Faiku që nuk njohim!

anazapta

Nga Hasan Ulqini*

Në mars të vitit 1887, doli numri i parë i revistës “Albania”. Nga sa kuptohet, botimi ka kaluar në heshtje. Prandaj autorit, Faik Konicës, i duhet të bëjë zhurmë. Dhe zhurmën e bën duke thyer kockat e veta. Ai sajon një letër anonime (“Albania” Numri 2, 1887), që godet me artileri të rëndë gjithçka që shquhet në personalitetin e tij.

Në këtë letër anonime nga “ca shqiptarë të Bukureshtit” që i dërgohet “zotit Kryeshkronjës” theksohet se artikujt janë shkruar fare keq dhe se autori i saj (kryeshkronjësi) nuk e njeh gjuhën frenge; i mungon qytetaria (nënkupto civilizimi), dashuria për atdheun dhe se nuk dëshiron lirinë e Shqipërisë. Faiku paraqitet si një gënjeshtar i pandreqshëm, që në çdo rresht di të thotë vetëm gënjeshtra: gënjeshtra për grekërit, gënjeshtra për Shqipërinë, gënjeshtra për Francën. Ai është një njeri që di të shkruajë si turk dhe jo si shqiptar dhe përfundon: “Kjo fletore shqip (Albania) ka mbetur në baltë si aq të tjera…”

Kësaj i trembej Faiku dhe i del përpara duke sulmuar veten. Kritiku më i rreptë dhe autor i shumë vetërecensioneve asgjësuese për librat e veta ishte edhe Çehovi. (dhe sa sharje që përdorte!). Kështu shkruhet se vepronte herë pas here (por me një dozë më të zbutur) Stefan Marlarme, po edhe miku i tij, Gijom Apolineri.

Në dhjetor të vitit 1900, përsëri gjejmë një letër, por këtë herë të shkruar në dialektin gegë, që, gjithsesi (duke u nisur nga stili), mendojmë se është shkruar nga Konica, njohës i shkëlqyer edhe i dialektit geg. ” I vetthanuni atdhetar ” që kërkon të ringjallet nga vetsharjet (ashtu si Feniksi nga hiri).

Dihet që në këtë periudhë “Albania” rrezikon botimin dhe se autori i saj, Faik Konica, ka vështirësi financiare. Prandaj, në numrin e dytë (1901) bën dy vetëpërgjigje, jo anonime, por nga një i quajtur Adil. Ky është edhe një nga pseudonimet e para të Konicës. Tjetrin e firmos si “Atdhetari i Kosovës”.

Në këto dy letra Faiku nxjerr dhe tund në erë shpatën, duke luftuar me armiqtë e tij imagjinarë. Ai e quan “autorin e letrës” – pra, veten – “ni lipiis kockash”, që nuk di si të shfryjë mërzinë.

Çuditërisht, ky çast koincidon me një subvencion që Faik Konica merr për botimin e revistës së vet nga Austro-Hungaria.

FAIKU SI DON KISHOTI

Të ndezur nga këto vetëkritika (nxitje gjakrash), Faik Konica nisi të marrë letra të ndryshme (tashmë jo anonime), që nisin të shajnë autorin dhe revistën e tij “Albania”. Çuditërisht, këto e prekën në sedër autorin e saj, që pranon të vetëshahet, po kurrsesi ta shajnë.

Me shpatën që sapo e kishte nxjerrë nga milli, duke e vërvitur në erë, tashmë hyn në luftë, duke thërritur me një fjalor të çuditshëm, që kalonte çdo kufi mirësjelljeje: “Doçër, xuxubocërr, ngordhanikë, makaronarë, të ndyrë, zuzarë, mace të egra, rufianë, veshgjatë si lopatë, kodoshë të Tunës, shollë e qelbur… Unë, Faik Konica, e humba tashmë durimin dhe ju kërkoj të dilni në shesh të mejdanit”.

Nikollë Ivanajt i kërkoi duel. Duel i kërkoi edhe Genaro Luzit – botuesit të “Shqipërisë së Re” (La Nuova Albania), “Il maldiccente e calumminatore direttore dell’Albania”.

“Jam gati të vete me kordhën në dorë, ku të duash dhe të mbarojmë zihjen me gjak. Po gjer mos e provove, kam të drejtë të bërtas: Ti çpif, ti çpif, makaronar i qelbur”.

Po thirrja me kordhë në dorë që një sëmundje infektive. Gaspër Jakova Mërturi, i zemëruar nga një shkrim i “Albanias” (firmosur nga Palokë Hila, tjetër pseudonim i Faikut), i kërkoi atij (Faik Konicës), t’i dalë në dyluftim dhe se pastaj Gaspari kishte “me ia çitë zorrët e me ua hudhë zagarëve”.

Po Faiku i përgjigjet: “S’kam ndërmend me u ba mishtar, as të shes zorrë e ma tepër zorrë të bashkëpunëtorëve. Thonë se ka mjaft paçaxhi shqiptarë në Stamboll. Ç’nevojë pra të bëhet edhe një më tepër…” (Jo rastësisht Faiku përdor në këtë përgjigje dhe nuanca të dialektit geg).

Kundër Gasprit kritika e tij është shumë e ashpër. Konica shkruan: “Ham, ham, ham, ham, ham,…uaau…hgrr… U tërbua Gaspari. Sillni ujë të ftohtë se mos na kafshojë! Shpejt ujë… Po ti Gaspar zeza (i vë epitetin e një gruaje) se Gaspar Jakova më shkruante për një prift “le t’i lëpijë b-thën”… dhe vazhdon: “Kjo fjalë e fundme pse i pëlqen aqë shumë Gasparit dhe pse e përdor aqë shpesh?”

Jo rastësisht diku tjetër e quan “Gasparina”.

Për të mbajtur revistën “Albania”, për të vazhduar botimin e saj, (duke dalë shpesh herë nga vetja dhe duke na u shfaqur si një Konicë i dytë), përdor një gjuhë gjithnjë e më therëse, çka i zemëron të gjithë: miqtë dhe armiqtë. Në këtë luftë Faiku është i vetëm, por Don Kishoti – Konicë di ta përdorë në mënyrë të shkëlqyer “kordhën e fjalës”. Dhe për “të shtuar ushtrinë e tij”, nis të përdorë pseudonim pas pseudonimi. Këtë e pohon edhe vetë Konica (“Albania” 1, 1903) kur thotë: “Bashkëpunëtorëve të “Albanias” (nënkupto Konicës – H.U.) do t’u ndryshohen emrat e “do të marrin emra të tjerë për të siguruar veten e tyre kundër faqezinjëvet”.

Në gjithë këtë luftë pulson pasioni i gazetarit që nuk do të dështojë. Por kjo luftë e prishi Faikun. Edhe ish-miqtë e tij do ta cilësonin si “njeri tekanjoz”, “i rrëmbyer”, “sherrxhi me veten dhe miqtë”. Vetë Faiku, në një nga shkrimet e tij, do të nënvizojë: “Do të bëhesh i famçim? Mos e kurse as veten, as miqtë nga kritikat. Dhe kjo është “mea culpa” – faji im. Dhe është faji im që të tjerët “më vjedhënë ndë stil”.

Kjo thënie e Konicës përkon me botimin e portretit “Faik Derri” tek “Lajmëtari i Shqipënies” (L’Araldo d’Albania, 7 dhjetor 1905).

“Derrku i Konicës, ky thi i majmun në thark të Nemces” na shfaqet me fytyrën e tij të vërtetë dhe vazhdon me epitetet: “Faik kodoshi, turifëlliqtë, dhambë thiut e gojë hale”.

Të gjitha këto përkojnë me stilin e Konicës. Në një farë mënyre, Faik Konica “ndezi stilnë” jo vetëm të Albania-s”, por të gjithë gazetarisë shqiptare. Ai u bë epiqendra e polemikës, një kundër të gjithëve, një kundër vetes. Polemika që ndezi ai s’ishte vetëm një kolonë, por një tempull për  gjithë gazetarinë (atëherë e amullt) shqiptare. Me luftën që bëri si Don Kishoti, ndryshe nga heroi i Servantesit, Faik Konica bëri të ecë përpara gazetaria shqiptare, ku, që nga larg nëpër vite, shquan “Tempulli i Albanias”.

NJË DON KISHOT SPANJOLL

Në këtë kohë, në jetën e skenës shqiptare të fillimit të shekullit 20, shfaqet dhe një Don Kishot tjetër, por jo nga Shqipëria – nga Spanja, atdheu i Servantesit. Ky ishte Gjin Aleardo Kastrioti, që nisi të thurë legjendën joshëse të origjinës së tij nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ai jetonte në Paris, “nel suo elegante villino, al n.9 dello square Lamartine” dhe për të tashmë ishin interesuar jo vetëm gazetat shqiptare, por dhe gazetat e huaja. Ai kishte një bibliotekë të pasur që e kishte blerë në antikuarët e Senës (rreth 15 mijë volume), ku një vend të veçantë zinte “una sezione esclusivamente albanese”.

Për ta bërë më të besuar origjinën e tij nga Skënderbeu, kishte blerë në Venedik një “portret të lashtë të Skënderbeut”, që e kishte vendosur në qendër të studios së tij si dhe kishte derdhur disa medalione prej ari (autori ishte skulptori gjerman Kautsch), që i jepte si çmim vjetor për krijimin më të mirë në fushën e artit, letrave dhe gazetarisë shqiptare. Në këtë mënyrë ai kishte hedhur grepin dhe kishte arritur të peshkonte shumë personalitete të artit dhe të kulturës shqiptare.

I nxehur nga këto veprime të Gjin Aladro – Kastriotit, Faik Konica do të nxjerrë penën dhe do të shkruajë një nga ironitë e tij më tronditëse:

“Letër Nikolla Naços

“Më pyet për Aladron (Kastriotin), ky ka blerë në Venedik një pikturë të Skënderbeut, të vjetër e ç’atëherë i mbin në kokë përralla se e gjet prej Skënderbeut. Gjeti dhe një grua të pasur, e cila ka gjashtë miliunë franga pajë e i jep Aladros të gjithë paratë që prish … u bë pyzeveng e rron me para të pydhit.

Pati sy e faqe të shkruajë në gazetë se ka 20 vjet që shqiptarët iu lutnë të bëhet mbret. Po unë e prita turive, ia nxora tërë gënjeshtrat në shesh e andaj më ka inat shumë. Babatasin (Viskë Babatasi, sekretar i Aladros -H.U.) e ushqeva aqë vjet, më në fund e kalla edhe te Aladrua me disa qindra franga në muaj. Ai, me të hyrë tek Aladro, zuri të shpifë kundra meje. Ashtu edhe për ty, që s’të njeh njeri.

I dhiva të gjithë e të gjithë më kanë frikën. Zilia nuk i lë të flenë, po le të ngordhin në daçin.

Shahin Çaushit a ia bëra mirë? I dhanë para koçmarët?… E solla në Londër me shpresë që të gjej një punë në gazetat, se kam nevojë të madhe për para.

Theoharit (piktorit Theohar Gjinit -H.U.) i shtrëngoj dorën.

Yti me gjithë zemër, Faik Konica

Londër, 20 të tetorit 1902

Po nuk mjafton me kaq. Nxit dhe mikun e tij, poetin francez Gijom Apoliner, të  shkruajë në “L’European” artikullin “Dy princër të rremë të Shqipërisë”, kundër Gjin Aladro Kastriotit dhe Stefan Zanoviçit, shkrimtar, poet nga ajo që mbeti pa pushtuar prej turqve (1571, Albania veneta), që gjithashtu e mbante veten me gjak mbretëror nga familja e Skënderbeut.

MESI I LLOJIT TE VEÇANTE

Herë-herë Faik Konica ishte si Krishti, falte dhe falte shumë. Për hir të atdheut falte armiqësinë. Harronte ç’kishte shkruar më parë kundër armiqve që do t’i bënte miq. I nxiste dhe të shkruanin, të shkruanin edhe kundër tij, me të vetmin qëllim që Shqipërisë i duhen literatorët.

Falte dhe subjekte. Nxiste të tjerët të gërmonin në arkiva dhe të përkthenin libra që flisnin për Shqipërinë.

Dhe në këtë kuptim, ai luante rolin e Mesisë. Por Mesia-Konicë ishte Mesi i një lloji të veçantë. Edhe vetsakrifikonte, po edhe shante të tjerët, duke mos kursyer as veten. Një skicë interesante e Konicës është shkrimi “Harakiri alla shqiptarçe”, botuar në gazetën italo-shqiptare të armikut të tij, Genaro Luzi.

 “Japonezët bëjnë harakiri për të treguar dashurinë për perandorin. Ca leterarë shqiptarë, duke marrë shembull, bëjnë një harakiri alla shqiptarçe. Thurin vargje të mallëngjyeshme, psalltin si në kishë a rrëfejnë përralla si nëpër xhamira, për atdheun që kanë vite që s’e kanë parë, duke jetuar në hotelet e Parisit, Romës, Stambollit alla frënga…

Ky është harakiri i patriotizmës shqiptare: ca vargje të përmallçme për tokën e ëndërruar dhe asgjë, asgjë tjetër.

Kur është puna për t’i vënë shpatullat Shqipërisë, harakiri alla japonishte u duket i çudiçmë, i kotë. Në këtë shkallë patriotizme është edhe vetë shkronjësi i këtyre rreshtave. Koka më dhemb nga pija e tepërt, gjatë gjithë natës në një gosti miqsh, prandaj herët në mëngjes, zbres shkallët e hotelit dhe ulem në një ndenjëse buzë Senës dhe, si pa dashur nga malli i pashuar, nis e thërras me zë të lartë në gjuhën shqiptarçe “Rrnoftë Shqipnia”. Në xhep më kanë mbetur vetëm tre franga dhe pres me padurim çekun e xhaxhait nga Stambolli, që duke i shërbyer sulltan Hamitit, mendon si dhe unë për Shqipninë e tradhtueme – harakiri alla shqiptarçe.”

Në këtë kohë Konica bën jetën e një bohemi. Me Sofi Anet Hugo pati një djalë të pagëzuar Henrik. Ndërsa në një raport të policisë së Brukselit (25 shtator 1902) shkruhet:

“Faik Konica ka qenë një anarkist revolucionar, ishte redaktor i një gazete po ashtu anarkiste me titullin “Le scandale”. E bija e një anglezeje Mecey Ronda – Forbe (që ka ardhur nga Anglia për t’u ankuar), Marie Forbes Ronda para ca kohësh na qenka njohur me këtë anarkist (Konicën) dhe si pretekst i kësaj marrëdhënie nuk është dashuria, por lakmia e tij për pasurinë e vajzës (!).”

Ka edhe raste të tjera që flasin për jetën disi aventurioze të Konicës që nisin brenda pallateve luksoze të Brukselit, Parisit dhe Londrës.

Për këto fakte do të shkruajë edhe Ali Këlcyra në gazetën “Mbrojtja Kombëtare”, ku, ndërmjet të tjerave, e quan Konicën si “këlyshin e një alkoliku në gradën e fundit”, “një vagabond internacional pa cipë dhe pa moral”, që “është mësuar të lehë e të shajë në gjithë jetën e tij” dhe vazhdon:

“Ju (Faik Konica – H.U.) flisni për moral…a nuk e dini se sa moral të madh keni ju vetë? Nuk besoj të keni harruar gruan tuaj që e latë rrugëve me një copë çilimi, që kishte lindur prej një alkoliku të shkallës së fundit …  A e kujtoni mor zoti Shishko (mbiemrin Konica Ali Këlcyra e zëvendëson me fjalën shishko) se duke bredhur nga një kryeqytet i Evropës tek tjetri duke shitur pseudopatriotizmë e shpëtuat Shqipërinë!… Ç’bëtë në Vjenë, thoni se s’i dijnë shqiptarët, ç’foltë në Romë kundër shpëtimtarëve të Shqipërisë, kundra Kongresit të Lushnjes, kundër luanëve dhe shpëtimtarëve të Vlorës…”

Ndërsa vetë Konica i përgjigjet atij “xhelat”, “djall me brirë”. E sharjet nuk pushojnë. Kur del emri i Konicës, edhe në kohë me diell, duhet të presësh stuhinë.

Anarkizmin Konica e shpreh jo vetëm në jetë, por edhe në vlerësimet që u bën patriotëve shqiptarë, në mënyrë të veçantë Naim Frashërit. Ai është kontradiktor me poetin, por kontradiktor edhe me veten. Naimin e shan. Por kur vdiq, mbajti një qëndrim tjetër. “Naimit i thur himn si njeri i mirë, zemërqëruar, mendjehollë, fjalëkripur, … njeri që kuptoi rrënjën për të krijuar veprën e vet. Gjuhëtar i shëndoshë, i ditur, i mbaruar (nuk i kursen komplimentat, sikur të donte të shlyente një mëkat) në greqishte të vjetër e në persishte e në shumë gjuhë të tjera, mendjelëruar e ndjesëhollë, që kishte kuptuar se me letërsi të lartë nuk do të kuptohej (populli ishte në injorancë), ato ishin më pak të nevojshme, më shumë të bukua”

Konica zbulon esencën e Naimit:

“Po nevoja e vendit tonë, detyra t’u hapë sytë botës e shtrënguan të mos ngrihej më sipër se kuptimi i popullit… Ai e mësoi, e ngjalli, e rriti pak kombin shqiptar.”

Një ide të tillë, shumë vite më vonë, do të zbërthejë dhe Dritëro Agolli për Naim Frashërin, ndoshta i inspiruar nga kjo skicë e Konicës. Por ndoshta dhe rastësisht, sepse tashmë (jo atëherë kur shkroi Konica) çdo shqiptar e kupton që Naim Frashëri, për të ngritur në këmbë muret e kështjellës së rrënuar shqiptare, ashtu si në legjendën e Rozafës, flijoi talentin, muzën e vet poetike.

Çuditërisht, disa vjet më vonë (1906), Faik Konica mban një qëndrim tjetër: “Kam besuar që Naim beu ishte mendjengushtë. Kishte një karakter vulgar. Ishte një zero i shkëlqyer në fushën e letrave (nuk ka njëzet vjersha që një njeri me shije të hollë të jetë i zoti t’i këndojë pa mërzi.) Ishte atdhetar shumë i nxehtë. Dhe këtu Konica ndan talentin letrar nga atdhedashuria – tjetër është poeti, tjetër patrioti (!) Natyrisht që s’ka të drejtë.

*   *   *

Faiku vazhdon per Naimin: “Kur quajmë vjershëtor, vjershëtor të madh një bërës të tototo e tatatash, ç’fjalë do mbetet për Gjergj Fishtën?” Në këtë kohë thellohet miqësia e Faik Konicës me Gjergj Fishtën. Ajo kishte nisur shumë vite më parë, siç shprehet Faiku e takonte çdo ditë në Shkodër  “piqesha çdo ditë në Shkodër”. Një herë tjetër kishin shkuar në Gomsiqe për të takuar at Shtjefën Gjeçovin, për të cilin Faiku ka shkruar një skicë të mrekullueshme.

Ndoshta s’është një koincidencë e rastit (Shkodër, 20 shtator 1938) kur at Gjergj Fishta do t’i dhurojë Konicës një kopje të librit të tij me këtë dedikim:

“Njeriut më të ditur, Faik Konicës, gjykatës i letërsisë shqipe, më elegant. Me miqësi të përhershme dhe të përulur, At Gjergj Fishta, O.F.M.”

Konica ka dy maska, që i mban në tavolinën e tij të punës. Maskën e një njeriu lindor (kur është fjala mes miqsh-armiq shqiptarë) dhe atij perëndimor (kur është fjala mes miqsh- armiqsh nga Evropa Perëndimore). Tek Faiku vëmë re njeriun e veshur me fustanellë, por dhe njeriun shik, të veshur me frak, që s’e ndjen veten aspak të huaj mes salloneve mondane të qyteteve europiane dhe të Amerikës. Dhe këtë lirshmëri ia jepte kultura e gjerë në të gjitha fushat e artit (letërsi, pikturë, muzikë), por edhe të historisë, filozofisë, sociologjisë etj.

Lordi anglez Breipsford ka shkruar në “The New Republic” për Bajronin, shqiptarët, por dhe për Faik Konicën:

“Pas një bisede të shkurtër që bëmë me një frëngjishte të përsosur dhe delikate, më pyeti për një imtësi që më befasoi: “A mos jeni nga pasardhësit e Jozef Breipsfordit, i cili ka kompozuar muzikë dhome në fillim të shekullit tetëmbëdhjetë? – dhe Lordi vazhdon; “Në të vërtetë, unë jam pasardhës i Josef Breipsfordit, por asnjeri nuk ma kishte bërë një pyetje të tillë, as studiuesit profesionistë të muzikës për këtë muzikant të pasionuar. U mahnita. Me të vërtetë u mahnita.”

(Kjo ishte një goditje, që dinte të bënte vetëm ai.)

“Konica është një filolog i shquar. Ai dinte gotishten, sanskritishten dhe gjithë gjuhët e Ballkanit, studiues i historisë, që prej kohësh po nxirrte nga errësira një thesar zbulimesh rreth historisë së papërpunuar të Shqipërisë së vjetër…

Jo rastësisht këtë njeri të lindur në një fshat malor të egër e vura në radhën e njeriut më të ditur nga gjithë miqtë e mi.”

Faik Konica, si njohës i artit, kishte shkruar një artikull për skulptorin zviceran E. During dhe i kishte sugjeruar që të gdhendte në mermer një temë të përjetshme: “Ngadhnjim mbi vdekjen”, një temë që zë fill që me eposin babilonas të Gilgameshit dhe vazhdon gjatë shekujve me artistë të tjerë të shquar dhe më pak të shquar. Duringu kishte gdhendur në mermer kokën e Faik Konicës, por puna e tij nuk dihet se ku mund të gjendet. E vështirë është të gjendet dhe biblioteka e tij e pasur albanologjike, që sipas dëshirës së fundit të Konicës, duhej të ishte pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Charlotte A. Graham, sekretare e Faik Konicës, shkruan në apartamentin e Konicës (Nr. 202 The Hightowers, 1530, 16 the Stret) testamentin (19 dhjetor 1942), ku përveç bibliotekës (me më shumë se 2500 volume), bënte pjesë dhe një koleksion veprash arti, ndërmjet të cilave dhe dy skulptura prej balte të pjekur dhe shtatë akuarele të të madhit August Rodin, që sipas shumë gjasave, ashtu si dhe Apolineri, ishte mik i Faik Konicës; shumë vazo të bukura prej argjendi dhe bronzi, një gramafon me një numër të madh disqesh nga muzika e mjeshtërve të tillë si Vagner, Bah, Bethoven, një orë dhe një unazë me shqiponjën me dy krerë e shumë gjëra të tjera, që gjendeshin në magazinat e Thomas Cook në Angli, që nga sa merret vesh, u shitën më vonë (pas vdekjes së Konicës) në ankandet e Londrës.

Profetike mbeten fjalët e tij “Armiqtë e Shqipërisë, nuk janë tjetërkush, veçse vetë shqiptarët”, ku në mënyrë indirekte, nuk përjashton as veten, megjithëse bëri aq shumë, pavarësisht nga kontradiktat, për lirinë e Shqipërisë. Me penën e tij ai zhvilloi frymën e pavarësisë, e bëri shqiptarin të kuptojë ç’është liria, jo vetëm e atdheut, por edhe e fjalës së lirë.

NË  VEND  TË  EPILOGUT

Ditën e shtunë, më 20 dhjetor 1942, u bë varrimi i Konicës. Nuk u bë ceremoni fetare, u ekzekutua muzika e tij e dashur e Vagnerit. Pati plot lule. Lule mbi varr vunë dhe shumë nga armiqtë e tij. Të gjithë (pavarësisht nga zigzaget e jetës) e kishin kuptuar se ai (Konica) ishte “çampion i indipendencës shqiptare” dhe me veprimtarinë e tij komplekse, me të mirat dhe të këqijat, me sharjet dhe lavdërimet, ishte një fenomen i rrallë i letërsisë dhe historisë shqiptare të fundit të shekullit 19 dhe gjysmës së parë të shekullit njëzet. Ai, Faik Konica, ishte një gjeni që i bën nder kulturës shqiptare.

 

******

*Hasan Ulqini është autor i shumë librave letrarë e shkencorë, si dhe studimeve për historinë dhe kulturën shqiptare; anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve të Mesdheut. Ka botuar studime në revista shkencore dhe ka mbajtur referate për historinë e Adriatikut, i ftuar nga Universiteti italian i Bolonja-s, Shoqata e Studimeve kopertinaRomanjoli etj.

Ka qenë kryeredaktor i revistës shkencore albanologjike “Dyrrah”, por mësimdhënës i letërsisë në shkollën e mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti” Durrës.

Para viteve 90, ka punuar si redaktor e gazetar në periodikët “Adriatiku” dhe “Drita”; punonjës në Muzeun; libretist në teatrin “Aleksandër Moisiu”; drejtor i degës së Librit dhe drejtor i Bibliotekës së qytetit të Durrësit; anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, etj.

 

 

Share This Article
23 Comments
  • Besoj se jane te tia arsyet e z. Komentues, por kjo eshte diccka shume e vjeter! Me mire te shkruani se si Muzeun e ndritshem te Shtepise se Alfabetit maqedonasit para dy ditesh e masakruan rende. Keto palo slavo-greke e duan me kopacce kokes: Mjaft i kane toleruar qeverite shqiptare ne Shqiperi e Kosove, bile turp te kene qe nuk e denuan publikisht aktin barbar ndaj ketij simboli te Shqiptarise. Me falni, por kam mendimin se kjo race e servilosur e shtetareve shqiptare, nuk po kryen dhe detyrat elementare ne mbrojtjen e historise dhe kultures sone kombetare gjoja se tregohemi demek nacionaliste! na dalkan tash disa te firosur maqedonas pa komb e kulture dhe te na perdhosin gjerat tona te shenjta dhe keto palo burra na bekan sehir. Turp per ta !

  • Konica ishte nje intelektual teper i vecante.Kritizer i pandreqshem, sarkastik, fodull si rrjedhoje e origjines, studjues, dhe krijues.Tipiku i shqiptarit qe nuk hap rruge per ate qe e ka gjykuar si te vetemen zgjidhje.Nje burre i madh i kombit, qe pati huqet e veta….

  • I NIKO MALKU E KE GJETUR SHUME MENDJE MPREHTE ,,PO TE MBETET IMADHI KONICA QE TE GJYKOHET NGA NJERES SI TY KONICA DO ISHTE HARUAR ME KOHE ,,,A,E DI ZOTROTE SE SI KA THENE…..KONICA SE SHQIPERIA NUK BEHET ME SHQIPTARE,,,,,,,,,,si ty besoj e kupton sa ivogel je dhe mos luaj me korifeun e letrave shqipe /ne se je shqiptar /

  • Gramoz ! Nuk e dija se paguheshe si roje e muzeut te vjetersirave. E keqja jote eshte se te kane dhene nje arme me fisheke manover, me te cilet vret ndonje laraske. Vetem roje te tilla e konsiderojne Konicen ” Korife “. Edhe po te ishte korife, letra e tij e mesiperme eshte nje turp per nje intelektual, sigurisht, jo si ti.

  • Erudit i madh, por ja qe i pelqente paraja e madhe se te atille jete donte te bente.
    Por ne krahasim me ca figura te servirura ne hitori nga politika qe nuk kane as nivelin cobanve te dhive te Kurveleshit, Konica eshte shume lart

  • Gramoz, pse lodhe a derbardhe? E ka then Konica i varfer.:” Shqiptaret jemi krypa e gjelles ne vend te huaj dhe …nje tas me krype ne vendin tone..” Futet tek …nje tas krype nikoziu

  • Ishte shqiptar i madh dhe normalisht ca gjera i falen. Hip në autobus të kuptosh zëmerimin e Konices!

  • Konaca ka qene nje njeri i ditur por si shume shqiptare e kaloi jeten jashte shtetit duke kritikuar vendine vet. Une kam repsekt per njerezit qe jetojne dhe punojne ne Shqiperi, sidomos ne kohet e veshtira, dhe qe kane sjellur ndryshime te medha si Fan Noli, Migjeni, Mjeda, etj. eshte shume e lehte te besh teorira nga Londra dhe te besh fjali se cjane shqiptaret.
    nga ana tjeter mos harroni qe ne ate kohe gjuha ka qene nje faktor bashkues kombetar. Turqu e ndau shqiperine ne vilajete dhe duke ndaluar gjuhe beri shkeputjen e zonave nga njera tjetra.

    Dhe se fundmi krahasimi qe kush ishte i dobishem per vendin ne ate kohe? Konica apo Noli? Sa per kete kohe gjerat dihen, ska me nevoje njeri per theniet e Konices.

  • Konica eshte nje bej egoist, i perkedhelur, qe do gjithnje te duket mbi te gjithe te tjeret edhe pse nuk do te mundohet apo te rrezikoje si ata. Nderimet e popullit u takojne Fishtes, Mjedjes per sakrificat e tyre. Mirenjohja,!!!! ja se cfare i mungon historise qe shkruajme ne sot. Kush eshte me i zgjuar dhe me i zoti le ta coje me tutje gjithcka qe ata bene, jo te hedhe poshte ate kontribut madheshtor historik. Mbas 100 vjetesh ne akoma perdorim kontributin e tyre dhe vetem shajme——- pune injorantesh, dembelesh, njerez pa etike sociale. Sa shume vjet i duhet kafshes te behet njeri asnje nuk e di.

  • Përse drejtori i të famshmes “Albania” nuk mori pjesë në “Kongresin e Alfabetit” në 1908? A kishte marrë ai ftesë dhe përse nuk shkoi? Përse nuk i përkrahte ai as vendimet e Kongresit të Stambollit, e as ato të Manastirit. Çfarë mendimi kishte Konica në atë kohë për çështjen e gërmave shqipe?

    Ndoshta nuk është rasti, sepse nuk përbën një jubile të mirëfilltë ( megjithëse viti përkon me një përvjetor jubilar) por Kongresi i Manastirit (që u mbajt në datat 14-22 nëntor 1908) dhe vendimet e tij, koha vërtetoi se ishin padyshim, jo vetëm ndër më historiket, por edhe me një ndikim të përmasave madhore për fatin e gjuhës, kulturës e arsimit shqip në vitet e dekadat që pasuan. Megjithëse aty morën pjesë shumë figura të ndritura e me kontribute të pamohueshme në çështjen kombëtare, s’na kishte shkuar kurrë ndërmend të vinim re aty, mungesën e Faik Konicës, i cili në një situatë normale, duhej të ishte patjetër në krah të Gjergj Fishtës e Luigj Gurakuqit, Sotir Pecit e Shahin Kolonjës, Mit’hat Frashërit e Ndre Mjedës etj, e të jepte votën e tij, pavarësisht polemikave e kundërshtive që ai mund të kishte.

    Por ç’e shtyu Beun e Konicës të mos shkonte në Manastir, ndërkohë që kontributi i tij në kohën që po flasim, sidomos nën logon e revistës “Albania”, ishte sigurisht, ndër më të spikaturit. Nëse i hedhim një sy, jo vetëm koleksionit të revistës “Albania”, por edhe korrespondencës e shkrimeve të tij, shohim se ai ishte jo vetëm një kundërshtar i vendimeve të Kongresit të Alfabetit të Stambollit ( 6 mars 1879)- që pavarësisht kritikave, shtroi rrugën drejt vendimeve të mëvonshme të Kongresit të Manastirit – por vijoi për një kohë të gjatë të këmbëngulte në një alfabet të stisur, që nuk i përmbahej asnjë vendimi të asnjërit prej kongreseve apo aktiviteteve të organizuara prej klubeve patriotike shqiptare. Gjithsesi, ai vijonte të shkruante duke u bazuar kryesisht tek alfabeti latin, por sidoqoftë në një alternativë të cilën ai e mbronte si më të përshtatshmen dhe në dukje shfaqej tejet liberal, duke akuzuar të tjerët për “monopol” në trajtimin e kësaj çështje.

    Kështu, në një rast Mit’hat Frashëri ( nën pseudonimin Lumo Skëndo), i shkruante redaksisë së “Albania”’-s në vitin 1898: “Shkronjëzat ka njëzët vjet që vendi ynë i ka. Shqiptarët pak a shumë kanë shkruar dhe më parë gjuhën e tyre: po cilido me një palë shkronja: ca në greqisht, ca në turqisht etj. Që njëzet vjet e tehu, shqiptarët zgjodhën një palë shkronja të cilat sot më tepër se 50.000 njerëzit i njohin si të tyret. Shkronjëzat që zgjodhi shoqëri e Stambollit s’kanë as një qime të metë: janë të lehta, të bukura, të thjeshta dhe të mbaruara. Turqit, grekët dhe për më tepër anglezëet, i kanë shumë të shëmtuara: hiqini dhe ndërtoni t’atyrévé! (Shih: “Vent i hapur për të gjithë – puna e letrave”, Revista Albania, V II, Nr. 10, 28 shkurt 18989, fq. 166-167).

    Në përgjigje ndaj tij, Konica, drejtorit të Revistës “Diturija” të Selanikut, i cili mbështeste pra hapur në atë kohë vendimet e “Komitetit të Stambollit” ( ku kishin bërë pjesë edhe Sami Frashëri, Pashko Vasa e Jani Vreto ), ia kthente mbrapsht argumentat, duke i kujtuar ndër të tjera se: “Ne s’jemi prej atyre që duan t’a bëjnë gjë të tyre gjuhën shqipe: gëzohemi përkundrazi, që të punohet dhe lulëzojë gjuha jonë në të katër anët. Andaj, letrat e Stambollit – që ndalojnë këtë lulëzim të përgjithshëm, që e bëjnë shkrimin dhe shtypjen e shqipes monopolin e ca njerëzve – janë letra të liga. REDAKSIA (Shih: po aty)
    Diku ai shkruan plot ironi se: Do të bëhet më 1 të vjeshtës së III. Atje do të mblidhen tërë yjet e Shqipërisë së sotme dhe do t’i japin fund kësaj çështjeje me kaq rëndësi. Atje të gjitha abétë e shenjtëruara do të mblidhen të lindin një abé të perëndishme. Oratorët po qërojnë grykën, vjershëtorët po mprehin pendën dhe shqiptarët të gjithë presin pa marrë frymë. Tërë Evropa i ka sytë e saj në Manastir dhe ministrat e punëve të jashtme të fuqive të mëdha, s’flenë nga meraku. ( Shih “Kongres i Abésë”, Revista Albania, viti II, Nr. 5, 1907, fq. 93)

    Por kjo s’mjafton për të shpjeguar mungesën e tij në Kongresin e Manastirit. Këtë më së miri e bën vetë Konica, në një përgjigje ndaj Kristo Qiriazit, cili, në emër të komisionit organizator, i kishte dërguar atij ftesën për pjesëmarrje në Kongresin e Alfabetit të Manastirit, duke firmuar në emër të Shoqërisë “Bashkimi”, e cila ishte dhe mentorja e këtij kongresi. Prej përmbajtjes së letrës, por edhe përgjigjes së Konicës, mësojmë se ku ndodhej Konica në atë kohë, dhe pse nuk kishte shkuar në atë Kongres. Cilat ishin “vërejtjet”, ose siç ndodhte zakonisht me të, hatërmbetjet e Beut të Konicës, i cili sigurisht se bashkë me argumentat, nuk do ngurronte të sillte me vete edhe një dozë të fortë ironie e nënvlerësimi për përpjekjet e ish-kolëgëve të vet.

    Më poshtë po sjellim të plotë përmbajtjen e sipërpërmendur, të përshtatur sipas rregullave drejtshkrimore të shqipes së sotme, marrë nga Revista Albania, në vitin 1907 ( shih: Shih “Kongresi i shqipëtarëve zhon-turc”, Revista Albania, viti II, Nr. 5, 1908, fq. 98-99).
    Kongresi i shqiptarëve xhonturq
    Londër, 23 nëntor 1908

    Shqiptarët e anës xhonturke, duke mësuar se ana kombëtare qëllon të mbledhë në verë një kongres në Shqipëri për të zgjidhur çështjen e abésë, u hodhën me vrap të dalin përpara dhe të thërrasin menjëherë një kongres të tyrin në Maqedoni. Besoj se është e tepërt t’ju vë në dijeni se nuk u ftova te ky i vetëthënë “kongres”…përveçse në orën e fundit, me ç’qëllim, e kuptoni vetë.

    Ja një kopje besnike e letrës që mora:
    Klubi i Shqiptarëve “Bashkim”, 1908, në Manastir Nr. 134
    I dashur Mëmëdhetar
    meqenëse s’kemi marrë ndonjë përgjigje për ftesën që të dërguam 20 ditë më parë për kongresin e Abecésë, që do të mbahet këtu më 1/14 të vjeshtës III, po të dërgojmë sot këtë letër të veçantë, me anën e së cilës, ju bëjmë të njohur se kombi ynë ka nevojë të madhe për njerëz të tillë si zotëria Juaj, për t’i dhënë fund kësaj çështje aq të rëndësishme.
    Besojmë se lutja jonë do të dëgjohet dhe se do t’u kemi nga të parët në këtë punë.
    Nga gjithë anët e Shqipërisë priten njerëz dhe nga atdhetarët që rrojnë jashtë Shqipërisë. Ju ngjatjetojmë me mall shumë.
    Për pleqësinë e Klubit “Bashkim”
    Kristo Qiriazi
    Manastir, 16/29 Vjeshtë II, 1908
    Zotëris së së tij, Faik Bé Konitza

    Ja tani një kopje, jo më pak besnike, e përgjigjes që i ktheva:

    Albania, 1896
    Në Londër më 9 të vjeshtës III, 1908

    I dashur matriot,
    Mora tri ditë më parë, letrën tuaj të vjeshtës së dytë, 29. Duke më ftuar “për të vetëthënin ‘Kongres’” vetëm një javë më parë se të mblidhet, më kujtoni një princ me emrin Albert Gjika, i cili e ka zakon kur thërret miq për drekë, t’a vejë letrën në postë pesë minuta përpara orës që u shënon për të urdhëruar. Kuptohet, pa thënë se për cilat arsye të njohura, nuk u jep dot dorë të më kini te “Kongresi”, por nga ana tjetër, nuk ju jep dorë as të thuhet se nuk më ftuat. Vërtetë thoni se më paskeni dërguar një “ftesë” tjetër, “20 ditë më parë” (do me thënë, pas letrës suaj më 10 të vjeshtës II), por kjo rrenë është tepër vulgare për të merituar vëmendje. Posta angleze nuk më ka humbur ndonjë kartë në shtatë vjet e sipër. Po edhe sikur të ma kishit dërguar “ftesën” më parë, a mund t’ju pyes pse e çuat thirrjen tuaj te gazetat greke dy muaj, përpara se ta dërgonit direkt drejt më të vjetrës fletë shqipe?
    Një kongres për abénë do të mblidhet, mos kini frikë. Po “the right kongress, by the right men, in the right time, at the right place”. Ua përktheni këtë fjalë pilafxhinjve turq dhe këmbëlëpirësve të krishterë që keni mbledhur me aq nxitim aty në Maqedoni. Një gjë më pëlqen te i vetëthëni “kongres” i juaji: ana poetike e tij. Jini më të shumtët çobanë, dhe kur më shkon mendja te ju, gjithë njomësia e idhujve të Theokritit më flladit zemrën.
    Ah mblidhuni, mblidhuni matriotë të staneve, thirrni zanat t’ju ndihmojnë në vepra të bukura. Nisuni- nisuni:
    Po një gjë më shqetëson. …..Hasani dhe Beluli, Ristoja dhe Jorgaqi, dhe çobanët e tjerë të “kongresit”a dinë të shkruajnë? …sepse kam dyshime.
    Më shkruani” mbajet pé”, por kjo formë përdoret vetëm në gjuhë fare të poshtër, sermo proletaris: njerëzit e rritur thonë “mbahet prej”.
    Më shkruani prapë: vejuere” “dëghonéte” te parete….Lajthiteni shumë. Shqipja 95 për qind të fjalëve i ka paroksytoné: ju çobanët, duke patur maninë të zgjasni bishtin e çdo fjale me një “e”, gërmë e cila toskërisht ka vlerën e një silabe të plotë, bëni 95 përqind të fjalëve proparoksytone, dhe ashtu ia ndërroni fare fytyrën dhe natyrën gjuhës.
    Ju këshilloj t’i qëroni vëshët tuaj nga hallva që të dëgjoni më mirë: kini për të vënë re atëherë se populli jashtë staneve thotë “dëghonet”, “ te paret” etj.
    Gjetkë shkruani: “dit”, “an”, jasht”. Jo! Këto fjalë në toskërisht kanë dy silabe (rrokje): “ditë” etj. Qërojini veshët, qërojini mirë.
    Në një tjetër vend përdorni “u” në vend të “ju”. Thoni “u” shkruam ( juve). Jo, ju shkruam juve, u shkruam atyréve.
    Gjetkë thoni: “dotu”, në një fjalë. Jo, kemi tri fjalë këtu, dhe duhet shkruar “do t’u”.
    Më në fund, më thërrisni herë ti, e herë ju ( a “u”): të dërgojmë “dhe” (ju) “u bëjmë”. Jo, jo! Ose ti, ose ju. Një njeri që di të shkruajë nuk përdor herë njërën e herë tjetrën mënyrë, si t’i shkasë penda.
    Faik Konica
    Zotit Kristo Qiriazi,
    Për Klubin “Bashkimi” të Manastirit

  • NDER 6 MILION SHQIPETARE…..
    -3Milion qe jane brenda sa dine te lexojne e shkruajne shqip perjashtu ‘politiQise’ qe gjuhe zyrtare ka ‘Salishten’!?
    -3,Milion jashte apo 1/3 rreth 1 Milion e moshes 1-35 vjeç lindur e rritur ne emigrim qe NUK DI te lexoje e shkruaje shqip A mund te quhen shqipetare!?

  • Me mire von se kurre..njohia juaj…
    Pena juaj vetem “QENDIS”

    Faleminderit Z.Hasan Ulqini sa na “ushqeni” me te pa njohurat e Konices Madh, vertet jo vetem te panjohura,po “leksion brilant” i juaji,mbledhur ato te dhena sa argumentet…
    Me vjen keq qe ne Durres Ju e une,pa kontakt me ju si dashamires i pasionit tuaj.
    Mbrodhesi paci dhe gjithnje me miq e shoke te mire prane.
    Pena juaj, vetem “QENDIS”-Faleminderit.
    Pershendeti z. Tarelli,(kolegu e miku juaj,) I vellai tij, YTBI Skulptor i talentuar, pasionati im, ketu ne Toronto

    Toronto 14-08-2016 Guri Naimit D.

  • nje mesazh dashamir per zotin Adrian Thano

    ne kete artikull te vlefshem per zotin Konitza te shkruar nga i nderuar Ulqini me ben pershtypje nje dicka ne gazeten Dita:

    Si ka mundesi qe ne kohen e Faikut nuk censuroheshin komentet pra para 110 vjeteve kurse sot komentet e zotit Kulla mbyllet faqja e komenteve biles dhe jane fshire pasi jane botura.

    edhe so ne artikullin e tij per Carin u hap dhe u mbyll faqja komenteve

    Nga kush keni frike te botoni kete koment :

    Te nderuar moderator
    I nderuar zoti Thano

    Per nje sy te vemendshem duket qe Pellumb Kulla (pk) dhe Andrea Stefanit kane marre shpatat duke shpartalluar kockat e enver hoxhes

    zoti pellumb kulla kur paska qene pjese e dipllomacise ne gjermani qenka marre ne interes te te tretev dhe paska perkthyr libra ne nje kohe qe ai ka qene dipllomati qe nuk ka ditur asnje gjuhe te huaj..pra kush eshte prapa ketij pellumbi.

    Pse pellumbi pasi na hapi nje ngjarje per listen e Shliderit te para 50 vjeteve

    Pse pellumbi po na hap nje ngjarje te para 100 vjeteve..

    Cfare ndryshimi ka vrasja e Carit me vrasjjen e Causheskut pikirisht ne diten e KRISHTLINDJEVE..

    Ndiqni intervisten e egutorit te Caushekut qe thote gjera te pabesueshme dhe kerkon falje

    ***
    Ajo qe eshte neveritese ne keto histori te ketij Pellumbi te Marikes eshte fakti se amerikanet dhe shqiptaret fisnike nuk I hane me keto qyfyre te ketij gaztori te ish bllokut..

    Ashtu si Pellumbi ja kishte me hile enverhoxhes qe personalisht I hapi rrugen ketij talenti te komedise..ashtu dhe amerikanet e vertete nuk duhet te besojne te “besnikeria” e tij ndaj amerikes..eshte me shume hipokrizi

    ***

    Per coincidence djali I Hryshovit Sergei Khrushchev(Hryshov) eshte qytetar amerikan qe nga 1991 sot eshte moshatar me kete pellumbin e marikes por ka nje dinjitet dhe sinqeritet te admirueshem qe eshte oponent i forte kunder poltikes amerikane ne Ukraine dhe ndiqeni materialin e meposhtem

    SHOE ON THE TABLE
    04.02.14 5:45 AM ET
    Khrushchev’s Son: “Russia Will Never Surrender”
    Sergei Khruschev, the son of the Soviet leader who gave Crimea to Ukraine, says that his father never intended to separate Crimea from Russia and Russia will never give it back.
    When Soviet leader Nikita Khrushchev transferred Crimea to Ukrainian control in 1954, it was simply for logistical and symbolic reasons, according to his son Sergei. Now, he swears, Russia will never give it back.
    Sergei Khrushchev has been living in the United States since emigrating from the Soviet Union in 1991 and is a naturalized American citizen, but he speaks as if he is still in the Russian government. He views the ousting of Ukrainian President Viktor Yanukovich as an illegal seizure of the Kiev government by force and he insists that 96 percent of Crimeans voted to separate from Ukraine and join the Russian federation. Khrushchev spoke to The Daily Beast ahead of a Tuesday night speech at Bryant University in Rhode Island.
    “Russia will never surrender,” he said about the escalating battle over the fate of Crimea, which Vladimir Putin invaded and then annexed after a popular referendum that took place outside the view of international observers.
    Nikita Khrushchev led Russia during the most serious standoff of the Cold War, the Cuban Missile Crisis, which took both countries to the brink of nuclear war. In the American telling of history, Khrushchev the elder ultimately backed down. But in the current tensions over Ukraine, the son said, only Russia really has a huge stake in the outcome and therefore will prevail if the conflict escalates.
    “For the United States, it’s just one more attempt to show Russia who is the master of the world’s politics. For the Russian President and Russia itself, it’s a matter of national pride and they will oppose it as much as it can,” he said.
    Back in 1954, when Nikita Khrushchev transferred Crimea to Ukrainian administration, the main reason was that construction of two major canals between Ukraine and Crimea was underway. Khrushchev wanted to streamline the process by placing both sides of the project under one administration, according to Sergei. The 300 year anniversary of the treaty that joined Ukraine to Russia was a happy coincidence, he said.
    “My father was the leader of the Soviet Union. Russia and Ukraine were two union republics, equal inside the Soviet Union,” he added. “For my father there was no difference because it was all inside one state.”
    Khrushchev blames the decision to let Crimea go on Boris Yeltsin, who he said was distracted with his own ambitions and in 1991 told Ukrainian leaders they could have Crimea.
    “I think my father would have been very unhappy with what Yeltsin decided to do,” Khrushchev said.
    It’s impossible to say how Nikita Khrushchev would have handed the current crisis in Ukraine because he never would have been able to imagine that the Soviet Union would be disbanded and disappear from the map, Sergei said.
    “What would President George Washington think about the war in Iraq? He would say ‘You are crazy, your real enemy is in London, not Baghdad.’ So you can’t take a historical figure out of his time.”
    But Sergei Khrushchev sees Putin as a reformer in the mold of his father and comparable to Theodore Roosevelt, who busted up corporate monopolies in the United States in the early 20th century.
    “The Putin era is an era of bringing Russia back to the order, destroying the oligarchy, and enforcing the role of the government,” he said.
    Ukraine historically had no identity and was simply an amalgamation of farmers who lived on the Russian periphery and applied to join Russia in the mid-17th Century, and even then it was only Eastern Ukraine, said Khrushchev. Western Ukraine joined them in 1945, but there are still essentially two countries there living together, he said.
    “When people talk about Ukraine, they talk about some competition between Russia and the West. But in reality it is two different sets of Ukrainians who now live in one country,” he said. “We have two different Ukraines.”
    He blames the West for triggering the Ukrainian crisis by supporting protests on the Maidan and he said Putin has no designs on invading Eastern Ukraine unless the country descends into all out civil war, which is possible.
    “It was not Putin who invaded Crimea and at the barrel of the gun just annexed it. No. It was the will of the people,” he said. “So my message is, don’t try to provoke Ukrainians to fight with each other. If there will be no civil war, Putin will not invade Ukraine.”
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Pra zoti Pellumb
    Amerika nuk ka nevoje per servile si puna jote qe vazhdoni doktrinen antishqiptare te rajerson-elez-serbiberave.Nqs se ka akoma zyrtare amerikane ne media dipllomaci apo sherbime inteligjente qe kane nevoje per keto rrefenjat e tua nga Marika..atehere ka ardhu koha te qajme vete Ameriken
    Shpresojme qe ky koment te mos censurohet..te mos vonohet apo te mos fshihet

  • mesazh nr 2 per zotin thano

    i nderuar ,nuk e kuptoj pse botoni keto shkrime per kete njeri te madh si konica..jepni menyrat se si komentohej atehere para 100 vjeteve dhe pa censure

    nuk e kuptoj pse nuk jepni komentet e lexuesve per zotin pellumb kulla.

    kam pershtypjen se treshja xhevdet shehu- andrea stefani-pellumb kulla bejne nje trio qe ka nje mision te caktuar.

    duket sikur po jetojme ne 1991 kur enver hoxha dhe komunzmi sulmohej me egersine e nje ku klus klani..

    ok nqs se atehere kishte nje fare justifikimi lufta e eger me enver hoxhen..dhe sistemin e tij me “xhon megoun”..sot pa u denuar mega krimineli saelh berisha dhe doktrina e e elez-rajersonit per gjasme dekomunstifikimin..eshte anti shqiptare kanibalimi i metejshem e enverit duke na kujtuar ca cara dhe ca konica te shekujve te kaluar.

    respektoj cdo antienverit qofte dhe kanibal i paguar por ju lutem mos censuroni apo kbeni omente “off.”

    jam kundra komenteve fyese,te paguara dhe jo estetike…por te censuroni comente normale reale…me keqardhje ju them

    po me enverin c’patet ?? te censurohet ne vitin 2o16 ose te beni “comment off”..duhet “deleted”

  • Ka shume gjera qe per momentin ju nuk i kuptoni i nderuar zoteri 21.Jemi duke plotesuar amanetin e Arvizuse,ku Enveri duhet trajtuar si nje monster.Kjo eshte edhe arsyeja qe analistet si Andre,shakaxhinjte si Pellumbi qe eshte bere lareske dhe mbetjet e tradhetareve te kombit jane hedhur ne ofensive.Per kete eshte edhe qendrimi i k/ministrit qe i ka bere naften qeverisjes se vendit dhe meret me heqien e emrave te deshmoreve.Loja per reformen ne drejtesi po i vjen fundi per te kuptuar me mire skenarin e kesaj pune qe ska te beje azgje per drejtesine,por thjesht denimi ne menyre ligjore dhe perdhosja e periudhes 1941-1990.Ne shqiperi tani kane ngelur njeres te hurit e te litarit por qe do te popullohet nga muhaxhidine besnike te Shba.se.Amerikes i duheshin oficerat e Enverit si dhe inteligjenca intelektuale.Sa per llumin qe ka mbetur pak kush shqetesohet.Dite me te bukura do vine kur Shqiperia te behet qendra e luftes se trete boterore.

  • Nuk e kam simpatizuar kurre kete njeri, Faik Konicen. Qe kur lindi dhe deri sa vdiq, nuk i kam pare, kuptohet nepermjet shkrimeve, asnjehere stabilitet mendor.

  • Duke mos qënë specialist i fushës ,nuk mund të shprehem specifikisht për artikullin, por përshëndes kontributin e shquar të z.Ulqini në fushën e njohjes së letërsisë ,historisë së saj .Është krenari që z.Ulqini i përciell idetë, studimet, vlerësimet ndaj letërsisë e figurave kombëtare ,si një qytetar durrsak.
    Gjykoj se Durrësi e intelektualët e tij, dashamirësit e letërsisë e historisë së saj, organet e qeverisjes vendore dhe ato shtetrore janë dhe do të jenë borxhlinj me figurën e z. Ulqini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *