Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
DITA, ju lumtë për botimet që bëni për çdo autor apo lajm i kujdto qoftë ai, i mirë apo i keq. Atë le ta komentojnë lexuesit. Ka shumë që nuk e duan Enverin dhe regjimin e tij, sikurse Saliun e co, biles ky më satrap se kushdo tjetër. Të paktën në kohën e regjimit të vjetër nuk njihej korrupsioni, vjedhja galopante, shkatërrimi, prishja e qetësisë publike etj. Përjetuam një mjekësi, arsim, shërbime komunale falas, e tashmë na matet koka me spango! Sa për Nexhmijen, nëna shkruan për të birin dhe nusen e tij të mirë, por dhe për nusen tjetër sipas saj jo normale, e cila ka folur shpesh në TV e intervista për të cilat publiku ja ka vënë notën që meriton. Njerëzit duhet të lexojnë ato që duan e le të japin komentet e tyre, por jo të ofendojnë të tjerët! Nga Mete H.
