Për ata që sulmojnë 29 Nëntorin

anazapta

 Përshëndetje DITA. Me shumë vëmendje lexova kujtimet e djalit të diktatorit Hoxha. Personalisht, jam nga ata individë që beson se ballistët dhe zogistët janë po aq atdhetarë sa edhe komunistët dhe, po të kishin pasur udhëheqje më të mençur, më largpamëse dhe më atdhetare do të kishin zhvilluar beteja kundër pushtuesve, po aq të lavdishme sa ato të partizanëve.

Të menduarit dhe të gjykuarit e njeriut evoluon dhe ndryshon me ndryshimin e pozitës së vet shoqërore. Nuk kanë thënë kot se ndryshe mendohet në pallate dhe ndryshe në kasolle. Kur Partia e Punës e mori Saliun e Vogël nga  “kasollja”, domethënë pa qenë askushi, dhe e bëri dikushin, madje gjithkushin, Saliu iu përgjërua asaj ta pranonte në radhët e saj, ku qëndroi 22 vjet. Kur Partia “vdiq” dhe ky u bë Saliu i Madh, punët ndryshuan. Nuk mund të mendojnë njëlloj si sundimtari, si i sunduari, si milioneri ashtu edhe varfanjaku. Në këto rrethana shkon të thuhet: më trego sa ke në “xhep” të të them se çfarë mendon.

Rëndësia dhe vlerat e LNÇ nuk qëndrojnë aq shumë në trimëritë, reale apo të zmadhuara, të partizanëve. Para së gjithash, kjo është një çështje morale, kombëtare dhe historike. Kjo ka të bëjë sa me faktin se ajo luftë i rreshtoi shqiptarët me fituesit dhe parandaloi ndarjen e mëtejshme të Shqipërisë, aq edhe me mesazhin që ne iu përcjellim brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë. Shkurt, shtrohen pyetjet: A duhet luftuar kundër atij që të shkel vendin me tanke e topa apo duhet puthur me të? A duhen nderuar ata individë që e rrezikojnë dhe e japin jetën, duke iu kundërvënë pushtuesit, apo duhen ngritur në piedestal ata që pushtuesin e konsiderojnë “çlirimtar”, administrator apo thjeshtë “kalimtar”?

Nëse shkojmë me predikimin se është e kotë dhe gabim të luftosh kundër të madhit dhe të fortit, atëherë zhvlerësohen automatikisht të gjitha përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi në shekuj, madje edhe epopeja e Skëderbeut do të quhej një marrëzi, pasi Perandoria Osmane ishte superfuqia e asaj kohe. Trimëria, sakrifica dhe atdhetarizmi tregohen kundër të fortëve sepse të dobëtit nuk guxojnë të të mësyjnë.

Prandaj, ata që sulmojnë 29 Nëntorin, në thelb janë kundër të vërtetës, kundër të drejtës, kundër moralit. Ata janë jo vetëm kundër të shkuarës, që ka ruajtur dhe forcuar identiteti e kombit, por edhe kundër të ardhmes. E ardhmja iu përket atdhetarëve dhe atyre që japin jetën për një të ardhme pa pushtues.

 

Email në adresën

[email protected]

Share This Article
4 Comments
  • Koment shume logjik dhe i drejtpeshuar. Por nuk e kuptoj pse autori nuk vë emrin. Ne këte pike nuk e simpatizoj. Letershkruesit e mire duam t’i njohim!? Nderime autor!

  • VR!!! Koment shume logjik dhe i drejtpeshuar. Por nuk e kuptoj pse autori nuk vë emrin. Ne këte pike nuk e simpatizoj. Letershkruesit e mire duam t’i njohim!? Nderime autor!

  • Per mua nuk ka rendesi kush eshte autori rendesi ka permbajtja dhe eshte e plote dhe e drejte.
    Une nuk kam qene komunist as pioner I enverit po zoteria ka te drejte,ajo lufte ishte lufte per clirim pamvaresisht se si perfundoi me Hoxhen po eshte njesoj si perfundoj me BERISHEN .

  • 29 Nentori eshte ardhja e komunisteve ne pushtet, pasi c”do pushtet e ka nje date kur ka ardhur. Sa per clirimin kudo ne Evrope te pakten mbahet clirimi i kryeqyteteve, pra tek ne 17 Nentori. Por asnje vend europian nuk feston daten e marrjes se pushtetit nga diktatura, kete nuk e mohon dot asnje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *