Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Jeni “perfekt”, z. Mema. Nëpërmjet gazetës mbarëshqiptare Dita, lexova shkrimin e z. Mema “replikë” me z. Puci, për Mukjen. Jo vetëm se ishte një shkrim perfekt, për vërtetësinë (skanerin) e Mukjes, por në këtë shkrim ka dhe një “zbulim”, ky vend ka njerëz të ndershëm si z. Mema, apo personalitetet që përmendte, pse jo dhe stafi i nderuar i kësaj gazete, ndaj ka dhe duhet të ketë shpresë. Nga anët tona, dora urohet në dy mënyra, kur qëllon në shenjë dhe kur shkruan bukur, me mençuri, ndershëm, si ky shkrim, ndaj dhe lexuesi uron, i lumtë ajo dorë! Problemi i “ballë qymezëve” është për të ardhur keq, që pasardhësit e tyre nuk i rrinë b…. përsipër, mbasi të parët e tyre, “performuan” turpin, duke dhe u vetëvrarë nëpër h… dhe për këtë s’është faji ynë, është i tyre. Atë që mbjell do të korrësh, ndaj sado të broçkullisin, m… me sh… nuk lahet. Ajo që do desha të shprehja është se e keqja nuk është e madhe, madje asnjëherë, por duket e tillë, “se ka nomin e keq”. Sokrati i Greqisë së lashtë thoshte: “O njerëz, ruajuni nga e keqja, ajo vrapon më shpejt se vdekja”, ndaj dhe ne duhet të mos bëjmë indiferentin. Jo, ne duhet të kemi parasysh edhe këshillën e Lutter King, i cili porosiste se, duke mos reaguar ndaj të keqes, i hapim asaj syrin apo i zgjatim krahun, ndaj reagimi ynë duhet të jetë i fuqishëm kur shohim që bëhen përpjekje për shtrembërimin e të vërtetës historike. T’i japim Cezarit ç’i takon Cezarit. Përshëndetje Dita! Ilia Berberi, Pogradec.