(Në vend të një analize sociologjike)
Nga Fatos Tarifa
Narcisizmi është bërë një dukuri mjaft e përhapur në shoqërinë tonë. Me të bashkë dhe marrëzia njerëzore. Herë-herë, madje, nuk të besohet se ka njerëz që mund të thonë ato që thonë. Sidomos kur janë të rinj dhe kanë kryer një farë shkollimi formal.
Ngado të zë syri e të dëgjon veshi marrëzi! Shtypi dhe mediat janë të mbushura me to, në vend që të ishin barrierat më të mëdha për të pavërtetat dhe marrëzitë e që t’i përçonin publikut informacion për atë çka është e vërtetë dhe shoqërisht e dobishme, si fakt ose si dije.
Ndoshta nuk do t’i kisha shkruar këto radhë nëse s’do të kisha ndjekur, fare rastësisht, në një kanal televiziv (FAX News më duket), që s’e kam parë ndonjëherë, përçartjen e një djali të ri, në të tridhjetat besoj. Ai fliste me një breshëri fjalësh, pa pauza frymëmarrjeje, sikur të kishte frikë se do ia rrëmbente kohën drejtuesja e atij emisioni, të cilën s’e dëgjova të thotë asnjë fjalë dhe as të bëjë ndonjë pyetje. Në anglisht, llafazanë të tillë me sarkazëm i quajnë “machine guns”.
Edhe tani që shkruaj këto radhë, më kumbon në vesh breshëria e fjalëve të atij djaloshi, të ardhur në Tiranë kush e di se nga cila krahinë e vendit (aksenti i tij), që vetëm shante e shante dhe përsëri shante Tiranën dhe kryetarin e Bashkisë së saj. Ky djalë tingëllonte si të ishte njeriu më i palumtur në botë, më i vuajturi, më i sëmuri, më i mjeruari. Ai tha se punon vetëm 1.5 km larg (vajtje-ardhje) nga banesa e tij, por ka një hall të madh: Me se të shkojë në punë?
Me makinë? Në trafikun e Tiranës, ajo distancë më e shkurtër se 1 km i merr atij plot 40 minuta!!
Me autobus? Koha shkurtohet vërtet 10 minuta, por jeta e tij vihet në rrezik, sepse e shtypin pensionistët dhe gratë shtatzëna të gjorin djalosh, e bëjnë “sardele”.
Me këmbë? Në asnjë mënyrë! Tymi dhe bloza e marmitave që mbulon rrugët për shkak të trafikut të rënduar ia shkatërrojnë sytë, veshët dhe mushkëritë dhe e vetmja gjë e sigurt, thotë ai, nëse atë distancë të shkurtër nga shtëpia në punë (dhe nga puna në shtëpi) e bën me këmbë, është shtrimi në spital, në mos edhe më keq!
Biçikleta? Kjo, jo e jo. Në asnjë mënyrë. Biçikletat dhe korsitë e dedikuara për to, që Bashkia e Tiranës po i inkurajon fort kohët e fundit, sipas këtij djaloshi, e kanë rënduar së tepërmi trafikun e automjeteve dhe e kanë ndotur edhe më shumë ajrin e kryeqytetit!!
Arsyeja? Mos u habisni, të nderuar lexues! Nuk ka asgjë për t’u habitur. Ky djalosh sy-hundë-veshë blozë shpalosi në atë studio televizive një teori të fandaksur. Edhe një herë, ju lutem, mos u habisni!
Teoria e tij, me pak fjalë, është kjo: Shtimi i biçikletave në Tiranë dhe korsitë e tyre, të cilat, ky djalosh, duke rënë në kontradiktë me vetveten, i ka parë vetëm në zonën e bllokut, ka bërë që, në kryqëzim të rrugëve, në tërë qytetin, të shtohet shumëfish numri i automjeteve që presin të ndaluar në semaforë, duke emetuar gjithnjë e më shumë gazra dhe duke dëmtuar përherë e më shumë sytë, veshët dhe mushkëritë e mijëra qytetarëve që nuk përdorin as makinë, as autobus për të shkuar në punë ose në shkollë, por ecin në këmbë, siç ky djalosh ka frikë të ecë.
Ah, kjo Bashki e kryeqytetit dhe kryetari i saj! Ç’dëm të madh po i bëjnë Tiranës sonë, Tiranës ku ka zbritur të jetojë edhe djaloshi i ftuar në studion e atij televizioni! Për më tepër, kryetari i palodhur i Bashkisë duket se u jep qytetarëve të kryeqytetit një shembull të keq, pasi ai vetë, çdo ditë, del rrugëve të Tiranës me biçikletë.
Me biçikletën e tij dhe me korsitë e biçikletave që ai tinëzisht po i shtrin anë e mbanë qytetit, kryebashkiaku Veliaj djallëzisht po i grish të rinjtë e të rejat që të përdorin këtë mjet transporti që e rëndon trafikun dhe e ndot mjedisin fatalisht, më shumë se dhjetëra mijëra automjete që qarkullojnë çdo ditë rrugëve të Tiranës!
Nuk e vë në diskutim vlerën e teorisë “anti-biçikletë” të djaloshit që kapardisej në atë studio televizive, por kam vetëm një pyetje për të: A di ai vetë t’i japë biçikletës?
Botuar sot nga DITA

O fatos mjeshtri ty s’te paska ik asnje rrjesht e atij mitrolozit qe si mbyllej goja. Si mor kuader edhe thua se nuk pushonte nje here, edhe i paske kthy pergjiegje e ke komentu cdo rresht te atij qe kushedi prej ka ka ardh me te prish terezine bythes tate ketu.
Nje vend ke te drejte o profesor. Qe marria po e mbyt ket vend, e kesaj marrie je tuj i pri ti e shoket tuj ma smiri
TE LUMT TARIFA.KOMENTI PARE QE LEXOVA ISHTE KUNDER JUSH.MOS U MERZITNI.AI DUHET TE JET SHOKU I DJALIT NE TV QE SHANTE KEDO E GJITHSHKA NE KETE VEND,TAMAM SI SALIU KUR ESHTE NE PPOZITE.
LALI ERI PO BENE ATE QE NUK ESHTE BERE NE 27 VITE.EDHE BE QARQET E TJERA PO BEHEN SHUME GJERA TE MIRA.DHE KJO PO U VRET SYT BERISHISTEVE DHE NDAJ SALIU PO KAPITULLON:”ME RAMEN KM PD NUK FITON KURRE…NDAJ DUHET RREZUAR ME LUFTE..”
Eshte shume mire qe behet korsi per bicikleta por ne si banore te kesaj zone jemi shume te pa kenaqur me kete lloj projekti pasi vetem zona jone eshte bere parkim me pagese dhe korsi bicikletash,ne qe kemi shtepine ketu se ku do i leme makinat vec Erjoni e di .Kur behet nje projekt behet dhe nje far studimi nuk punohet kuturu.Mire qe e zure parkimin e rezidenteve per korsi biciklete por hiq parkimin me pagese dhe ktheje per rezident.E fundit leje orarin e parkingut me pagese 8-16 qe te leme dhe ne mekinat se deri ne oren 20 ta mbajme makinen ne tarace.mos i merzisni dhe stresoni me shume njerzit se po u soset durimi.Gjithashtu largojini ato palo njerez qe sa mbaron parkimi me pagese vihen ne levizje me bidona arka dhe fillon pagesa e turnit te dyte dhe policia bashkiake ben sehir si nuk ju vjen zor.
Bukur Fatos,per fat te keq tv po bejne gare te ftojne ne studiot e tyre idiotet qe mendojne se thone gjera te mencura.
Profesor ! Nderime ! Si e ke Sidritin ! Nga bëhet ! Beji te fala nga Geri nje shok i klases tek 11 Janari! Une i jap biçikletes qe ne 1998 kur u bera 20 dhe nuk enderroj dot sepse s’kam leke te blej makine. Kush leviz me biçiklete e ka marre parasysh qe Tirana eshte Metropol dhe dy gjera jane te superdomosdoshme! 1 kapele qe te perdoresh strehen e kapeles si navigator dhe syze antirefleks kundra drites se diellit dhe pluhurit! Korsite e Bashkise jane bere per punonjesit e bashkise dhe per makinat e plerave. Sepse une 18 vjet i dal rruges se madhe nga krahu i djathte dhe tani e kam shume te veshtire per te dale nga krahu i majte kur shkojne pune! Por po mesohem! Nuk po mesohem dot me autobuzin tek Libri Universitar dhe me Makinen e Plerave menjehere mbas stacionit te autobuzit qe do 25-30 minuta te pastroje 3 kazane me plera. Gjithashtu me pastruesit e bashkise me biçiklete qe te bllokojne korsine! Te shash Bashkine nuk eshte zotesi . Zotesi eshte te kerkosh llogari Bashkise pse Bashkia i shpenzon leket e taksat qe ti merr nga goja e femijeve te tu, per projekte qe ty nuk te ndihmojne ti marresh ato leke mbrapsht! Nje kryetar Bashkie ka mbi vete 1 milion banore qe kur mbyll syte ne darke duhet te mendoje sa veta jane ankuar Lart, qe ai nuk e ka bere amanetin si duhet!
me fal profesor, por edhe ai llafazani ka ca te drejte ne serine e gjerave qe ka dashur te thote.. Nqs per te shtuar nje korsi biçiklete detyrohesh te ngushtosh rruget e rrjedhimisht parkimet anes rruges atehere me padashje ke zgjidhur nje problem duke krijuar nje problem te ri. Nuk dua te shtyhem gjate per problemet qe kryetari i zgjidh mire e mundet ti beje ca me mire, qe i zgjidh keq kur mund ti beje edhe me keq, por çeshtja eshte se nuk punohet me plane afatgjata. Psh, rasti me flagrant eshte qendra e Tiranes, sheshi Skenderbej, qe seç beri Rama ndryshe, pastaj Basha beri nje livadh dhe Veliaj i treti beri nje gje tjeter, dmth brenda 15 vjeteve tre here u investua me tre projekte te ndryshme duke shperdoruar para pa pergjegjesi per nje shesh te vetem.Ose, psh, isha parvjet ne Tirane dhe lashe takim me nje mik tek Tajvani, jo me kete “nastradinin” e forumit. Parkova makinen anes rruges dhe me doli je djale me nje bilete dhe e pagova. Miku im me shpjegoi se ekziston edhe nje forme e pageses me telefon, por meqe s’jetoj ne Shqiperi e s’kam nga ta di si i behet. Pastaj me thote se ka raste kur djali me bileta nuk eshte dhe po erdhi policia te merr makinen me karrotrec. Une ndofta nuk kam pare vende aq moderne sa Veliaj ku sherbimet paguhen veç me telefon, do isha i idese qe mjaftonte nje kabine me monedha qe leshon bileta siò eshte kudo neper bote. Te kuptohemi, une s’kam gje me kryebashkiakun, se punet s’i ben ai personalisht siç edhe meritat s’jane veç te tijat, apo edhe difektet, por te punohet me projekte afatgjata, jo sa per nje show ne tv apo ne fcb.
Sado mire te punoje dikush, eshte e pamundur ti kenaqe te gjithe, pa folur ketu per monstrat e semure te pozicionuar politike apo krahinor.
Ne Tirane sot po punohet me teper se ç’eshte punuar nga gjithe bashkite e meparshme se bashku, sigurisht ka merite Veliaj por kjo nuk do te thote qe cdo gje behet sherben per mire;
Duhet kuptuar nga te gjithe, sidomos edhe nga profesoret qe Fondet qe perdor bashkia dalin nga taksat qe paguajne qytetaret, aspak nga xhepi i Veliajt apo individeve te tjere.
Vitet e fundit verehet intensifikim i perpjekjeve per te patur nje rrjet te pakten minimal per perdorimin e bicikletave, sigurisht dicka pozitive kjo, por a e justifikon kjo cdo nderhyrje ne kete drejtim?
Me ardhjen e diktatures Tirana gabimisht u ideua dhe u zhvillua si qytet vetem per bicikleta dhe mjete te transporti publik, per mjete shume te rralla transporti te uzinave dhe fabrikave, ndonje taksi, makine policie apo mercedeset dhe peugeotet e parise se vendit.
Nje shembull, kur u projektua rruga e Durresit nga qendra deri te Zogu i zi, ka qene pikerisht nje njeri me profesion inxhinier, i afermi i rames, ish anetar polisbyroje) qe do e ngushtonte per te kursyer fonde, se nuk linte dot nje brez lulishte anash per perspektive….
Nuk mendonin dot qe nje dite rruget e kryeqytetit do permbyteshin nga makinat personale, dhe ne kete qytet me rruget e ngushta te shekullit te kaluar tani shtohen edhe korsite e bicikletave.
Keto korsi automatikisht eleminojne parkimin anes rruges, proces ky gjithnje e me i veshtire dhe stresues per qytetaret
Ne pergjithesi vihet re nje mllef jo i paket dhe sigurisht i pakumptimte i bashkise kunder makinave personale, ku veshtire se mund te percaktohet arsye tjeter vecse nostalgji e rames per monizmin
Korsite per bicikleta duhen ndertuar vetem aty ku nuk rendojne trafikun perndryshe rritet trafiku dhe Ndotja, dicka qe bashkia nuk e kupton ose nuk do qe nuk do qe ta kuptoje.
Ajo qe po ben Veliaj per reduktimin e trafikut eshte vetem nje zero e Madhe, mundet kjo gje edhe per shkak te mungeses se vizonit, veti kjo qe ne shqiptaret here pas here shquhemi nder popujt e tjere
Sic ka shume te drejte ne mjaft gjera qe thote ne artikull, prof Tarifa duhet te kuptoje psh edhe qe ne sheshin kryesor ne Tirane u hodhen mbi 13 milione euro, (te taksapaguesve qytetare te saj) dhe u ndertua nje nenparking dy katesh, por nje nenkalim jo qe jo!
Kjo gje rriti shume trafikun dhe ndotjen ne unazen e vogel, perkundrejt justifikimit banal te Veliajt ne media se nga simulimet ne sofware per nenkalim nuk kishte rezultate(?!)
Ne vend qe te ndertohen mbikalime apo nenkalime te rrethrrotullimi te Shqiponja, Zogu i zi, (qe dhe u ngrit ne kohen e rames kryebashkiak) 21 dhjetori per aks, etj, kryebashkiaku Veliaj del dhe thote perdorni biciklete!
Do ndertojme mbikalim te Shqiponja shprehet kryebashkiaku, (e ka fjalen do ndertohet kete shekull …apo?) dhe shton te shohim pastaj si do sillet trafiku te Zogu i zi ! Kaq veshtire eshte te kuptohet qe lumi i makinave do derdhej më shpejt aty?
Sipas vendit behet kuvendi, keshtu edhe korsite e bicikletave.
Njerezit e dine vet dhe nuk kane nevoje tu tregoje kryebashkiaku se kur duhet te ecin ne kembe, kur duhet te ecin me biciklete, dhe kur duhet normalisht te perdorin makine,
sepse ngjan tamem si propaganda qe filloi te bente dikur partia e punes per avantazhet shendetesore te kafese se elbit mbi te kafes se vertete !
Faleminderit, Profesor.
Shume i mire artikulli, e kam lexuar dy here, mesazhet qe jepni kuptojne shume qarte nga njerezit me bote dhe mendje hapur.
Respekte,
More zoti Tarifa popullsia e shqiperise ne shumice punonin ne fshat mbillnin mblidhnin bime medicionale etj U thane qe te beheni ‘euro-atlantike’ duhet te tufezoheni ne qytetet pa ndermarje prodhuese Shqiptaret udhetonin me shumice me autobuse dhe me teper me bicikleta sidomos ne Shkoder.kur fap u zbulua ‘agro-turizmi’ dhe qe po te udhetosh me biciklete je ‘euro-atlantik’/Pra shkodranet pse dogjen Shkodren kur ata paskan qene ‘euro-atlantik’por me sa duket nuk e paskan diturBesoj qe tani qe u zbulua ‘agro-turizmi dhe qe te udhetosh me biciklete eshte standart’euroatlantik moren fund hallet e shkodraneve se tiransit ishin mesuar me halle dhe nuk ndryshon gje pervec se ikur per tja lene vendin afganeve dhe iranianeve te sfilitur nga luftrat