Për çfarë ta kujtojmë 21 Janarin?!

redaktor

Nga Entela Resuli

Sot në mëngjes u zgjova edhe unë me mendimin që të kontaktoj me familjarët e viktimave të 21 Janarit.

Tetë vite më parë, gjatë një proteste antiqeveritare u vranë katër protestues të pafajshëm, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj si dhe u plagosën disa të tjerë.

Ngjarja ishte tragjike për atë kohë, por e tillë mbetet edhe sot, madje edhe më tepër.

U vranë katër njerëz në shesh.

Sot nuk ka asnjë të dënuar për ata që shkrepën armën dhe as për ta që dhanë urdhër për të tërhequr këmbëzën.

Këta që na qeverisin sot erdhën në pushtet edhe me premtimin për të çuar në vend drejtësinë mbi këtë ngjarje.

Jemi në 21 janar të vitit 2019.

Ata që u akuzuan se vranë janë në opozitë, ndërsa këta që do të bënin drejtësi janë në pushtet.
Askush nuk mban dhe nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Po sot, ku të shpresojmë Ne (njerëzit), te ata që vrasin, apo te këta që falin vrasësit?!

E për çfarë t’i kontaktoj familjarët? T’u kujtojë ndoshta ditën më të zezë të jetës së tyre!? Apo…

Migjithatë, për ta dhe për këdo jeta vazhdon, këtë e tregon më së miri kjo foto e Anës (Veizit) pas 9 vitesh qysh kur ka humbur të atin.

Babai nuk pati mundësi ta shoh kaq të rritur dhe të bukur vajzën e tij./DITA

***

Në foton kryesore siguruar nga DITA, Ana, vajza e Ziver Veizit vrarë nga Garda e Republikës më 21 Janar 2011.

Share This Article
2 Comments
  • Mire e ke zonja Resuli qe je zgjuar sot, por çfare personaliteti je ti qe do te takoje te afermit e viktimave apo ashtu per muhabet? Keni filluar te gjithe ju gazetaret e kristalit modern shqiptar qe te mbivleresoni veten ne studio, te çirreni para te zgjedhurve te popullit se gjoja gazetaria eshte e pavarur ne çengela, se eshte pushtet qe keni votuar vete per veten tuaj ect ect ect. Shkruaj per ato qe nuk dime dhe mos u beni papagall qe te perserisni tere diten, se naten keni pune tjeter, ato qe na jane bere te merziteshme. Jo se dua te mbroj Edi ramen se nuk me behet vone fare, por kujt ja kerkoni drejtesine ju kur dhe vete jeni te zhytur ne padrejtesi si koleget gazetar te tute ata te babales? Apo keni parti politike dhe ju gazetaret ca andej e ca ketej dhe na qenkeni te pavarur dhe pushtet qe nuk u ka zgjedhe njeri. Ky lloj pushteti, ne demokraci te vertete do rruspen dhe te mos ju pjerdhe njeri fare, tu bojkotojne dhe injorojne se nuk e kuptoj se nga del gjithe ajo para qe paguheni ju, miljarda me gjithe ata televizor, gazeta , revista, radio e nuk merret vesh, miljarda leke merrni ju qe deshpejehi per ate popull! Vertete, po te kishte shtet, drejtesi dhe ndonje te pergjegjshem do tu çonte me lopet e fermes se per qumesht kane nevoje. Kjo qe beni ju eshte demokraci me hu ne bythe. Te rralle jane gazetaret e vertete ne Shqiperi.

  • Mas harojme”21 Janarin” si;
    masakrat e 4 Shkurtit 1944

    Entela Cupe!Entala resuli. Ti e di qe une te kam dobesi sa shkruani,ani se je ne filizat e rrities e mire te duken atp,po me direkt dilu keqdashesve te ketij vendi, pavarsisht nga ‘vellot”vene. Si atdhetare pa perkatesi partiake,fetare, krahinore apo miqesore,shkruaj.
    Shikou njerezve PUNEN jo GUNEN.
    Miresite shoqerofshin.Atdheun tone.

    Si NENE “Pashako” te shkruaj.
    Se MESUESI pas NENES vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *