Nga ALFRED MOISIU*
Në kuadër të 140-vjetorit të lindjes (2 prill 2019) dhe në 85-vjetorin e vdekjes (23 mars 2020),në nderim dhe për të përkujtuar aktorin shqiptar me famë botërore Aleksandër Mosiu, shtëpia botuese “Argeta-LMG” do të botojë në gjuhën origjinale gjermanisht dhe në shqip veprën e Hans Bohmit “Aleksandër Moisiu – njeriu dhe artisti” në vlerësimin e 40 personaliteteve botërore shoqëruar me 104 foto.
Aleksandër Moisiu ka lindur në Trieste më 2 prill 1879 dhe vdiq në vitin 1935 në Vjenë, në moshën 56-vjeçare. E kishte lënë me gojë që të varrosej në Markote të Zvicrës, afër qytetit Lugano. Aty është varrosur më vonë edhe bashkëshortja e tij, Johana Tervin.
Babai i tij, Kostandin Moisiu është i biri i Themistokliut nga Kavaja. Themistokli Moisiu, përveç babait të Aleksandrit, kishte edhe një djalë tjetër, Grigorin, nga i cili rrjedh dega e pjesës tjetër të Moisive të Kavajës. Në moshën 19-vjeçare Moisiu shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kaincit iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e tij si kompars (aktor që luan rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin, Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Maks Rainhardit, me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi, ai u angazhua në shumë vende të Europës, Amerikës Veriore dhe deri në Argjentinë.

Fusha e veprimit të Moisiut përfshinte të gjithë spektrin e literaturës europiane të teatrit, duke filluar që nga tragjeditë antike greke e deri te kohët moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermanit dhe Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”, etj.
Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij, për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai vlerësohet si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanishtfolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Prej vitit 1910 e deri në 1935 mori pjesë në 11 produkskione të filmave, 9 prej tyre ishin filma pa zë, ndërsa dy ishin me zë. Për të parë se si e ka vlerësuar kultura botërore kujtimin e Aleksandër Moisiut, po përmend fjalët e paharruara të shkrimtarit të madh Stefan Cvajg të thëna në ceremoninë funebre të Moisiut: “Le ta rikujtojmë pra, në këtë çast, me shpirt vllazëror. Ta mbajmë fjalën që tek ai nuk mund të arrijë, për të dëgjuar akoma në qetësinë e zemrës, zërin e tij, për të riparë edhe njëherë secili prej nesh në shpirt me shikim të brendshëm, figurën e tij të dashur. Atëherë nuk do të jetë i braktisur në vdekjen e tij, nuk do të jetë i humbur, por midis nesh, mik i dashur, figurë e pavdekshme. Aleksandër Moisiu, ylli i rinisë sonë, simbol i bukurisë në pamje e mendim, mik dhe shok të cilin e humbëm por që nuk duam ta humbim, Aleksandër Moisiun, artistin e madh të botës.”
Gjithashtu ai njihej si një nga interpretuesit më të shkëlqyer të “Hamletit” të Shekspirit, pikërisht kjo na shtyu që në vitin 2016, vitin e shkrimtarit të madh anglez Uilliam Shekspir, ta kujtonim edhe veprimtarinë e Aleksandrit. Janë bërë edhe më parë aktivitete të ndryshme që kanë përkujtuar figurën dhe aktivitetin e këtij artisti të madh. Shumë rrugë dhe institucione janë emërtuar në emrin e tij në Shqipëri dhe në Europë.
Për shembull, në Vjenë, një rruge pranë Danubit i është vënë emri i Moisiut, dhe në një lulishte pranë saj, në vitin 2005, gjatë vizitës time zyrtare në Austri, është vendosur busti i Aleksandër Moisiut, vepër e skulptorit shqiptar Qazim Kërtusha.
Mbi jetën dhe veprimtarinë e tij janë botuar disa libra nga autorë dhe studiues shqiptarë si dhe botërorë. Vasfi Samini ka qenë ndër të parët që ka shkruar dhe botuar mbi këtë figurë; Selman Vaqarri në vitin 1957, Bardhyl Kosova; më 1960 Vangjel Moisiu, i cili ka bërë një hulumtim shumë të gjerë mbi Aleksandrin, që përveç se librave në shqip, libri i fundit është botuar në gjuhën angleze dhe italiane, mbështetur nga UNESKO. Më 2005, botuesi Mehmet Gëzhilli mblodhi dhe botoi veprën letrare të Aleksandër Moisiut, ku pa dritën e botimit dhe drama “Robi”. Në Kosovë është botuar dhe një përmbledhje e shkrimeve për Moisiun nga Shaqir Foniqi.
Nga botues të huaj, libri i parë është shkruar nga Hans Bohm, botuar në Berlin në vitin 1927 dhe nga Rudiger Shaper në vitin 2000 në Berlin, që është përkthyer edhe në shqip.
Tashmë është bërë e njohur nga të gjithë se Aleksandrin janë përpjekur ta përvetësojnë shumë shtete europiane. Italia i dha edhe nënshtetësi, në momentet e fundit të jetës. Nënshtetësinë shqiptare, Mbretëria Shqiptare ia kishte dhënë, sipas kërkesës së tij, që në vitin 1934. Por sikurse është zbuluar edhe nga dokumentet e mëhershme, rezulton që edhe Princ Vidi ia kishte dhënë dokumentin e nënshtetësisë shqiptare që në vitin 1914, po me kërkesën e tij, shoqëruar nga një deklaratë domethënëse ku ai thotë: “Gjaku im i përket origjinës shqiptare, dhe origjina është ajo, që thotë fjalën e fundit. T’i shikosh shqiptarët në jetë, duken si njerëz shumë të qetë, por gjithë ajo qetësi shndërrohet në fuqi luani, e s’ka Zot që i mban, nëse dikush i prek në sedër dhe në të drejtat e tyre.”
Emri i këtij artisti të shquar ndërkombëtarëshit i njohur për shqiptarët prej shumë kohësh. Për ta njohur këtë figurë të madhe në brendësi dhe në madhësi të saj, aq më shumë, për ta përjetësuar dhe pasqyruar aktivitetin e jetës së tij, Fondacioni “Moisiu” në vitin 2016, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Kavajës dhe me shtëpinë botuese “Argeta-LMG”, arriti të organizojë një ekspozitë dedikuar kësaj figure. Ndërsa vitin e kaluar, në Shkodër, me mbështetjen e Ambasadës Austriake dhe bashkisë së qytetit, u hap ekspozita e hulumtuesit të apasionuar e të njohur të kësaj figure, Pjetër Logoreci. Kjo ekspozitë, në kuadrin e përkujtimit të 140-vjetorit të lindjes, u hap edhe në ambjentet e COD pranë Kryeministrisë. Përveç këtyre, janë bërë përpjekje nga ana e Fondacionit dhe e bashkisë së qytetit për të ndërtuar një muze modern për Moisiun në Kavajë, por deri tani jemi ende në fazën fillestare dhe të fjalëve. Presim dhe shpresojmë që në të ardhmen të ketë dhe interesim dhe mbështetje nga qeveria shqiptare, në veçanti nga Ministria e Kulturës.

Në këtë kuadër, Fondacioni “Moisiu” në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, ka planifikuar një seri veprimtarish si: ekspozita, konferenca shkencore, si dhe një sërë botimesh. Gjatë kësaj periudhe do të botohet e plotësuar vepra letrare e A. Moisiut, do të botohen gjithçka kanë shkruar dhe botuar autorët shqiptarë dhe ata nga bota.Objektivi kryesor i Fondacionit është ngritja e muzeut “Aleksandër Moisiu” në qendër të Kavajës për ta njohur këtë figurë të madhe, me origjinë shqiptaretek brezat e rinj dhe duke e kthyer atë në një shkolle edukimi, kulture dhe arti, të artit dhe kulturës shqiptare dhe europiane.
*Presidenti i Republikës 2002 – 2007
Kush ishte Aleksandër Moisiu
Moisiu lindi në Trieste, Itali. I ati ishte shqiptar nga Kavaja dhe e ëma ishte arbëreshe. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).
Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.
Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.
Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.
Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Varri në Morcote
Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.
Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).
Kanë thënë për aktorin e madh
“Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit.” – Franc Kafka, shkrimtar i njohur botëror
“Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për të interpretuar Hamletin, vetë ai.” – Max Brod
“Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtetë që kërkoja.” – Max Reinhard, regjisor dhe reformator i skenes gjermane
“Nëpërmjet interpretimit te rolit te Hamletiti, Moisiu fitoi dashurinë e shikuesit francez.” – Andre Antuan, reformist i teatrit francez
“Aleksandër Moisiu për çdo shqiptar është një figurë për të cilën të gjithë krenohemi pasi që është emri i tij që ka sjellë të gjithë këtu por ashtu edhe si figurat e tjera kombëtare si Gjergj Kastriot- Skënderbeu e Nënë Tereza janë figura për të cilat secili prej nesh mburret dhe i tregojmë botës perëndimore që ne nuk jemi njerëz me bisht siç na kanë quajtur por jemi njerëz të emancipuar”, – Pjetër Logoreci, studiues shqiptar

Aleksander Moisiut!
Luajtje role mitesh te vertete ,
dhe ne Mit U shndrove edhe vete!
Fatmir Xhamallati
E kam thene edhe here te tjera .Aleksander Moisiu ka nje emer shume te madh ne Burgtheater ne Wiene ,ai renditet nder 5 aktoret me te famshem gjate gjithe koherave qe ka luajtur ne kete Burtheater ,qe natyrisht eshte nr 1 ne Wiene ..Ne mos gaboj Wiena ka 36 a 38 teatro ,por Burgtheater eshte prima dhe aty luajne vetem hasat ,sic mund ta krahasojme ,ne Itali ka shume teatro Operesh por Skala di Milano eshte prima dhe jo cdo lloj trupe mund te loze aty .. Kam pasur rastin personalisht te komunikoje direkt me aktore profesioniste te ketij teatri per A.Moisiun , flitet me nje respekt shume te madh si aktor ,kjo nuk diskutohet , por ajo qe me ka munduar mua ,se te gjithe ne Wiene duke futur edhe aktoret profesioniste te sotem , e njohin Moisiun si Italian dhe ne as nje menyre si shqiptar ..Kam debatuar personalisht , por ka qene e kote .por duhet te kuptohet drejte , se ketu ne Wiene , nuk behet fjale se i kane inat shqiptaret ose jane racista ,jo ne as edhe nje menyre , por keshtu i eshte komunikuar gjithmone .Me kete dua te them ,se kur qe ish Presidenti Shqiptar Zoti i nderuar Moisiu per vizite zyrtare ne Wiene ,nuk e di , e tme fali a e ka biseduar ai per kusheririn e tij ,ti japi informacion se eshte nga Kavaja ,pra shqiptar ,se ish preid Moisiu , ka qene ne nje takim ne Wiene si President dhe e ka pritur Pres e Austrise e asj kohe Z:Thomas Klestil /por ky ka vdekur nga zemra diten e fundit qe do dilte ne televizion per tu thene Popullit te Austrise ,lenien e detyres qe ishte viti i 8 ne kete detyre ,pra dita e fundit si president i Austrise ,por kjo ska rendesi ,por rendesi ka qe Wienezet e njohin si Italian dhe mbiemri i A ,Moisiut eshte i shkruar ne Burgtheater e me fotografi ne holl pa ” U ” ne fund ,pra keshtu eshte i shkruar ALEKSANDER MOISI . Ai eshte shqiptar dhe nuk na dele ne privateve per detyre ,jo per per mungese predispozite nga ana e jone ,por duhet te nderhyjne institucionet e politikes shqiptare ,qe deri me sot as edhe nje nuk e ka care koken .Na takon edhe duhet te mburremi me te drejten e zotit e spo genjejme . Eshte gjynah i zotit .Ne Wiene eshte edhe inginieri i famshem shqiptar KARL GEGA qe nderohet shume nga Austriaket si zheni , qe ka projektuar tunelin me te gjate ne Austri , ku ka meriten se u filluan punimet nga te dy krahet ,shume preciz ,ku ne metrat e fundit te bashkimit te dy aneve nuk luante as cm ,dhe natyrisht qe ne fillim , ai kishte llogaritur diten dhe oren kur do bashkoheshin dy pikat dhe ne fund doli cdo gje preciz. e gjeti bashkimin me minuta fiks ,qe ne fillim te projektit nga zyra e tij ,duke llogaritur madhesine e dheut cpimit ne menyren me precize por edhe ky afersisht te njejten histori ka dhe eshte i skalitur emri i tij dhe i shkruar KARL FON GEGA ???
Jepini cezarit ate qe i takon ,gjynah ,me kete dua te bej nje krahasim tme falni ,Argjentina u njoh me shume ne arenen nderkombetare , pra neper bote , kur Maradona pati kulmin e tij ne futboll ,kurse keta jane artista aq me keq.
Per jeten dhe vepren e Aleksander Moisiut ka shkruar edhe Sali Hidri.