Përshëndetje DITA. Shënjestër, shënjestër, qeverisë së të pandehurve. E meritojnë, sepse janë amoralë dhe të papërgjegjshëm, sepse janë dinakë dhe gënjeshtarë, sepse janë të paaftë dhe amatorë. Një shëmti kaq evidente!! Dhe sa miliona të harxhuara, sa energji e harxhuar në media e propagandë…. Për çfarë? Që ti thuhet popullit që e zeza është e bardhë; që ti thuhet popullit se u dashka të rrijë në pushtet akoma një vrasës si Sali Berisha që në 2012 mbushi 22 vjet komunist dhe 22 vjet antikomunist, plot 44 vjet nëpër paradhoma e dhoma pushteti!!.
Sa shoqëri e dobët tregohemi në rast se i bindemi këtij vullneti diabolik, kësaj propagande idioteske, që shënjestron naivët dhe na tall ne të tjerëve hapur.Kush di të krahasojë nivelin e “politikës” që bën sot kryeministri i këtij vendi, me atë që bëjnë kryeministrat e tjerë nëpër Europë, do veje duart në kokë nga rezultati.
Pjekuria a burrnia e një shteti dhe e një shoqërie mund të përkufizohet në mënyra të ndryshme; por nuk do të ishte gabim edhe të mendohej si gatishmëri për t’u shqetësuar sinqerisht për probleme që i kapërcejnë interesat e ngushta, parrokiale, provinciale e të cekëta të jetës së përditshme; problemet e raporteve të elitave dhe të individëve me ofiqet përkatëse në hierarkitë e pushtetit; rishpërndarjen e parasë publike dhe kronikën e zezë, rozë e të bardhë.
Ndër shqiptarët që njoh personalisht, shumë mendojnë e sillen si qytetarë të bekuar me vetëdijen publike dhe me aq fisnikëri sa të më bëjnë të ndihem krenar edhe unë – si bashkatdhetar i tyre. Edhe historinë e shqiptarëve e gjej të pasur me shembuj të tillë. Por institucionet që na përfaqësojnë e që flasin me zërin tonë, janë e mbeten shumë larg këtij modeli.
Email nga adresa: [email protected]