Për Bluzat e Bardha si katrani

redaktor

Iku dhe një njeri i mirë; një nga kjo raca e rrallë e të mirëve. Ai nuk kishte ndërmend të ikte, asesi kaq shpejt, asesi aty, asesi për atë arsye. Jo dhe jo! Iku, pa patur kohë të kthejë kokën edhe një herë në çastin e mbramë. Ardian Osoja as që arriti ta kuptoje se po ikte, as që ishte perzgjedhur për të ikur nga i Madhërishmi. Jo! Atë e larguan me dhunë ca njerëz te këqinj, nga kjo raca e shtuar e te këqinjve.

Tjetër kush e mori vendimin shpejt e shpejt. Tjetër kush, që nuk pyet as per planet e të Gjithpushtetshmit. Vetëm se, këtë herë, si kushedi sa herë të tjera, ky tjetërkush kishte veshur bluzë te bardhë. Një të bardhë të strëngur, të hirtë, një të bardhë që nxin më shumë se katrani.

Ka vite që bluzë-katranët kafshojnë jetët tona e të të afërmve tanë. Janë shpërndarë si farë e keqe nëpër të ashtuquajturit spitale-stalla, që të kujtojnë improvizimet për të plagosurit e luftërave botërore; po aq te pistë, po aq te sajuar, po aq të mbushur me gangrena si prej sharrash druri. Po vetëm me një ndryshim: nuk ka mjek që vrapon sa nga një i plagosur tek tjetri në përpjekje për të mbajtur pulsin gjallë! Ka bluza të hirta që rendin sa nga një zarf tek tjetri, në përpjekje për të mos lerë asnjë hallexhi t’í shpëtojë hesapit; paçka se ai mund të jetë zarfi i një fryme që shuhet, zarfi i një shpirti që po ikën pa e kuptuar, pa e patur fare në mendje; pa mundur as të zgjedhë se çfarë kujtimi dëshiron të marrë me vete.

Po si mundemi ne të pranojmë të humbasim këto beteja për njerëzit tanë më te dashur, për miqtë tanë më të mirë? A mundemi dot të dorëzojmë pa luftë dashuritë tona në një dhomë urgjence 3×3 të një qyteti turistik, me një shtrat me këmbë të ndryshkura poshtë çarçafësh të pistë e ku, një dollap me rafte bosh si sytë e zbrazur nga ndjenjat dhe një perde e zbërdhylët që valëvitet si zemër e grisur, të bëhen refleksioni i fundit që kjo shoqëri dikton për ta marrë me vete?

– “Mjekun e urgjencës kerkon?”… Dhe të tregojnë me gisht një bluzë-hirtë përpara një gote birre. Ku? Tek një lokal i pistë i improvizuar gjithashtu në oborrin e spitalit.

Ka ardhur koha tí themi fort e prerë “Stop” kësaj përdhosjeje; kësaj përzënie të dhunshme të miqve tanë nga ditët tona!

Miqtë do ikin e të dashurit do largohen nga kjo botë vazhdimisht… Eshtë ligji i jetës, është vepër e të Gjithëpushtetëshmit. Po le të bëjmë që ky largim të jetë po aq hyjnor sa i Gjithëpushtetëshmi. Le të bëjmë që ky largim të mos jetë kaq i pakuptimtë, kaq i panevojeshëm, kaq frymëmbajtës prej befasisë, kaq revoltues prej paaftesisë diku në një urgjencë-katran te një qyteti turistik, për faqen e zezë të të gjithëve ne.

Sigurisht që palo-shteti që lamë pas na la të zhytur në një humbetirë paaftesie, injorance, pisllëku e pashpirtësie. Patjetër që dalja njëherë e mirë nga kjo humbetirë nuk bëhet me “shkop magjik”, por kërkon kohën e nevojshme. Por të pakten Mjekun, o njerëz ! Ate duhet ta sjellim menjëherë !

Mjekun, nga ata me bluzë të bardhë si jeta. Për njerëzit e mirë si Ardian Osoja, nga ata që janë të rrallë mes nesh, e që nuk kanë vendosur ende te ikin nga ne. Jo pa urdhrin e Atij.

 

Share This Article
22 Comments
  • Ke ven gishtin mbi plag o Ilir. Po ajo esht plag e thell e me shum qelb brenda. Te dhemb ajo plag. Sa na ka ik edhe shpresa qe mund te behet gje. Ketu esht mos te zent halli vlla.

  • Ky eshte nje shqetesim qe na mundon perdite te gjitheve .
    Spitalet jane per turp , tek mjeksia shqiptare na ka humbur besimi totalisht , dhe spitalet private vetem rrjepin popullin nevojtar
    Ate qe beri kryeministri me universitetet mashtruese piramida duhet ta beje urgjentisht me spitalet dhe mjeket demode dhe paloinfermieret kalamaj qe bejne 2 vite shkolle ( se vetem aq pike mund te kapin per tu shkolluar)

  • URGJENCA E VLORES ESHTE NJE AGJENSI FUNERALESH KETU E SHUME KOHE TANIME.

    POR U DESH TE SAKRIFIKOHEJ DIKUSH ME ZE, QE ME NE FUND TI “QEPENI” KESAJ “AGJENSIE” E TE ZHDUKNI TE GJITHE STAFIN, QE JANE ABSOLUTISHT TE GJTHE TE PAAFTE!!

    PYESNI DOKTORET E TIRANES SE NE C’GJENDJE EKSPERIMENTALE IU VIJNE PACIENTET NGA VLORA!

    SHIKONI STATISTIKAT E VDEKSHMERISE SE VLONJATEVE – JO STATISTIKAT E SPITALIT TE VLORES, SE TE ZINJTE VDESIN NE TIRANE… POR TE QYTETAREVE QE JANE RREGJISTRUAR FILLIMISHT NE VLORE E ME PAS KANE PERFUNDUAR NE TIRANE PER TE DHENE SHPIRT.

    KASAPE! E KASAPANE! – VETEM KJO FJALE ME VJEN NDERMEND PER KETE SPITAL!

    FUTJUNI PUNES THELLE, E DO TE ZBULONI SHUME! VEC MOS E LINI NE GJYSEM, POR PERFUNDOJENI PER TU BERE NJE SHEMBULL EDHE PER SPITALET E TJERA.

    NGUSHELLIME FAMILJAREVE DHE MIQVE!

  • Vetem me lufte të pamëshirëshme, vetëm me sopatën e dardharit mund të luftohet kjo gjendje e mjerueshme në shërbimet e urgjencës shëndetsore.

  • Si nuk ka nisur heimi nga ministria e shendetesise dhe prokuroria per kete mjek> Si ka mundesi qe edhe Dita mjaftohet me nje shkrim pa bere denoncim dhe pa i kerkuar llogari ministrit?

  • Hahahaaa shume shkrim i bukur. Dmth jane fajtore mjeket qe spitalet jane ne ate gjendje qe jane??? Infarkti akut i miokardit duhet trajtuar ne qendra te specializuara per kete semundje. Fatkeqesisht pervec QSUT ne asnje spital tjeter publik shqiptar nuk esshte krijuar nje qender e tille. Edhe spitalet private qe kane kete profil jane vetem ne Tirane. Prandaj edhe sikur te kishe nje mjek gjerman ne spitalin e Vlores kam pershtypjen se nuk do te mund te bente ndonje gje te madhe per te ndjerin. Po kete nivel gazetaresh kemi. Vdes nje shok dhe analiza e tyre nuk mund te shtrihet me shume se cfare u kap syri. Sigurisht mjeket duhet te bejne shume me shume per pacientet, Por te analizosh nivelin e stresit qe i nenshtrohet nje mjek ne urgjence un them se i afrohet atij te nje ushtari izraelit ne Gaza. Me falni per qeshjen ironike ne fillim. Ngushelime te ndjerit por sic e thash me lart fati i tij i keq qe i ndodhi infarkti ne Vlore. Ne Tirane kishte me shume mundesi te shpetonte.

    • O shoku i ditur para 7muajsh babai im 61 vjec kaloi parainfrakt ne Fier dhe tani eshte mire sepse nuk I dhane ilac stomaku po na thane ca kishte. Tani merr ilace se pasi ndodhi beme nje nderhyrje te thjesht. Te spitali amerikan. Merr ilace tani e vazhdon jeten. Ashtu do I ndodhte edhe te. Ndjerit Ardian nese te pakten I thoshin cca kishte. Pastaj parainfraktin e dalloj edhe une qe nuk marr vesh. Po kur ti zene syte leket nuk shikon gje pastaj. Legena mjek te leshitt.

      • Nderhyrjet ne zemer jane gjithmone te komplikuara dhe ska asnjehere nderhyrje te thjesht. Baba jot me jete te gjate. Pastaj na kallzo ca i bene tet ati qe ta dime, se jete eshte kjo,
        Po normal tek Amerikani se tek spitali i Fierit vetem individe me stetoskop gjen se aparatura as qe behet llaf fare te kesh.
        Te duket vetja sikur ke dale nga lufta kur hyn ne ate spital, pisllek, lageshtire, vjetersira etjetj.

    • SPITALI I VLORES PERBEHET NGA MJEKE “BARINJ BAGETISH”

      SHKO SHIKOJI NJEHERE.. TE GJITHE ME FYTYRE TE ZHURITUR NGA FSHATRAT E THELLA TE BREGUT, SEPSE PASDITEVE MERREN ME BUJQESI E BLEGTORI..

      ASNJE KERKIM SHKENCOR, ASNJE TRAJNIM, ASNJE INTERES PER TE MESUAR E KUPTUAR ME TEPER PER ZANATIN E TYRE..

      MBI TE GJITHA NJEREZ ARROGANTE E FODULLE.

      —-

      NESE NJE MJEK NUK KA ILACE, TE THOTE NUK KA!
      NESE NJE MJEK NUK KA APARATURA, TE THOTE NUK KA!

      POR E SFIDOJ “DITEN” KETU: KERKONI KARTELAT E PACIENTEVE QE VIJNE NGA VLORA NE TIRANE! TE GJITHE KANE TE NJEJTIN PERSHKRIM: “DIAGNOZE E GABUAR!!!!”

      DIAGNOZA E GABUAR – VJEN SE PARI SI PASOJE E PAAFTESISE PER TE PRANUAR ATE QE DI DHE ATE QE NUK DI! SE DYTI NGA MUNGESA E EKPERTIZES DHE ZHVILLIMIT PROFESIAL… E VETEM SE TRETI NGA MUNGESA E APARATURAVE!

      POR KETU NUK PO THEMI SE MUNGUAN APARATURAT.. LEXOJE DREJT:

      “TE NDJERET (SEPSE JANE SHUME ME TEPER SEC MUND TA IMAGJINONI) KANE IKUR SE INJORANTET U THONE GJITHMONE GJERA TE PAQENA, PER TJU SHITUR ILACET E TYRE”

      EDHE SA TE TJERE DUHET TE VDESIN QE TE FILLOJE PROKURORIA TE LEVIZE!!! MJERE NE!!!!!!

      • E ku ehte dallimi more specialist dhe i midhjes dhe i peshkut nga Parainfarkti dhe Infarkti. Apo ke diplome dhe ne mjeksi ashtu sic grin sallate ne cdo fushe tek tema.
        Nejse fat i keq i Adrianit qe ra ne duart e nje debili qe se di akoma qe cdo njeriu duhet ti behet EKG ´, qe e vene pale dhe ne Urgjence.
        Nejse cte them kjo eshte Mjeksia qe po trashegojme keto 24 vite si pasoje e ketyre plehrave qe slane me idiota pa vene ne QSUT te japin mesim, dhe atyre palaco PROFESORA ne QSUT qe as u rruhet fare te japin mesim, edhe per brezat qe nxjerrin.
        Po se mos na mungojne vetem mjeket neve, sikur ne fushat e tjera po nxjerrim shkenctare ne, 90% debila me diplome.

  • Pa tjeter qe mjeket kane pergjegjesine e tyre per kete gjendje te shendetesise.Por a ka nje program dikasteri per azhurnimin profesional te mjekeve.?? Si azhurnohen mjeket ne Shqiperi.? A behen testime te here pas hereshme per nivelin e tyre sikurse behen me mesuesit te pakten ? Si mundet te shpallesh vleresimin mbi bazen krediteve qe fiton cdo mjek kur keto kredite jepen fare ne menyre formale ne konferenca te organizuara vec nga kompani farmacautike qe vec reklamojne ilacet e tyre qe ju interesojne? dhe e dini c’ndodh? Mjeket vene ne nje konference, regjistrohen marrin letren me leter kreditet dhe ose ikin qe ne fillim nga konferenca ose rrine aty e nuk e cajne koken fare se c’thuhet aty. Pastaj, me tej si mund te sherbeje mjeku i rojes ne nje pavion kur dollapi urgjences eshte bosh fare dhe nuk gjendet qofte dhe nje adalat per te lehtesuar dhimbjen e pacientit,,
    kur nuk ka nje aparat te thjeshte EKG qe te dalloje mjeku i shkrete se pacienti ka infarkt akut apo dhimbje stomaku.Si mund tye sherbeje mire mjeku kur infermierja qe i kane dhene si bashklepuntore ne 90% te rasteve vjen nga fshati dhe nuk di akoma se ceshte sapuni e alkooli.Po si mund te sherbeje mjeku ne nje pavjon kur nuk egziston uji ngrohte kur ska termometra per te matur temperaturen dhe kur carcafet jane te palare e kane ngjyre gri, kur te semuret per te shkuar ne banje nga krevati skane shapka per veshin kepucet kur futen ne shtrat pastaj me rrobat e zakoneshme se ska pizhame spitali??.Po kur mjeku do ta coje pacientin en repartin e radiologjise ti beje nje grafi urgjent por nuk gjendet djekundi nje karroce per ta transportuar.Po kur nuk ka barrela mbajtes e infermieja nje femer e pafuqishme duhet te mbaje pacientin e renduar qe se mban dot?? Po kur del nje psikopat dhe e ofendon dhe e qellon mjekun ne detyre dhe askush nuk e mbron bluzen e bardhe?? a duhet ta mbroje shteti nepunesin e vet? Ahere me thoni lexues te nderuar : te gjitha fajet mjeku i ka ne shendetesi??

  • Prandaj i them autorit te ketij shkrimi, mire ben qe godet, por ti godet qorrazi, nuk sheh me larg se hunda jote.Ty te vjen keq qe e pesoi nje kolegu jot nga kjo gjendje e mjerueshme, por ku ishe ti me perpara apo merreshe me sfilatat zonjave e mikeshave te miliardereve, me koncertet luksoze te njerezve qe sdine ku ti prishin parate dhe me probelemin a duken bukur vilat e tyre ne breg te detit apo jo??

    • Te lumte goja, ose me sakte te lumte sqepi. Likja, adashi i kokes tjeter te Lirindjes, flet sikur eshte jashte sistemit, nderkohe qe perkedhel dhe perkedhelet nga Gjika qe ka marre frerat e emerimeve te PS ne Vlore.

  • Si mundet te ngrihet nje mjeksi moderne, KUR shumica e njerezve nuk kontribuojne per te? Si mundet te ngrihet ne kembe nje mjeksi moderne KUR buxheti vjetor per te eshte “mikroskopik”, ne krahasim me nevojat e saja? Si mundet te ngrihet ne kembe nje mjeksi e super-politizuar ne 23 vitet e tranzicionit? Si mundet te ngrihet ne kembe nje mjeksi ku kufiri mes publikes dhe privates ka kohe qe eshte zhdukur? Si mundet te ngrihet ne kembe nje mjeksi modern, kur ne drejtimin e saj jane bere eksperimente pa fund. Vetem ndonje veteriner/zooteknik/agronom/marangoz etj, etj. skemi nominuar deri me tash Minister, Zv/Minister apo Drejtora te Rendesishem te saj?..Plaget e Mjeksise sone kane kohe qe jane qelbezuar, POR mes mjekeve, infermjereve e stafit tjeter ndihmes ka shume e shume njerez te “bardhe”, si vete bluzat qe ato mbajne, edhe pse te lene ne hije apo “te zgjyrosur” nder vite “nga eminencat gri” te Mjeksise dhe Politikes….Ata jane shpresa se nje dite edhe mjeksia do te ringrihet se bashku me shoqerine tone te zhytur ne llumin e koheve korruptive…

  • Bravo.Po lexoj disa komente qe me pelqejne. Mjekesia jone ka 1 milion te meta. Po a jane mjeket shkaku i vetem per te gjitha? Une mendoj se jo. Edhe sikur mjeket me te mire te botes ti mbledhim e ti leshojme ne kete realitet do gabojne shume here. Por per mua problemi me i rendesishem nuk eshte se kemi mjek qe ne shumicen e tyre nuk kane nje performance te mire mjekesore, por se nuk kemi mjek mjaftueshem. Sidomos ne periferi mjeket specialiste qe meren dhe me urgjenca jane nga 1 ose 2 per cdo spital (mbase perjashtim bejne vetem kardiologet), por per ta mbuluar nje sherbim 24 ore duhet te jene te pakten 4, se perndryshe nuk quhet pune po hyne te trajtimi cnjerezor. Asnje kod pune nuk ta lejon qe ta detyrosh njeriun te rrij 24 ore ne pune per cdo dite, pa pushim, pa te shtuna e te diela. Dhe pastaj shto dhe fluksin super te madh sic duhet te jete Vlora e ketyre diteve, atehere ta ngaterrosh nje infarkt acut non STEMI nga nje dhimbje stomaku nuk eshte kaq e paimagjinueshme sac duket.

  • Ne kete Shqiperi mizerje shumica injorante po e po,por edhe ca gjoja me te ditur,gazetare e analiste,perhere merren me te dobetin,merren me qimen dhe nuk shohin traun qe u ka zene rrugen.E si mund te pretendoni ju profesionalizem tek mjeket ne ato kushte qe shteti ka lene spitalet dhe qendrat shendetesore.Si mund te jene mjeket te motivuar dhe te perkushtuar ne pune,kur per pergjegjesine me te madhe qe ekziston ne bote,per te shpetuar dhe mbajtur ne jete njeriun dhe te semurin paguhen vetem 300 apo 350 euro ne muaj.
    Pa le pastaj kur ulerasin injorantet si histerike qe tu versulen mjekeve prokuroret dhe gjyqtaret.Mjeket bejne gabime nga padituria kurse gjyqtare e prokurore me vetedije te plote bejne te kunderten e detyres se tyre.Lirojne kriminele dhe trafikante pasi jua mbushin mire xhepat me miliona e madje edhe me miliarda.

  • Ah Ilir more Ilir. Shume mire ke shkruar por ç’ti besh qe per fat te keq je dhe ti pjese klanit te emerimeve qe sundon Vloren. Te fala Shpetimit!

  • E tha kryeredaktori ne nje shkrim te tij rreth kesaj teme: kjo eshte shqiperia qe kemi ndertuar. Per kete kemi kontribuar te gjithe me dashje apo pa dashje nga pak. Ajo qe ne enderrojme do vij shume ngadale dhe njesoj ne te fjitha fushat. Nuk mund te vije diku me para e diku me pas sikurse ne kemi nevoje.

  • Ja pra dhe “RILINDJA ” e mjekesise shqiptare nga dyshja e stolit te ” DINAMO-s ” ne basketboll , RAMA – BEQAJ , qe ju te DITA-s nuk rreshtni se levduari , se do ia ndrronin faqen asaj ( mjekesise ) , madje do e benin edhe falas ate !!! Ministri injorant i mjekesise rilindase ( besoj se ju kujtohet pse iu hoq mandati i deputetit ne legjislauren paraardhese , vetem per ato 330 milionet e Gjushit te vogel te Durresit ) , ende nuk e di se thuhet INFARKT dhe jo INFRAKT !!!!…..

  • Te ndjej ne shpirt o Ilir,eshte nje Padi Penale,qe i duhet bere Drejtuesit,Ministrit,per ti te thene mjaft me ,nuk duhet reforme vetem ne Drejtesi,nuk e kane nisur ende ne Shendetesi,mjaft,mjaft me, paguani me buxhetin e shtetit shendetesi tejstallore e kriminale, paguan dyfish taksapaguesi me dy lloje zarfash..Largoni teresisht sojon e vjeter,sado qe te jene te specializuar,u mingon ajo qe ka humbur e nuk rikthehet kurre,HUMANIZMIIIIIIIIIIIIIIIII…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *