Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha vizituan shtëpinë e të moshuarve në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet, zyrtarisht me rastin e festave të fundvitit, por realisht për të plotësuar një detaj në axhendën hipokrite që shoqëron zakonisht politikanët në kohë festash për shkak të nevojës për të treguar se janë pranë njerëzve në nevojë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë “garantoi” dhe “siguroi”, siç zakonisht bën sa herë që ka ndonjë kamera përpara, se do të bëjë gjithçka për të lehtësuar jetën e tyre dhe theksoi se kjo shtëpi (ajo e të moshuarve) është në kushte optimale falë investimit prej 50 milionë lekësh!
“Shtëpia sot është me kushte optimale. Ju garantoj se interesi ynë për t’u lehtësuar juve jetën është interes i madh në rritje” – theksoi Berisha. Siç duhet të ndodhë në të tilla raste, ai nuk harroi të vlerësojë personelin e Shtëpisë së të moshuarve dhe më pas (ky është një ndër momentet më fyese, por dhe më të pashmangshmet) shpërndau dhurata!
Letër e nënshkruar: Erjon Tela