Për disa rajone, Italia njofton ashpërsim të masave anti-COVID

time

Këtë të premte, Ministria e Shëndetësisë italiane njoftoi ashpërsim të masave në disa prej rajoneve të vendit.

“Rajoni i Campania-s, që përfshin Napolin, Emilia-Romagna-n me qendrën e saj administrative, Bologna, si edhe Molise, do të lëvizin nga kategoria “e verdhë” (me rrezik të moderuar) në kategorinë “portokalli” (me rrezik të mesëm) nga e diela”, specifikoi ministria.

Kjo nënkupton mbylljen e bareve dhe restoranteve, që mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00 në rajonet e verdha.

Gjithashtu, nënkupton edhe kufizime shtesë udhëtimi, sipas të cilave banorët në rajonet portokalli, nuk mund të largohen nga komuna e tyre e banimit, përveçse për arsye profesionale ose në rast urgjence.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *