Për ata që shqetësohen nga pyetja: A jam gay?

editor

Kam marrë gjatë kësaj kohe disa letra nga 18 vjeçarë që më shkruajnë se nuk kanë kryer ende raporte seksuale, por janë të shqetësuar sepse shpesh u duket sikur tërhiqen fizikisht nga gjinia e njëjtë. Ata shprehin shqetësimin e fshehur lidhur me orientimin e tyre seksual, që është një ankth i madh për shumë prej tyre. Për të gjithë djemtë e shqetësuar nga ky fakt, zgjodha t’u përgjigjem në gazetën “Dita”. Ndërkohë, që djemtë adoleshentë shqetësohen dhe pyesin për orientimin e tyre seksual, bën përshtypje fakti, se nuk ka asnjë vajzë lesbiane që të ketë drejtuar pyetje. Sot, nuk do të merrem me lesbianet, do të flas, vetëm, për djemtë e shqetësuar. “Më duket sikur tërhiqem nga meshkujt jo nga femrat. Nuk dua të besoj se jam homosekusual. Dëshiroj të kem marrëdhënie me vajzat, por kam droje se nuk do jem partner i përshtatshëm. Pyetja ime është: Çfarë barnash mund të përdor që të jem i aftë të kryej marrëdhënie me një vajzë? Ju lutem më ndihmoni!!!” – më shkruan një prej tyre.

 

Unë e kuptoj, ti ma drejton mua këtë pyetje, sepse nuk e merr dot përgjigjen nga vetja jote. Je konfuz, ashtu si dhe gjithë shokët e tu, lidhur me këtë gjendje. Disa njerëz e njohin veten si gay, që nga mosha më e hershme. Kjo ndodh sepse ata, ekskluzivisht, tërhiqen nga persona të së njëjtës gjini. Përcaktimi i orientimit seksual, për shumë njerëz, është një proces, gjatë të cilit djemtë provojnë shumë pasiguri. Le ta themi shkoqur, një person që tërhiqet nga persona të të njëjtës gjini dhe dëshiron të ketë eksperienca seksuale me dikë që është i seksit të tij, konsiderohet gay. Por me aq sa thua ti, unë nuk besoj se ti je një djalë gay, por le të shpjegohem.

Ka shumë njerëz, që tërhiqen, që kanë fantazi seksuale, ose kanë kryer edhe eksperienca seksuale rastësore me persona me të njëjtin seks dhe akoma, nuk e identifikojnë veten si gay ose biseksualë. Thuhet se, rreth 20 përqind e burrave, gjatë jetës së tyre, kanë kryer eksperienca seksuale me seksin e njëjtë, por kjo, kurrsesi, nuk do të thotë se ata të gjithë janë gay.

Të jesh gay ose biseksual, nuk është një situatë bardhë e zi. Kur themi se një djalë është gay, kjo do të thotë se ai tërhiqet nga persona të të njëjtit seks, që do të thotë se ai bie në dashuri me dikë të seksit të tij, se ka fantazi seksuale me të, se ka dëshirë të hyjë në raporte intime me të dhe të dy kanë sjellje seksuale të përbashkëta.

Përfytyrojeni tërheqjen seksuale midis dy njerëzve, si një shkallë me gjashtë numra, nga 1-6, ku 1 është plotësisht heteroseksual dhe 6 plotësisht homoseksual. Tani, bëjini vetes këtë pyetje: “A jam unë heteroseksual apo homoseksual? Në përgjigjen që do jepni kini parasysh bërjen dashuri, fantazitë seksuale, dëshirat dhe sjelljet tuaja seksuale. Rreth 90 përqind e njerëzve, e gjejnë veten tek shkalla 2, 3, 4, ose 5. Pak njerëz e shikojnë veten si ekskluzivisht heteroseksualë ose homoseksualë, në mendimet, në ndjenjat dhe sjelljet e tyre.

Për ta bërë më të qartë, le të pyesim: a është gay një djalë që e shikon veten në “nr. 2”? Ai tërhiqet vetëm nga vajzat dhe fantazon të bëjë seks me vajza. Por, ai ka patur dikur një eksperiencë seksuale me një djalë tjetër, kur kishin pirë alkool dhe silleshin si të çmendur. Tani ky djalë, është i shqetësuar dhe nuk dëshiron ta përsërisë këtë veprim. Ky djalë me siguri nuk është gay. Le të shikojmë rastin e një djali tjetër që e sheh veten në 5. Ai tërhiqet vetëm nga djemtë dhe e identifikon veten si gay. Ai mund të ketë kryer eksperienca seksuale me një vajzë, njëherë ose dy herë, por ai nuk dëshiron ta përsërisë më këtë veprim. Ky djalë është një gay.

 

Shumica e njerëzve, ashtu si edhe ti, kanë fantazi, dëshira dhe tërheqje seksuale ndaj njerëzve me të njëjtën seks, por ata kurrë nuk kanë vepruar, sepse nuk dëshirojnë të kenë sjellje seksuale me ta. Të tërhiqesh nga dikush, ose të kesh fantazi rastësore për dikë me të njëjtin seks, kjo nuk do të thotë se dëshiron të bësh seks dhe se ju jeni gay. Shumica e heteroseksualëve, ose e të drejtëve, e vlerësojnë veten tek 1 ose 2. Shumica e gay-ve e vlerësojnë veten tek 3,4, në vartësi se me kë janë përfshirë në momentin e dhënë. E thënë shkurt, të jesh gay, është diçka më shumë, se të kesh patur eksperienca seksuale me një person të seksit tënd. Ndryshon puna nëse je i lidhur me një person të të njëjtit seks fizikisht, spiritualisht dhe emocionalisht. Kur kjo ndodh, atëherë djali është gay. Shumë njerëz, gabimisht, mendojnë, se duke patur një eksperiencë romantike, një kënaqësi, ose një sjellje seksuale me një person të të njëjtit seks, kjo mjafton për të treguar se çfarë ata janë.

 

Kush është konfuz lidhur me ndjenjat ndaj një djali tjetër, veçanërisht, kur ka vepruar seksualisht, le të provojë të bëjë këtë test të vogël:

Pasi keni dalë, jeni takuar, ose keni kaluar kohë me një djalë, përgjigjuni këtyre pyetjeve:

•    Si u ndjetë me këtë person?

•    A ishte kjo një gjë e kënaqshme?

•    A ishte kjo “gjithçka” ju deshët?

Djemtë gay, vlerësimet emocionale për eksperiencat heteroseksuale, i kanë të pakënaqshme. Për ta, ato janë pa pikë lezeti dhe të mërzitshme, pra me këto eksperienca, ata nuk kanë marrë aspak kënaqësi. Krejt ndryshe ndodh kur provojnë eksperienca homoseksuale. Edhe kur ato nuk janë domosdoshmërisht seksuale, por vetëm përkëdhelje, biseda, takime, kalim kohe bashkërisht, ose vetëm puthje e përkëdhelje, ata ndjehen të eksituar dhe të kënaqur. Ata kuptojnë se me këta djem dëshirojnë të kenë eksperienca intime, qofshin këto romantike apo seksuale. Me fjalë të tjera, kjo lloj eksperience homoseksuale, është ajo që u duhet atyre.

Dikush ka eksperienca seksuale me persona për të cilët nuk kanë asnjë tërheqje, thjesht, për arsye materiale. Është e qartë se ai ka provuar një eksperiencë gay ose biseksuale. Por a do të thotë kjo se ai është gay? Jo. Djemtë që kanë patur një event të caktuar homoseksual dhe nuk e ndjejnë veten të tillë, nuk janë homoseksualë dhe nuk duhet ta konsiderojnë veten homoseksualë.

 

Ndodh ndonjëherë edhe që djemtë nuk e shpjegojnë dot se kur dhe për kë ata ndjejmë dashuri, ose nga kush janë të tërhequr. Ata nuk tregojnë dot se kush i tërheq, por tërheqja, thjesht, ndodh në mënyrë të pavullnetshme. Në këtë rast, ndonjëherë, ju mund të konsideroheni gay e në raste të tjera jo gay. Problemi i vërtetë është nëse vazhdimisht jeni të tërhequr nga njerëz që janë të këqinj, njerëz që u rrahin fizikisht dhe emocionalisht, ose ndaj alkoolikëve. Këtu është koha të shkoni tek doktori ose psikologu dhe të merrni masa për këtë problem. Këtë duhet ta bëni por të gjetur arsyen pse jeni të tërhequr nga njerëz që u dëmtojnë dhe jo me ata që u japin gëzime.

Por ju nuk keni arsye të shkoni tek doktori nëse jeni të sigurt që tërhiqeni nga dikush me të njëjtin seks. Shumica e doktorëve dhe kërkuesve bien dakord se terapia nuk e ndryshon orientimin seksual të një personi. Terapia ndihmon të zgjidhni problemin me familjen, me miqtë dhe me shoqërinë. Ajo do t’u ndihmojë, që ju ta pranoni veten ashtu siç jeni, por jo më shumë se kaq.

 

* [email protected] – New York, Nëntor 23, 2013

Share This Article
7 Comments
  • O Daktoro.
    Kom dhe un nji pyetje.
    Po pergjigju te lutena shume se s’ka me m’nxon gjumi.
    Un jom i martu dhe kom 2 goca te vogla,gruja jeme jeton jasht Shqipnie dhe une jetoj brenda.
    Jom me pozite dhe shum i pashem..por kanjiher me ndryshon zani dhe me duket vetja si grue.
    Heren e funit kur dola tu fol n’publik kundra atyne qe kan ul pasarin…jo jo nuk ka lidhje me seksin,por me zgjedhjet..
    Pra pyetja osht kjo,kur nji burri qe e hypin me zor ne Karige me udhehequn nji parti kusaresh dhe,i ndryshon zani dhe i bohet si grue,quhet Kryetar apo Kryetare ???
    Pyetja osht serioze dhe mos ma çensuroni .

  • Dielli mbi korab? Quhet kryetare dhe duhet ti drejtohesh me “zonja kryetare”! Megjithatë prit dhe përgjigjen e doktorit se mund ti thonë dhe ndryshe né gjuhën m jekësore p.sh “zonja mushkare”(gjinia asnjanëse). Por mos i mer shume me seriozitet keto qe them une sepse dr. Harxhi eshte maestro për emrin që kërkon. Nderime dielli…!

  • Doktor personalisht gjykoj se jane 3 shkalle. 1 per heteroseksualet ku jane shumica e meshkujve neper bote, 2 per keta konfuzet si puna e ketij djalit qe s’di ku eshte, por qe me shume gjasa anon nga 3-shi ku jane komplet homoseksualet.

  • Edhe une kam Frik Qashtu, Amo jo qe em terheq naj djal a diqka thjesht tham Jam Gay , Se Dikush menxi spret me dal me naj qik me kry mardhenje seksuale a mu edhe mlusin me dal edhe pritoj diqysh e mys veten ja qi nanen me Dit si Jam gay
    Kthema ne Email pergjigjjen sa ma shpet nese Ka Munsi !

  • Prsh a mund te me ndihmoni ju lutem une kam bere mbi 5 her akt seksual dhe jam gay a mund te sherohem sepse nuk dua te jem homoseksual ju lutem a ka ndonje kurim a mund te sherohem kam 22 vjet

    • Po ka kure ,mjafton mos te shoheg pornografi,mos mendosh me per ato qe ke bere quaji mekat …fhe fantazo per trupin e femres gjate gjithe kohes ..kofshet e saj te nxehta pidhi qe mezi pret ta prekesh…gjokset me thithka duke ja lepir majat e cicave…gay eshte djalli brenda tyre…largone vete..Do shohesh se parajsa ne toke eshte pjeshka femrat arome femre ohh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *