Dr. Adem Harxhi
Ekziston një pengesë natyrale, thuajse incestoze, që nuk i lejon prindërit të bisedojnë për seksin me fëmijët e tyre. Kjo e bën të vështirë që prindërit dhe fëmijët ta shikojnë njëri-tjetrin në sy, si dy persona seksualë.
Prindërit nuk i aprovojnë dëshirat dhe aventurat tuaja seksuale. Madje, edhe po t’i pyesni me kujdes se çfarë ndjenin ata kur ishin në moshën tuaj, ata nuk do t’ua thonë sekretet e tyre seksuale. Edhe pse kështu, kjo pyetje do të vlejë. Prej saj do të fillojë një bashkëbisedim për këto çështje. Pas disa bashkëbisedimeve të tilla, ju dhe prindërit do të qetësoheni dhe do të mësoheni të vlerësoni seksualitetin e njëri-tjetrit.
Do të ishte shumë mirë, sikur prindërit të ishin burimi i parë i edukimit seksual për ju. Por nuk është kështu dhe ky është një gabim i prindërve. Studimet e bëra nw shumë vende tregojnë, se fëmijët dëshirojnë që prindërit të flasin me ta për seksin dhe dashurinë. Ka prindër që diskutojnë për pubertetin, për riprodhimin dhe për pak tema të tjera, që atyre nuk u duken kërcënuese. Por shumica e prindërve nuk dëshirojnë të diskutojnë topikat e nxehta, siç janë masturbacioni, bërja dashuri, pornografia dhe abortet, madje, ka prindër që nuk diskutojnë fare për probleme seksuale.
Studimet nxjerrin në pah këtë të dhënë interesante: Prindërit thonë se kanë bërë shumë biseda seksuale me fëmijët, ndërsa, fëmijët thonë se nuk kanë bërë, ose kanë bërë fare pak biseda seksuale me prindërit. Ju nuk harroni asgjë nga ato që u thonë prindërit për seksin, ndërsa prindërit edhe kur flasin fare pak për seksin me ju, u duket sikur kanë folur shumë.
Ndodh që bisedat për problemet seksuale me prindërit të përfundojnë në sherr të paparë. Ata, në bisedat për seksin kanë tendencën t’u japin “leksione” si këto: “Prit deri sa të martohesh” ose “Më jep fjalën se nuk do bësh seks”. Është e kuptueshme, kjo mënyrë diskutimi juve nuk u kënaq, por bëni mirë t’i dëgjoni me kujdes.
Ndonëse nënat diskutojnë më shumë për seksin, baballarët mund të jenë modeli i respektuar për djemtë edhe për vajzat. Studimet kërkimore tregojnë se prirjet dhe tendencat seksuale të nënës, kanë më shumë ndikim në sjelljet seksuale të fëmijëve.
Nuk ka aq shumë rëndësi ajo që prindërit u thonë për seksin. Rëndësi më të madhe, për sjelljet tuaja seksuale, kanë veprimet e tyre. A tregojnë ata afeksion dhe respekt për njëri-tjetrin? A janë ata, qartësisht, të dashuruar? Kur përgjigja për këto pyetje është “po”, ata kanë influencuar pozitivisht në seksualitetin tuaj. Në qofte se përgjigja është “jo”, ju duhet të influencoheni nga burime të tjera.
Nuk është e thënë që prindërit duhet të jenë ekspertë të seksit që të bisedojnë me ju. Jepuni të kuptojnë se ju nuk prisni që ata të dinë gjithçka dhe se do t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja.
Disa prindër mendojnë se e kanë bërë detyrën kur u thonë fëmijëve: “Po keni gjë për të pyetur, për çështjet seksuale që nuk i dini, hajde, uluni këtu të bisedojmë”. Kjo nuk u ndihmon juve. Kjo ndihmon këta prindër që t’i shpëtojnë përgjegjësisë. Mos u bëni prindërve pyetje, kur nuk janë ata të parët që e fillojnë bashkëbisedimin me ju për seksin.
Ju bëni mirë të diskutoni, por mos bëni gjëra që ua imponojnë t’i bëni. Jepuni rëndësi bisedave spontane, siç është një studim i ri seksual në media, një artikull në revistë, ose gazetë, një dokumentar televiziv, ose një komedi romantike. Këto të gjitha janë momente që lejojnë të fillohet një bisedë me prindërit.
Bëni, që prindërit të kuptojnë se juve u pëlqejnë bisedat konfidenciale me ata. Në këto biseda ju duhet të jeni të ndershëm dhe të respektoni pikëpamjet e prindërve edhe kur nuk jeni dakord me të gjitha. Ka prindër që janë të pasigurtë lidhur me seksualitetin dhe kjo i pengon të bisedojnë me ju. Në këtë rast, gjithçka, varet nga ju. Kur ju keni pikëpamje pozitive për seksin edhe ata do të bëhen pozitivë, madje, më shumë nga ju. Kërkoni nga prindërit të venë nga njëra anë e peshores shqetësimet e tyre për rreziqet tuaja seksuale dhe nga ana tjetër të venë dëshirat tuaja, për dashurinë dhe seksin.
Shumë nga ju e kanë provuar, se shoqëria më e fortë midis dy të rinjve është dashuria e mrekullueshme, që jep energji, që jep ndjenjën e gëzuar të tërheqjes dhe të afeksionit të ndërsjelltë. Kur ju dashuroni dikë, nevojat e atij ose asaj janë po aq të rëndësishme sa edhe tuajat. Por, dashuria ka edhe rreziqe. Ju vuani dhe ndjeheni të lënduar kur u flak ai që dashuroni. Por, edhe pse kështu, shumica e njerëzve mendojnë se për dashurinë i a vlen të rrezikosh. Pyesni prindërit nëse janë ata dakord me këtë vlerësim për dashurinë. Të gjithë ata që e kanë provuar dashurinë do të jenë dakord.
Kur të diskutoni me prindërit përdorni humorin. E qeshura ndihmon të shkrihet akulli! Ju bëni mirë të qeshni edhe me veten tuaj. Kur prindërit janë të lehtësuar e të gëzuar, ata do të lëshojnë dhe do të bisedojnë shumë më mirë me ju. Ju do të çuditeni me ndershmërinë e tyre në bisedë. Ata do të sillen krejt ndryshe, nga sa e mendonit ju.
Me përjashtim të seksit jo emocional e rastësor, i cili nuk çon në krijimin e miqësisë midis dy të rinjve, seksi është dhe duhet të jetë pjesë e marrëdhënies tuaj. Nga pyetjet dhe bisedat tuaja nuk është vështirë të kuptohet, se ju nuk e ndani dot seksin nga pjesa tjetër e marrëdhënies. Bëni që prindërit të kuptojnë se përveç seksit, ju keni edhe interesa të tjera të përbashkëta. Se ju jeni miq dhe kjo është me shumë rëndësi në jetën tuaj. Kjo do t’i qetësojë prindërit dhe ata do të këmbejnë me ju mendimet e tyre.
Në bisedat me prindërit kërkoni të diskutoni për rregullat dhe ata do t’u udhëzojnë si të silleni në takimet tuaja. Prindërit do të vlerësojnë shqetësimet që ju keni, lidhur me takimet. Shumica e prindërve e kuptojnë se u takon juve të bëni zgjedhjet. Ata janë realistë. Madje, disa syresh janë aq realistë, sa u japin fëmijëve edhe lekët për të blerë mjetet kontraceptive, kur e dinë se fëmijët bëjnë, ose do të bëjnë interkursë. Prindër të tjerë, mund të bëjnë përpjekje që t’u kontrollojnë. Nuk është e lehtë për prindërit t’u shohin që ju hapët krahët dhe fluturuat. Të jeni të bindur, shumica e prindërve e kuptojnë që ju e meritoni lirinë për të jetuar jetën tuaj, veçanërisht, kur jeni studentë të universitetit.
Ju nuk jeni dhe as mund të jeni kopje karboni e prindërve. Unë shpresoj shumë që prindërit do të mbështetin atë çfarë është e veçantë tek ju. Ju duhet të jeni të hapur, që t’u tregoni atyre vlerat tuaja dhe pas kësaj të kërkoni prej tyre të respektojnë dhe nderojnë zgjedhjet tuaja. Duke mbështetur individualitetin tuaj, prindërit, bëjnë të rritet vetë-besimi juaj.
Ju duhet të mësoni nga prindërit dhe ata duhet të mësojnë nga ju. Po qe se bëheni të besueshëm, të ndershëm dhe të përgjegjshëm për ata, atyre do t’u forcohet besimi se ju do të dini të bëni zgjedhje seksuale të shëndetshme.
Të gjithë prindërit duan t’u qëndrojnë afër fëmijëve të tyre. Ata e bëjnë këtë sepse u duan. Ata duan t’u ndihmojnë që të evitoni rreziqet. Ata shqetësohen për sigurinë tuaj dhe për lumturinë tuaj. Ata nuk duan që ju të bëni gabime edhe kur ju rebeloheni kundër tyre. Është normale, që ju ta forconi e formoni veten duke eksperimentuar me seksin. Por, mos u jepni prindërve atak në zemër, duke qenë të pakujdesshëm!
Prindër, edhe pse çdo gjeneratë e re e prindërve është më e hapur ndaj seksit, ka akoma vend për progres të mëtejshëm. Duke hedhur vështrimin në të ardhmen e seksit dhe të seks-edukimit, shpresoj se ju do të bëheni më të hapur, më të ndershëm dhe më të përgjegjshëm për fëmijët tuaj, natyrisht, po qe se preferoni t’i keni ata.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit
Qelbesira te degjeneruar.Shkaterrues te Shqiperise.Doni te na shkaterroni traditen qe na ka mbajtur gjalle.Plehra. Prinderit tu mesojne edulaten fhe normat e moralit femijeve dhe jo gjerat e ndyra
Edhe ti nga kjo “gjeja e ndyre” ke ardhur ne jete.
Packa se dole me atavizma mendore mesjetare.
Me falni por me keni marre Nickname. Nickname Maelga eshte i imi.
Por per komentin tuaj ju jap plotesisht te drejte. Edhe une do kisha thene te njejten gje.
Une erdha nga gje e paster qe quhet martese dhe jo si ty qe te hodhi mami bunkereve.Ju jeni degjeneratat qe sillni cdo llum,moral si arritje. Shoqeria qe ka moral nuj ekspozon seksin por virtytet dge moralin si martesen. Ju kellira shkaterroni femije, martesa, tradite, kode duke bere te vertete mesimet Sorroiste
Cilat qenkan gjerat e ndyra? Marredheniet intime jane te ndyra? Pse jane te tilla? Si mund te jene te ndyra kur nemepermjet kesaj marredhenie sjell nje jete te re?
Besoj se gradualisht si shoqeri do ta kuptojme qe gjerat qe sot i konsiderojme te ndyra pa gjykuar pse do ti gjykojme si normale nese do te vendosim logjiken ne pune.
Mendoj se duhet gjetur menyra e duhur per te folur rreth marredhenieve intime me femijet e moshave te caktuara.
Ktej nga Europa
e perkufizojne sexi.n
si Gjeja me e bukur ne Bote .
(natyrishte flitet per ata qe e ndjejne si duhet ate proces
“Mekati te Omel ”
,qejfi e lumturie )
Qe eshte e nevojeshme keshilla e prinderit ,
sidomos nena me vajzen ,kjo eshte e padiskutushme .
Nena dhe vajza ,duhet te bisedojne gjithmon mbi gjithcka
ne jeten e re qe fillon te perballet vajza ,me boten e re e te panjohur ,
qe pret te konfrontohet ajo ,kur arrin ne adoleshnece.
Vetem nji gje nuk shkon ne kto texte qe gjasme i jep Doktorri i Kultures sexuale ktu ,
qe jane lexione qe kann nji text qe i takon nji shoqerie me nji botekuptim e kulture tjeter se ajo Shqiptare ,te ardhura nga nji Bote tjeter ,ku maredhenjet ne shoqeri ,
kann nji tjeter kontekst ndryshe se ne shqiperi ,
te gjitheve i bie ne sy formulimet qe behen ne kte shkrim ,
sikur flitet per nji shoqeri qe nuk i konrrespendon asaj shqiptare ,ne shume kendvesjtrime e kryesishte ne ate ndjenje aq liberale ,me te cilat konfrontohet lexuesi .
Moderrn te shprehesh eshte okay ,por kur eshte fjala per te Tilla tema , duhet pak me shume pershtatje me ambjentin ku e hedh kte text ,ambjentin ku Jeton .
nuk kam arrit asnjehere ta kuptoj mire kete teori…çfare mund te shpjegoje e deri ne ç’mase prindi -femijes? Mjafton qe prindit te tregojne qe respektohen dhe duhen e jo si e bejne seksin…keto po na i tregon tv e interneti ne çdo ore te dite e te nates….
pirdh e shfryu,
ke te drejt dhe s’je i vetmi ne ate bote aty.
si ty jane shumica e shqiptareve .
Me statistike Europiane ne Shqiperi
ka vetem 19% FAMILJE QYTETARE
dhe vetem kta mundet ti kuptojne kto rregulla edukate e kulture Familjare .
te tjeret jane pjes e Stanit Shqiptare
qe dijne te han 10-sin bejne sex lopthi
e prodhijne bageti
Keto,”gjete e ndyra” jane aq te kendeshme sa njerezit deshirojne ti gezojne gjithe jeten deri te vdesin.At’here pse gjeja e ndyre qe sjelle kenaqesi te jashtzakonshme te quhet e ndyre.
Te rrime si t’iu vije per mbara.Ama te flasim drejt.
Nuk ka njeri qe te mos i kritikojne njerezit qe bajne seks te vullnetshem e me deshire.Ndersa dhunuesit duhet te marrin denim ligjor.
Vete kritikuesit ne menyre teper sekrete e deshirojne edhe per vete te berit sekse.Por duhet pershtatur berihas per te kritiku.
Ndersa edukata njerezore nuk duhet te kaloje ne tradheti seksuale kur je i lidhur shpirterisht,perzemersisht,menderisht,fizikisht.Kjo duhet kritiku.Dhe te quhet turp.
Ne nuk deshirojme gjera te ndyra por lidhje martesore. Ju pederasted dhe pedofilet doni ti pergjithesoni njerzit ne rrethin tuaj te qelbur te degjeneruar
Ky qe ka bere artikullin dhe kjo maelga kjo e fundit eshte ajo e treshes me francezin qe kur ben seks do te haj mut e te pi shurre eshte e vertete o popull kurse kjo treshja eshte keshtu se babai i saj te paguan ti shkerllesh mamane e do te shoh eshte fis kurve
Seksi nuk eshte indyre as iqelbur .Seksi eshte vetem INTIM,Eshte prone vetem e ciftit qe ekryen ate.N UK MUND TE BEHET PRONE E PUBLIKUT,Eshteobjekt idiskutimit midis partnereve per te arritr frytezimin me te mire te ketij procesi fiziologjik. ESHTE i vetmi proces qe gjate zhvillimit historik te njeriut dhe ne mijevjecaret e funditte moralit te shoqerise nen ndikimin efeve monoteiste eshte bere intim dhe personal.Megjithate ne popuj te ndryshem ka sjellje te ndryshme seksuale qe jane rezultat i zhvillimit historik te tyre KESHTU QE dhe berja publike e akteve seksuale [neper mjet filmave]duhet berene perputhje me traditat, ,zhvillimin arsimor dhe kulturor te nje vendi .Sa me ipamesuar te jete populli aq me shume inenshtrohet instikteve primordiale.
Eshte e pamudur te diskutohen tema te tilla ,
ne ji shoqeri te tipoit mesjetare ,
sepse gjithcka do degjenroje si Demokracia ne Shqiperi ,
qe ju la ne dor nji funderine nji kerme shpelle ,
i cili e shdroj si eshte vet ate Demokraci .
Shikoni Apokalipsin qe ka ulur per toke Shqiperine sot
si shtet -shoqeri-kulture- kudo ne studio-gazeta-rruge
simptomat e te cmendurve jane qart te dukeshme .
—-
Secili e shef kte Bote me syt e tij !
Qytetari e shikon si qytetare ( me rrespekt ,me moral njerezore ,qe nqs i referohemi Temes e fjale, e dua sexin (hm..dhe si ) por jo pa moral )
shpellari e shikon gjithcka ne kte Bote si shpellar .
Nji Higjene e till ,kaq e pist e Trurit te shpellarit
eshte Toxike per shoqerite qytetare .
Gjithcka qe ai ka jetuar breda kulles se tij ,
i duket e tmerreshme dhe cdo teme e trajton sipas experiences se tij ,ku injoranca dhe pislliku mental ,
luan nji role te madhe .
Ajo qe me cudit mua , ne kto Tema eshte pjesmarrja e ktyre Fanatikeve te Injorances ne tema qytetaresh ,
tematika per te cilat ata s’kan asgje per te thene ,
sepse ajo qe ata kane jetuar ne jetet e tyre ,dhe kultura e tyre s’ ka asgje te perbashket me Temat e Shoqerise Qytetare,
prandaj kemi edhe te tilla reaxione idiotesh mbi temen
Eshte e pamudur te diskutohen tema te tilla ,
ne nji shoqeri te tipit mesjetare ,
sepse gjithcka do degjeneroje si Demokracia ne Shqiperi ,
qe ju la ne dor nji funderine nji kerme shpelle ,
i cili e shdroj si eshte vet ate Demokraci .
Shikoni Apokalipsin qe ka ulur per toke Shqiperine sot
si shtet -shoqeri-kulture- kudo ne studio-gazeta-rruge
simptomat e te cmendurve jane qart te dukeshme .
—-
Secili e shef kte Bote me syt e tij !
Qytetari e shikon si qytetare ( me rrespekt ,me moral njerezore ,qe nqs i referohemi Temes e fjale, e dua sexin (hm..dhe si ) por jo pa moral )
shpellari e shikon gjithcka ne kte Bote si shpellar .
Nji Higjene e till ,kaq e pist e Trurit te shpellarit
eshte Toxike per shoqerite qytetare .
Gjithcka qe ai ka jetuar breda kulles se tij ,
i duket e tmerreshme dhe cdo teme e trajton sipas experiences se tij ,ku injoranca dhe pislliku mental ,
luan nji role te madhe .
Ajo qe me cudit mua , ne kto Tema eshte pjesmarrja e ktyre Fanatikeve te Injorances ne tema qytetaresh ,
tematika per te cilat ata s’kan asgje per te thene ,
sepse ajo qe ata kane jetuar ne jetet e tyre ,dhe kultura e tyre s’ ka asgje te perbashket me Temat e Shoqerise Qytetare,
prandaj kemi edhe te tilla reaxione idiotesh mbi temen
Kushtet per integrim urupian.
70% kurva dhe kurvare
Kjo temë që paraqet doktori është delikate. Shëmbulli i bashkëjetesës së prindërve është kryesore në edukimin e fëmijëve. Pra sa më e fortë dhe e pastër të jetë familja, aq më të edukuar dalin fëmijët. Por, duhet thënë që familja ka marrë një goditje të rëndë. Divorcet janë rritur, për rrjedhim pasojat i kalojnë tek fëmijët. Po kështu edukimi seksual nuk bëhet me kritere për të mësuar fëmijën, por në shumë raste shikohen pornografi që i japin edhe kanalet televizivë. Cfarë mësimi merr fëmija kur shikon se si bëhet seks nje mashkull dhe një femër dhe mashkulli në vënd që të fusë penisin në vaginë, e fut në anusin e femrës!!! Banalitete të tilla e çorjentojnë të riun duke dëmtuar edhe ndjejnën e dashurisë së pastër ndërmjet dy të rijve. Pra, shkurt duhet ndarë ndjenja e pastër e dashurisë nga banalitetet që kanë efektin e kundërt.