Unë mendoj që Berisha nuk e do realisht integrimin në BE. Ka të bëjë dhe me një arsye në dukje banale, por që është makthi real i këtyre politikanëve. Nëse e vini re, këta njerëz kanë bërë shumë pasuri. Sali Berishës nuk ka më institucion t’i verifikojë pasuritë e familjes së tij duke nisur nga energjetika, tek fabrikat e çimentos, tek koncensionet minerale e deri tek plaçkitja e tokave në bregdetin jugor. Ky dhe të tjerë afër dhe rrotull tij kanë boll pare sa të jenë gjallë. Ndaj, mos prisni që ata të bëjnë gjeste që ne na afrojnë me Bashkimin Evropian. Kjo nuk është as retorikë dhe as paragjykim për ta, por është një logjikë normale. Ata e konsiderojnë këtë Republikë një çiflig të tyre, të cilin e duan për vete. Ata nuk janë gati të dorëzojnë sovranitetin e tyre tek Bashkimi Evropian dhe askush të mos presë që ata do të sillen si liderë perëndimorë me çdo kusht që Evropa do të vendosë për avancimin e Shqipërisë drejt saj.
SMS në DITA në 0689073730