te ngrohte, si shume te tjere!
Ooooo novruz ,je AQ faqezi sa nuk SOS boja e nje fucie.i lumte gazetes Dita qe nuk censuron komente te tilla. Se kush eshte Prof.Niko Pojani me mire e dijne. koleget e profesorit che jo sharlatane si puna jote
Humba pak minuta duke lexuar komentin e Novrus Taipit.Ai qe fshihet prapa ketij emri me siguri eshte ndonje koleg i Niko Pojanit NGA ATA qe Jane mesuar te bejne letra anonime .E ka AQ shume zili Niko Pojanin sa qe mundohet ta fyeje Duke perdorur ate fjalor te piste si cka shpirtin e zi te tijin.mashtron i PA cipi alias veterineri Novrus PA te keq se keshtu eshte mesuar te mbijetoje si ne comunizme edhe ne demokraci.Nuk eshte i afte ti pergjigjet Niko Pojanit me te njejtat argumenta
ne gazeten Dita.mendoj se eshte krahu idjathte osé dora vere ngritesi i peshave