Për çmimin Nobel dhe gjenocidin

Ornela
Austrian writer Peter Handke poses in Chaville, in the Paris surburbs, on October 10, 2019 after he was awarded with the 2019 Nobel Literature Prize. - Austrian Peter Handke, one of the most original German-language writers alive, who once used his famously sharp tongue to call for the Nobel Prize in Literature to be abolished, was awarded with the 2019 Nobel Literature Prize on October 10. The prize brings its winner "false canonisation" along with "one moment of attention (and) six pages in the newspaper," the novelist, playwright, poet and translator told Austrian media in 2014. (Photo by Alain JOCARD / AFP) (Photo by ALAIN JOCARD/AFP via Getty Images)

Nga Bedri Islami

Në njërën nga ditët e fundit më rastisi të isha në Wurzburg, një qytet i vjetër, ku e shkuara është pleksur me të tashmen.
Kam qenë shpesh atje gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Në një sallë të zakonshme, ku kishte edhe një aneks dhe mund të gatuhej, janë bërë disa nga mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, ku merrnin pjesë edhe anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Drejtorisë Politike të UÇK-së.

Por qytetin nuk e kisha vizituar. Kisha qenë deri në qendër, ku rrugët bashkohen e ndahen me njëra tjetrën, mes tyre ecin tramvajet e zhurmshëm, dyqanet e mëdha shfaqnin konfortin e tyre, por brenda nuk kisha qenë asnjëherë.
Aso kohe ne flinim në shtëpitë e shokëve dhe, ndërsa zhvilloheshin takimet e gjata, të zhurmshme nganjëherë, me përplasje dhe ide që në fund të fundit ishin lirisjellëse, disa nga anëtarët e organizatës, që nuk ishin pjesë e forumeve, gatuanin diçka dhe pushimet ishin të shkurtra.

Kësaj here kisha më shumë kohë dhe në një ditë të premte, si kjo, ndërsa binte shi dhe dola nga biblioteka e qytetit, vendosur në një godinë të stilit të vjetër, pas disa hapave, krejt në qendër, ishte një librari e madhe, e quajtur “Hugendubel”, me konfortin që duan librat, hapësirat, disa katëshe dhe në secilin prej tyre mund të uleshe të lexoje, të pije një kafe dhe të shfletoje median e gjithë botës.

E ndjeva ngrohtësinë e veçantë që të jep prania e librit. E veçantë e dashur, mikluese, ndjellëse dhe , si gjithnjë, e papritur.

U afrova tek njëri ndër shitësit, që nuk janë bakallë librash, dhe e pyeta , nëse në librarinë e tyre kishin ndonjë libër të Ismail Kadaresë.

-Kadare, tha ai, mbajtësi i çmimit Nobel?

Dhe po hapte kompjuterin e tij, që , pas pak, e ktheu nga unë dhe më tregoi listën e pafund të botimeve Kadare në gjuhën gjermane.
Një listë e pafund vetëm në gjuhën gjermane.

I thashë se Kadare nuk është mbajtës i çmimit Nobel për letërsi, por që disa vite qëndron në listën e të propozuarve.
Nuk i mbushej mendja. Këmbëngulte për të më mbushur mendjen se ai është mbajtës i këtij çmimi.
I thashë se , për shkaqe që askush nuk i di, dhe që as ia vlejnë të dihen, ai nuk e ka këtë çmim, megjithëse lista e çmimeve dhe dafinave dhënë Atij është e pafund.

Shikonte në kompjuterin e tij , gjeti atë që kërkonte, u rrudh pak dhe më tha:

-Më vjen keq për ata që japin këtë Çmim. Vetëm për ata. Kadare është i gjithë botës.
U largova , përsëri nëpër një shi të imët që dukej sikur nuk do të kishte fund.

Kur dëgjova mbrëmjen e djeshme se kush ishte bartësi i këtij çmimi për vitin 2018, mendja më shkoi tek ai librari, në një qytet mesatar gjerman, tejet i lidhur me kulturën, si është Wurzburgu, tek rrotullisja e ngjarjeve dhe përsëritja e tyre në vite, sidomos tek një shkrimtar tjetër serb, Ivo Andriç, funksionar i lartë i qeverive jugosllave,fitues i këtij çmimi në vitin 1961, i cili hartoi planin brutal dhe gjenocidial për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe vendosjen atje të kolonëve serbë.

Çfarë po ndodh me ty Stokholm?

Mëkati i krimit ku nuk ke qenë kurrë pjesë?

Share This Article
9 Comments
  • Ja mungonte dhe Bedriu me jargavitjet e tij. Po keta te Stockholmit mund te te te pergjigjen: “po ju mire shqiptare cfare keni bere me kriminelet tuaj te kohes se diktatorit, i keni denuar apo i keni promovuar?”. E lexove ate monstren qe i rrembeu vajzen nje nene e sot eshte ne krye te si perfaqesuese e Komisionit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut. E kupton tani o Bedri sa hipkrite jane keto qendrime sidomos nga ju militantet enveriste!!!

  • Genocid?
    Interesa,vetem interesa.
    P.sh.
    Gjermania e njohu Genocidin e Turqise dhe Qemal Ataturkut kunder Armeneve,kurse Amerika,jo.
    Atehere,eshte Genocid apo jo?
    E dyta.
    Ajo zone qe eshte Turqia sot I perket Greqise dhe quhej Ionia,vend me historia Greke,ku ka lindur Omiros,Thalis,vende historike dhe Mrekulli bote.
    Ne qofte se egzistone ndonje Genocid ne Ballkan Ai eshte kunder Greqise.
    Historia fillon me pushtimin dhe shkaterrimin e Epirit dhe Athines nga Romaket.
    Nuk u mjaftuan me kaq fashistet,por njohen edhe shtetin e Shqiperise myslimane e dale nga Perandoria Osmane ne 1912en.
    Donin Vloren fashistet!
    Po pse cfare ishin ata,nuk ishin shtet terrorist?
    A nuk u mbeshteten Fashistet tek popullsia e pafajshme Came kunder Arvanitasve dhe Greqise?
    Mos u erdhi keq per Camet?
    Sa te jete Gjermania,Anglia,Cifutet,Turqia,nuk do kete Paqe.
    Genocid do te thote interesa.

  • Bedri, ti i drejtohesh Stokholmit per Cmimin Nobel? Mos me zhgenje kaq sa te besoj qe ti pandeh se vendos Stokholmi per Nobelin. Ai vendoset larg, shume larg qe andej…

  • Enveristi Bedi Islami:

    Nobelisti austriak Handke mbase është treguar naiv se nuk ka qenë shumë i informuar mbi atë që po ndodhte realisht ne Kosove, Bosnje dhe Serbi,

    por:

    Kampioni i Enverit ne mashtrim dhe propagande komuniste si puna jote o fanatiku Bedri Islami me Lukunine e Mafies se Kuqe me pushtet qe qeveris sot Shqypnine e ka ditur fare momire se terroristi serb Vojisllav Kushici i Titos, eshte dora vete Vojo Kushi i Enverit qe Edvin Droga i ngre permendore ne mes te Tiranes si nje tallje me gjakun e kosovareve te vrare dhe masakruar ne Tivar dhe si:

    NJE TURP DHE REZIL I SHQYPNISE QE KA NDERUR BYTHEN ENVERISTE PER T’U ANTARSUAR NE BE

    prandaj:

    Mund t’i beni te fala Kryetares se Bordit Drejtues te Komitetit te Helsinkit shqyptar, ja biografia ne internet:

    “…Bëhet fjalë për Vjollca Meçen dhe Zamir Shtyllën, dy ish hetues të diktaturës që ia kanë dalë të bëjnë karrierë edhe në ditët e sotme. Vjollca Meçe, ish-prokurore në kohën e monizmit, sot është në krye të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, një ndër organizmat kryesorë në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut. Komiteti i Helsinkit është një organizatë ndërkombëtare që ka degën e saj në Shqipëri që drejtohet pikërisht nga Meçe. Më herët, Ish prokurorja e diktaturës është akuzuar nga nënë Barije Karabollaj, nëna e vogëlushit 4-vjeçar e cila ka ndarë historinë e saj publikisht. Zamir Shtylla, ish -drejtori i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme në kohën e Ina Ramës, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave në vitin 2015. Shtylla dha dorëheqjen në dhjetor të vitit 2009 nga detyra që mbante në organin qëndror të akuzës, akt që u zyrtarizua në janar të vitit 2010 pasi u akuzua nga kryeministri Berisha si hetues i kohës së diktaturës. Por Ina Rama e emëroi në Elbasan, detyrë nga e cila u largua më vonë. Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, Zamir Shtylla u emërua zëvendësdrejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Nga qeveria Berisha Shtylla u akuzua se në vitet ’80, kur punonte si hetues në Berat e Sarandë, kishte dhënë disa vendime në gjyqe politike. Sot, kreu i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa, e përmend emrin e tij bashkë me atë të Vjollca Meçes në historinë e dhimbshme të një nëne nga Berati së cilës i morën nga duart të birin 4 vjeçar dhe nuk e pa më kurrë dhe per kete Agron Tufa eshte cilesuar nga Mafia Enveriste me pushtet si “Armiku i Kllases”…”

    dhe:

    Lere mos trego barcaleta per Ismail Kadarene qe i kendoi Stalinit dhe Enverit gjithe jeten me poemat e tij te Realizmit Socialist,

    sepse:

    PATRIOTIZMI YT FALS NUK DO KALLAUZ

    Nga: intelektuali

    • Plehra pseudo-intelektuali ,DIELLI NUK MBULOHET ME SHOSHE,KY ESHTE ISMAIL KADARE,por ti si antishqiptar qe je,te verbohen syte nga gjithcka qe eshte shqiptare,HARRAM!

  • Djallezia njerezore nuk ka lindur ne Shqiperi.
    Para komunizmit,populli shqiptar ka qene teper naiv.
    Enveri i mesoi te spiunojne,te denoncojne,te vjedhin, dhe TE MOS I JAPIn HAKUN ATIJ QE E MERITON.
    Psh,i ndjeri Koco Plaku,pas zbulimit te pusit te famshem po priste te dekorohej dhe Enveri e dekoroi me nje plumb pas qafe.
    Ismail Kadare e meriton nobelin,.por suedezet kane 40 vjet qe tallen me te.E cojne gjer tek pusi dhe nuk i japin uje.

  • I drejtohem Bedri Islamit.
    Mos u habit me “komentuesit” me lart, sepse ata vetem dine te shajne Enverin e komunizmin dhe nuk lexojne asnje rresht nga ato qe shkruan ti.
    Pershendetje, Bedri, jetojme ne nje kohe te keqe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *