Disa thonë se jeta fillon pas të 40-ave. Por nëse mes të rinjve ka shumë që nuk mendojnë kështu, një studim i ri tregon se thënia e vjetër ka plot të vërteta brenda.
Pas të 40-ave, jeta seksuale është më e mirë, femrat ndihen më të realizuara dhe me vetëbesim, madje edhe ndihen 10 vite më të reja. Sipas studimit, më shumë se gjysma e femrave mbi 40 vjeç (55 për qind) thonë se kanë më shumë besim te pamja e tyre e jashtme sesa kur ishin në të tridhjetat. 86 për qind e të pyeturave thonë se 40-vjeçaret janë 30-vjeçaret e reja.
17 për qind e femrave thonë se ndihen të ripërtëritura dhe jeta e tyre seksuale është më e mirë se asnjëherë, ndërsa 27 për qind shprehen se kanë përmirësuar shijen e të veshurit.
Studimi është kryer nga kompania Linwoods Superfoods, e cila anketoi 2 mijë gra të moshës nga 40-65 vjeç. Sipas tij, 59 për qind e femrave mbi moshën 40 vjeç ende ndihen mirë me veten kur veshin rroba banje.
Duket se me kalimin e viteve, pasiguritë të vetvetja fillojnë të zbehen, pasi 81 për qind e femrave thonë se janë më të lumtura me vetveten sesa kur ishin të reja. Kjo siguri mund të vijë edhe nga pavarësia financiare, të cilën thanë se e kanë 32 për qind e të pyeturave. Ndërsa 48 për qind thanë se kishin një marrëdhënie të qëndrueshme me një mashkull.
“Ditët kur ditëlindja e 40-të shihej si fillimi i hyrjes në moshën e mesme kanë përfunduar. Gratë mbi 40 vjeçe nuk janë vetëm plot energji, por edhe gëzojnë një jetë plot mundësi dhe pritshmëri pozitive. 40-vjeçaret apo ato që e kanë kaluar këtë moshë nuk e ngadalësojnë hapin. Ato i gjen duke lindur fëmijë, duke u kujdesur për ta, duke ndihmuar prindërit dhe duke çuar përpara karrierat e tyre”, thotë Samantha Womack, një aktore 40-vjeçare.
Dhe nëse ende keni dyshime për thënien e vjetër, ju sjellim ndërmend disa emra të njohur që i kanë kaluar tashmë të 40-ata, por që duken ende te të 30-at. / Përgatiti: Gazmira Sokoli
Kirurget plastike kane bere pune fantastike ne fytyren e Nicoles nga tipare te varura kane bere tipare me efekt eyes cat duke e shnderruar totalisht. Per kete arsye ia kane ndaluar ekspozimin ne diell. Mgjs nicole ka bere cmos ta mbaje sekret dhe ka virosur faqet ku jane fotot e rinise se saj, veshtire te mbahen sekret gjera te tilla. Konkurrenca ne hollivud eshte aq e larte sa je i detyruar te jesh klient i perhershem i kirurgjise plastike.