Për alegoritë

redaktor

Arben Duka

 

Thuhet-aksiomat pranohen,
s’kanë nevojë për vërtetim,
po ato nuk promovohen,
jo se jo në vendin tim!

Sipas kokës dhe kapelja
dhe kjo s’thuhet për shaka,
se çdo popull meriton,
atë qeveri që ka!.

Duket dielli që kur lind,
është pranuar në parim,
po këtu dikush na bind,
se duket në perëndim!.

Mund të thotë ndonjë nga ju:
“Këto janë alegorira!.”,
po ndonjëherë këtu,
këto janë më të mira!.

Ju vini mëndjen në punë,
dhe thoni: “Me kë e ka?!.
“dhe më të lehtë e kam unë,
të godas Çdo maskara!.

Kush s’sheh emrin në gazeté,
nuk e kap aspak mërzia,
si barkë shpëtimi-në det,
për mua alegoria!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *