Për ç’deklarime pasurish flasim?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Edhe gjuetisë së shtrigave duket se i erdhi koha. Sezoni u nis me kryetarë bashkish të vogla e me gjynahe po aq të vogla. Nisja filloi. Po trendi? Ku do vazhdojë kjo të shtjellohet si vektor? Lart apo poshtë këtij niveli? Një mendje më thotë se kjo nismë do të ketë si kolonë shashkën e zakonshme apo furtunat nëpër gota. Po kjo mendje më sugjeron se as që ka shanse për të ngacmuar folenë e grerave. E ato i ndërtojnë foletë-vila e makinat shumë milionëshe në lartësi të tilla ku dora e drejtësisë hë për hë po edhe për disa vite ka frikë nga pickimet e fuqishme.

Në fakt kemi dëgjuar për deklarime të ca vrimave të zeza të disa zyrtarëve në të kaluarën e tyre. Mbase janë të vërteta. Por jam i sigurtë që nuk kanë pasur e nuk janë në lartësinë për të qenë shkak i një të keqeje masive. Kanë një farë vlere, të themi, morale por që në asnjë mënyrë nuk mund të godasin aty ku duhet. Askujt nuk i intereson se Klosin e kanë ndaluar për thyerjen e shisheve të birrës para 20 vjetësh. Apo një tjetër që e kanë hetuar për futjen, të vjedhur ose jo, të një makine të përdorur në Shqipëri. Nuk e inkurajoj por as nuk është ndonjë hata. Nuk ka shqiptar që s’e di ku konsiston “hataja” e vërtetë. Bile e tha me gojën e tij edhe z.Lu. Një unazë apo orë gjykatësi sa vlera e një makine ambasadori të Amerikës. A nuk është transparente kjo për të gjetur të keqen e krimin e vërtetë që po i shkakton dëme të pallogaritshme këtij vendi të varfër.

Mos të harrojmë këta të fundit që miljonohen me lekë taksash duke u kthyer në një skotë të urryer zhvatësish. A ka nevojë këtu për deklarim? A nuk duket qartë? Atëherë për ç’deklarime pasurish flasim? A nuk ju duket se po na gënjejnë përditë, bile, edhe me aprovimin tonë, qofte dhe në heshtje? Mendoj përfundimisht se ky vetëdeklarim do të kulmohet te bizneset e “capës së bukës”. Të bukurat vetëdeklarime! Si përherë vazhdon motoja e kaposhit që u reduktua në thelë. Deri kur kështu! Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *