Dëgjova në TV disa apele me siguri të organizuara për të “kthyer besimin e publikut te gjykata”. Sa për të qarë e për të qeshur me këta mizerje që kemi në qeveri. Pasi kanë shirë si kali në lëmë dhe e kanë përdorur gjykatën dhe drejtësinë si leckë për të fshirë b..thën, tani dalin bëjnë mësuesin e madh të popullit.
Kjo gjykatë ka në tavolinë një dosje të FBI me prova shkencore, që thotë se komandanti i gardës ka vrarë demonstrues përtej dyshimeve ne 21 janar, thotë emrin e të vrarit dhe emrin e të dyshuarit që e ka vrarë po ai. Kjo gjykatë e lë atë të lirë, biles së bashku me gardistët e tjerë sillen ne sallën e gjyqit si në shtëpinë e tyre.
Kjo gjykatë ka lënë të lirë Lulëzim Bashën, duke mos ia hapur fare kapakun e dosjes për shqyrtim, pasi sipas saj i erdhi një ditë me vonesë.
Kjo gjykatë ka lënë të lirë Fatmir Mediun, pasi ditën që do të gjykohej, rifitoi imunitetin, ndërsa tani që ia kanë hequr, bën sikur nuk e ka mendjen që një vrasës po sillet si njeri i lirë.
Kjo gjykatë ka falur Damir Fazliçin, sekserin e Familjes në pushtet, i cili e ka të provuar se ka bërë pastrim të qartë paresh përmes studios ligjore të vajzës së Sali Berishës në shumën 1.7 milion euro, duke i shitur vetes në Qipro një kompani pa asnjë aktivitet në Shqipëri me një shumë marramendëse.
Kjo gjykatë ka lënë të lirë Ilir Metën, i cili fliste para kamerave me zë dhe figurë jo për 700 euro, por për 700 mijë euro bakshish nga një biznesmen. Por meqë Sali Berisha një natë para gjyqit shkoi e piu verë tek shtëpia e Ilir Metës dhe pastaj në drekë kafe në Rogner, gjykata vendosi që ajo video nuk ekziston.
Letër e nënshkruar: Alket Doko, student
gjynah, ne kete moshe dhe kaq i idoktrinuar.