Vargje të nënshkruara
Vasil Dede
Manushaqe çel në ferra,
vetëm vargu Naimjan.
“Bukuroshëza”e bariut
Sot portat e botës çan
Pikon nder e shpirt njeriu
Vetëm vargu Naimjan
Gjuha shqipe-bardhë borë
Nxirë, grirë, krejt katran
Mbretëreshë me kurorë
Vetëm vargu Naimjan
Mbushur vrasës, djaj e derra
Ah ky shekull, ky shejtan
Manushaqe çel në ferra
Vetëm vargu Naimjan.
