Për Çanin dhe një …komunitet

redaktor

Letër e nënshkruar,

Stefan Dhramo

 

Shpeshherë shohim e dëgjojmë tematikën vulgare të emisionit “Zonë e Lirë”. Më konkretisht, e kam fjalën për temat që trajtojnë problemin e homoseksualizmit, të LGBT-ve etj. Që në fillim dua të them se përcaktimi që i bëhet kësaj kategorie njerëzish si “komunitet” është i padrejtë dhe i pasaktë. Kjo sepse këta njerëz kanë një devijim, janë të prekur nga një ves i keq dhe po të ecnim sipas kësaj logjike, duhet të quanim komunitet edhe pijanecët, drogaxhinjtë, bixhozxhinjtë etj. Më e bukura është se në mbrojtje të kësaj “kauze”, homoseksualitetit e LGBT, dalin dhe disa “zonja të nderuara” që drejtojnë shoqata, fondacione e gjëra të tilla. Kam mendimin se këto gra e bëjnë një gjë të tillë për arsye pragmatiste, për të fituar para nga fondacionet e jo se janë aq të shthurura.

Dua t’u kujtoj këtyre njerëzve, Çanit në radhë të parë, i cili bën një propagandë euforike rreth këtij problemi dhe nuk lë rast pa e ngacmuar atë, se efekti i kësaj propagande është mjaft negativ në popull. Kjo sepse realisht ka njerëz të tillë, me këto devijime. Dhe këta tani, duke e quajtur një gjë “normale” devijimin (sepse kështu paraqitet në emision), janë bërë më të guximshëm, më të pacipë dhe më alabakë duke i shfaqur hapur këto prirje të fëlliqura. Kjo vjen sepse një pjesë e madhe e këtyre njerëzve janë injorantë dhe vulgarë, e nuk janë të edukuar si ata që shfaqen si protagonistët kryesorë të kësaj “lëvizjeje”.

Në rast se Arian Çani apo gazetarë të tjerë si ai, i tërheqin fort këto probleme, dua t’i kujtoj se për shumicën dërrmuese të popullit ka probleme të tjera, ekonomike, të punës, të të ardhurave, të emigrimit, të shëndetit etj. Uroj që ta keni parasysh i nderuar Çani dhe gazetarë të tjerë. Me nderime.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *