“Për fitoren e saj, Majlinda Bregu duhet të falenderojë Lulin”

Dita

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ka bërë thirrje në “nota” ironike Majlinda Bregut që të falënderojë kreun e PD-së, Lulzim Basha, për fitoren e sotme në garën me ish kryeministrin malazez, për të qenë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Sipas Patozit, ky rast ishte i atillë ku Basha nuk kishte mundësi të ndikonte për një tjetër humbje të radhës.

Postimi i plotë:

MAJLINDA DUHET TË FALENDEROJË LULIN

Që prej sot, një shqiptare do të jetë zyrtare e lartë e Bashkimit Europian.

Më në fund, është vendosur që Majlinda Bregu do të jetë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mund të thuhet pa frikë se emërimi i saj është e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këto 5 vjet, që kur kryetar i saj u caktua Lulzim Basha.

Sepse ka qenë i vetmi rast kur ky i fundit nuk ka pasur mundësi të ndikonte apo “ndihmonte” për të regjistruar një humbje tjetër.

Ndaj, edhe Majlinda nuk ka pse të mos e falenderojë edhe Lulin.

Krenarë që Europa njohu dhe vlerësoi një nga investimet më të qenësishme dhe serioze të Partisë Demokratike në 15 vitet e fundit.

Urimet më të mira Majlinda Bregut!

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *