Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Për ata që dyshojnë në rrënjët shqiptare të Kastriotit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kendi i Kryeredaktorit > Për ata që dyshojnë në rrënjët shqiptare të Kastriotit
Kendi i Kryeredaktorit

Për ata që dyshojnë në rrënjët shqiptare të Kastriotit

b.m.
Published June 3, 2018
Share
SHARE

I nderuar z.Kryeredaktor

Veprat e kronistëve dhe historianëve të hershëm osmanë janë shkruar nga autorë që në shumicën e tyre ishin historiografë zyrtarë që mbanin një pozitë armiqësore ndaj shqiptarëve. Por jemi të detyruar të pranojmë se në shumë drejtime ata na japin të dhëna me një vlerë shumë të madhe sa i përket Skënderbeut, Kastriotëve dhe origjinës së tyre shqiptare.

Këto të dhena nuk i hasim në burimet e autorëve tjerë jo osmanë.

Oruç Bin Adil është autor i njerës nga historitë më të vjetra  të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Dorëshkrimet e Oruçit, të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh janë botuar nga Franc Babinger “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. E para është një histori në formë të përmbledhur (Icmai tarihi) kurse e dyta është e hollësishme (Mufassal tarihi).

Uruç bin Adil kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e përmend Rumelinë, si quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por potencon shumë qartë se sulltani shkoi të luftonte kundër Iskenderit që kishte ngritur krye në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Greqi, Maqedoni ose në Serbi.

Në faqe 115, tokat shqiptare  Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqiptarëve (Arnavud vilajetine). Ai thotë se “Ali Beu, i  biri i Evrenoz Beut mblodhi ushtrinë dhe akinxhinjtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve për të luftuar kundër Iskenderit…..”

Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhinjtë kundër vilajetit të shqiptarëve për të pushtuar kështjellën e Sfetigradit. Sundimtarin  shqiptar Iskenderin nuk e gjetën”.

Në original është  “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë qartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët po ashtu ishin në luftë me sulltanin në kohën e Skënderbeut.

Në faqe 123 Oruç potencon se  “Sulltan Murati II zbriti në vilajetine e Juvanit (Gjon Kastriotit), e plaçkiti Vilajetin shqiptar dhe sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta pushtonte ate”.

Nga kjo kuptojmë se përveç “Juvan Ili” (tokes së Gjonit ose vilajetit të Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e që përmenden si Vilajeti i Shqiptarëve (arnavud vilajeti).

 

Idris Bitlisi në vitin 1501 emigroi nga Persia dhe u punësua në oborrin osman ku ndejti gjatë gjithë jetës. Vepra e tij titullohet  “Hesht Bihisht” (Tetë parajsat) dhe është e shkruar në Persisht. Për këtë autor kanë shkruar Hoxha Sadedini, në veprën e tij “Tacut tevarih”, Sami Frashëri, në veprën e tij “ Kamusul Al-lam dhe Katip Qelebi në  “Keshfys-zunun”..

Idris Bitlisi në filim përmed tokat e Karlit (Karli Il) pra tokat e Karl Topisë. Pastai kur permend sundimtarin e serbëve, Llazarin ai në faqe 188 të veprës së tij përmend edhe sundimtarin e Shkodrës shqiptare, Jorgji (Gjergji i II Ballsha) i cili në një rast thotë se “Jorgji i kishte vrarë komandantit osman, Lala Shahinit 10-15 mijë ushtarë.

Në vazhdim autori në mënyrë të drejtë përdrjetë thotë se : “Shqiptari Iskender, i cili qe ngarkuar me detyra nga sultani, ishte një nga më të besuarit e më të shquarit, ndër personat e zgjedhur, që mbaheshin në shërbim të sulltanit. Do të thotë se ka qenë e njohur se Iskenderi ka qenë shqiptarë edhe në kohën kur ai ishte në oborrin e sulltanit, para se të kthehej në Krujë dhe qëndronte në krye të shqiptarëve.  Kurse ata shqiptarët si shpendët grabitës, domosdo jënë nga natyra trima e guximtarë sa s’ka se ku të vejë më…”

Faqe 127: “Një  nga shërbetorët e sulltanit arnauti Iskender, që kish qenë rritur që fëmi me të mirat e Padishahut  që kish gëzuar gjithmonë kujdesin, shpirtmadhësinë dhe ledhatimin e pakufizuar, i shtyer nga lakmia që të bëhet mbret i Shqipërisë, bashkë më një grup intrigantësh u larguan nga selia e lumturisë”.

Si që shihet këtu autori na jep të dhëna direkte se vetë Iskenderi ka pretenduar se ka origjinën nga ajo tokë shqiptare dhe se ati i ka takuar që të kthehej atje dhe të bëhej mbret dhe udhëheqës i tyre.

Kemal Pasha Zade ka qenë i bitri një komandanti të njohur  të sulltanit, Sulejman Celebi, i cili komandant ka marrë pjesë në pushtimin e Konstantinopolit. Edhe vepra e tij titullohet “Tevarih el Osman” (Historitë Osmane)

Për këtë autor shkruan edhe Sami Frasheri në Kamusul Al-lam, vl.V.

Në faqe 279, autori thotë se: “Në vendin e shqiptarëve doli në skenë një njeri prej një fisi të vjetër mbretërorë, një ngatrrestarë dhe turbullues i njohur me emrin,  i biri i Juvanit, emri i të cilit ishte Iskender.

Faqe 280: Tradhëtia e tij kriminale u ba e famshme kudo dhe të gjith në (Perëndorinë Osmane) e thirrnin me emrin tradhëtari arnaut Iskenderi. Ai shkoi dhe me lehtësi hyri në vilajetin e të atit të tij, i cili në vëndin e shqiptarëve njihet  me emrin nahija e ashpër e tokave të Juvanit. Populli i atij vendi e pranoi dhe iu nënshtrua, duke thënë së ky është djali i sundimtarit tonë. Në këtë mënyrë pushtoi vendin e sipërpërmendur dhe u bë mbret i shqiptarve…”

Dr. Sc. Ilmi Veliu

b.m. June 3, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
6 Comments
  • Amerikani says:
    June 5, 2018 at 10:25 am

    Kush dyshon??

    Reply
    • Ilmi Veliu says:
      June 6, 2018 at 1:34 am

      Dyshon Mustafa Nano,i cili ne shkrimet dhe komentet e tia thote se Kastrioti ishte me origjine serbe

      Reply
  • anticensurë25642654 says:
    June 5, 2018 at 11:49 am

    shqiptari nuk e vë në dyshim
    të tjerët!?
    është punë e tyre!
    turku i mutit!?
    i dridhen leqet akoma dhe sot!!

    Reply
  • Mark .U.K says:
    June 5, 2018 at 2:50 pm

    Duan te tjetersojn turqit shqipfoles se nuk ka dyshim per shqiptart.Flasin fara e keqe e mbetur qysh kur sunduan kte turq muti.Po dijeni o ju shqipfolsa se nuk behet fjal se jeni shqiotar se turk te mir e mute te mire nuk ka.

    Reply
    • anticensurë25642654 says:
      June 5, 2018 at 4:10 pm

      IK MOR COPË IDIOTI!!

      Reply
  • Ilmi Veliu says:
    June 6, 2018 at 1:40 am

    Te nderuar,,,nje historian me emrin Olsi Yazexhiu dhe nj; analist e gazetar nga Tirana i cili thote se eshte shqiptar, me emrin Mustafa Nao, ,kan deklaruar se Kastrioti ishte me origjine serbe. Ky ishte edhe shkaku qe une sjelli dokumente ku vete turqit kan thene se ai ishte shqiptar dhe i biri i nji shqiptari….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?