Letër e nënshkruar
Eqerem Kajo
Në kushte e rrethana të krijuara liderë të partive në mënyrë “butaforike” mundohen të mashtrojnë e t’i hedhin hi syve popullit apo simpatizaneve. Këtë e bëri dhe Luli i Bashës në Shkoder para dy diteve në teatrin “Migjeni” në përvjetorin e krijimit të degës PD-së kur tha; se Shkodra ishte e para në shëmbjen e komunizmit, dhe tani kthesa për ringritjen duhet të filloje po nga Shkodra. Këte e thonë gjithe bufatorikët e kësaj force politike, por “Bufave” do t’u thosha, se janë të nxituar, Shkodra nuk është më bastjoni i tyre. Shkodra ka 20 e ca vjet nën drejtimin e “të djathteve” dhe nuk ka përfituar asgjë, vec disa lustrimeve të rrugëve kryesore. Shkodrës bukurinë që ka ia ka dhënë natyra me brigjet e tre lumenjve, liqenit, deti, fushat e mali, dhe jo Partia Demokratike. Kjo kur mori pushtetin në vitin 1992 në Shkodër gjeti në punë 100 ndërmarje ekonomoke, tregtare e bujqësore me 60 mijë punëtorë, sot as 5% e tyre nuk ështe në punë.
Sot varferia eshte në kulmin e saj. Le të shkojnë “liderët” në lagjet periferike të qytetit të shikojnë si jetojnë ata që u zhgënjyen e u dhanë votën, të shkojë ne zonat më te largëta në Dukagjin, Shllak e në fshatrat e Malesise së Madhe të shikojnë “getot” . Shkodra ka shumë halle, që qeveria e kaluar nuk i zgjidhi asnjiherë. Këtë Lulin do ta krasonja me një “buf” që ose më saktë një papagall që përsërit fjalimet dhe dënglat e Saliut. Demokrateve te ndeshem, u them gjeni njeriun e përshtatshem. Sot, shkodranet me humorin e tyre karakteristik këndojnë: Dhe na erdhi Vit’i Ri / me Lulin kalamanli…
