Për “gjetjen” që na i ka shtuar shumë shpresat se më në fund do ecim edhe ne drejt civilizimit e mbrothësisë (dhe për gjithë “mendjet pjellore” që janë shfaqur pas ’90-s)

redaktor

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

Tani që Ministrja jonë e Bujqësisë njoftoi se së shpejti do të hapet në Shqipëri Akademia e Bujqësisë, u shtuan shumë shpresat se vendi ynë do të shpejtojë ecjen e vet drejt civilizimit dhe mbrothësisë.

Shumë njerëz u çuditën me përdorimin e termit “akademi”, por kjo tregon thjesht mosdijen e tyre. Duke e nuhatur këtë mosdije, zonja Ministre shpjegoi se të tilla akademi ndodhen edhe në Zvicër, Spanjë etj.

Duke e ditur se fjala “akademi” vjen nga greqishtja e lashtë dhe, konkretisht nga emri Akademus i një heroi të Arkadias, afër Athinës, që besohej se e shpëtoi Athinën nga sulmet e Spartës, në ullishtet e të cilit mblidheshin filozofët e kohës nën drejtimin e Platonit, ne mund të marrim me mend përshtatshmërinë e këtij emri me institucionin shkencor që do të ngrihet në Shqipëri për përgatitjen e njerëzve që do të mbarështojnë bagëtitë.

As kardinali francez Rishëlië (Richelieu) nuk e njihte mirë kuptimin e fjalës “akademi” kur themeloi në vitin 1635 Akademinë Franceze me qëllim studimin dhe ruajtjen e pastërtisë së gjuhës frënge dhe vendosjen e standardeve të përdorimit të saj.

Mendja e ngushtë e kardinalit të lartpërmendur dhe e dhjetëra themeluesve të akademive të tjera të botës, duke përfashirë edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në vitin 1972, nuk mund ta rrokte domethënien e vërtetë të këtyre insitucioneve të dijes, siç i përkufizon Fjalori i Gjuhës Shqipe, si “institucione të larta shkencore që merren me drejtimin e punës shkencore dhe me kërkime e studime”.

Akademitë e lartpërmendura ishin vende ku “rrihej ujë në havan” me gjithfarë teorizimesh të kota filozofike e linguistike apo flitej e diskutohej pa fund për letërsinë dhe artet, mirëpo ato asnjëherë nuk prodhonin qumësht, djathë, vezë, gjalpë, mish jo se jo.

Mendjet pjellore në Shqipërinë tonë u shfaqën pas vitit 1990. Akademinë e parë me vlera shkencore dhe prodhuese e krijoi zoti Sali Berisha në vitin 1993 tek Plepat e Durrësit dhe brenda pak muajve ia arriti të edukojë e formojë gati një mijë prokurorë e gjyqtarë të aftë e të ndershëm, të cilët e ngritën nivelin profesional dhe atë etik të sistemit shqiptar të drejtësisë aq lart sa populli shqiptar edhe sot i kujton me mall e respekt hetimet dhe gjykimet e bërë prej tyre tash tridhjetë vjet.

Mirëpo, aleanca jonë e gabuar me vendet perëndimore dhe, veçanërisht, me SHBA-në na solli procesin e Vetingut i cili, padrejtësisht, i largoi nga sistemi thuajse të gjithë këta akademikë të përkushtuar.

Në kuadrin e zhvillimeve të shpejta demokratike, qeveria jonë e nderuar duket se ka menduar seriozisht të themelojë tani Akademinë e Blegtorisë. Unë ndiej keqardhje që gjyshi im i ndjerë nuk e jeton këtë kohë. Ai qe kujdesur për bagëtitë e tij pa studiuar në këtë akademi dhe, madje, pa e dëgjuar ndonjëherë fjalën “akademi”.

Kushedi sa qumësht do të kishin dhënë dhentë e dhitë e tij dhe çfarë mishi do të kishin ngrënë paraardhësit e mi sikur ai ta kishte pasur diplomën e kësaj akademie.

Faqja e parë

Tani, shkurtimisht ju të dashur aspirantë për t’u bërë akademikë në blegtori duhet të keni parasysh disa gjëra të rëndësishme pasi e ardhmja e vendit varet tek ju. Nuk ka rëndësi nëse keni mbaruar ndonjë shkollë tjetër përpara pranimit në Akademi sepse aty do të merrni dijet dhe kulturën e mjaftueshme shkencore për ta çuar bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare në majat më të larta të shkencës dhe arritjeve botërore.

Në fund të fundit, pasi populli shqiptar doli në dritën e demokracisë, tek ne u krijuan me mijëra kuadro të ditur e të aftë të cilët pohonin pa droje dhe me krenari se “diplomën e shkollës së lartë e kam, por mos më pyet për diplomën e shkollës së mesme!”.

Shumë nga këta kanë drejtuar e drejtojnë punët e shtetit shqiptar dhe zgjidhin, si s’ka më mirë, hallet tona ndërsa ju, thjesht do të merreni me bagëtinë, të zgjidhni hallet e tyre dhe, njëkohësisht, nevojat tona ushqimore.

Dijet tuaja shkencore do të përqëndrohen, kryesisht, në ushqyerjen, mjeljen dhe vrasjen (prerjen) e bagëtive. Edhe nëse nuk e mësoni në akademi duhet të keni parasysh se shkenca botërore ka arritur sot nivele shumë të larta.

Ajo ka arritur të prodhojë të tilla ushqime që e rrisin peshën e derrave apo të demave dhjetëra herë brenda pak muajve, si dhe sasinë e qumështit të prodhuar nga lopët, dhentë e dhitë disa herë. Kjo arrihet në sajë të produkteve ushqimore hibride të pasuruar me gjithfarë lëndësh kimike dhe sintetike.

Një gjë e tillë iu sjell fitime të paimagjinueshme prodhueseve dhe mbarështuesve të blegtorisë. E, ç’të keqe ka pse përdoren lëndë kimike dhe sintetike për shtimin e produkteve ushqimore që ne konsumojmë? A nuk jemi ne ata që po krijojmë edhe njerëz me përbërje gjysëm organike, me buzë, gjokse dhe trup gjysëm sintetik dhe pastaj po i admirojmë, shpallim VIP-a e Mise dhe po lëmë kokën mbas tyre në TV, shtyp dhe klube nate ku konsumohet alkool dhe drogë pa hesap?

Duke pasur parasysh studimet e ardhshme në Akademinë e Blegtorisë, ju do të jeni në gjendje të mbarështoni kafshë të cilat do të prodhojnë mish pa hesap, pa shije, por me nivele të lartë përbërësish kimikë dhe artificialë.

Për ta arritur këtë duhet të kujdeseni që edhe produktet ushqyese për kafshët tuaja të mos jenë krejtësisht organike, por të përmbajnë gjithfarë përbërësish që shumëfishojnë prodhimin sepse, në fund të fundit, qëllimi kryesor i mbarështimit të blegtorisë është rritja e prodhimeve dhe fitimi material e financiar.

Pas kësaj ne do të kemi në treg produkte ushqimore dhe mish e peshk ku shkruhet: “organike” dhe “me përbërje kimike dhe artificiale”. Nëse je i pasur do të konsumosh ato me etiketë “organike”, siç bënin dikur parardhësit tanë të varfër dhe analfabetë.

Nëse je aq i pazoti sa të mos jesh i pasur do të konsumosh produkte me lëndë kimike dhe artificiale. Produkteve tuaja blegtorale do iu vihet në etiketa shënimi joshës: “Produkte të Akademisë së Blegtorisë”. E rëndësishme është që do të hash më shumë. Mishi pa shije, lulet pa erë dhe qytetarët e panjerzishëm shkojnë paralel dhe të lumtur.

Bagëtinë duhet t’i trajtoni me humanizëm, t’i ushqeni sipas meritave dhe t’iu siguroni një fund tragjik, por të lavdishëm në mënyrë që të mbeten në histori. Pjesën kryesore të ushqimit ruajeni për lopët sepse japin shumë mish dhe qumësht. Edhe derrat ushqejini mirë dhe me çfarëdo sepse ata nuk kanë shumë pretendime. Duan të hanë shumë dhe pastaj të zhgërryhen në pellgje me ujë të ndotur dhe në baltën që mund të krijoni ju gabimisht.

Për delet ju mjafton bari ndërsa dhive sigurojuni gjeth dhe çdo vit shpallni konkursin e bukurisë ” Miss Dhia me bisht përpjetë “. Për gomerët që punojnë e lodhen shumë dhe për pulat që thjesht bëjnë ndonjë vezë, mos u merakosni fort. Atyre iu jepni çfarë të teprojë nga të tjerat dhe mund t’i konsideroni si ” ndihma sociale “.

Për kafshët e egra si arinjtë, luanët, gjarpërinjt, krokodilat, minjtë etj. krijoni shoqata humanitare dhe miratoni ligje për mbrojtjen e tyre ndërsa këto kafshët shtëpiake që përbëjnë blegtorinë therini dhe mos ua lini vendin gjëkundi sapo të bëhen të dobishme për barkun tuaj, dhe tonin.

Aspekt shumë i rëndësishëm i përgatitjes tuaj blegtorale do të jetë edhe teknologjia dhe procesi i mjeljes. Sa i përket mjeljes, ne shqiptarët kemi prirje dhe aftësi të veçanta, të cilat i kemi shfaqur historikisht, ndërsa në këto dekadat e fundit i kemi shtrirë edhe në mjeljen e njëri-tjetrit.

Duhet të keni parasysh që mjelja të jetë e shpejtë dhe e plotë dhe duhen mjelur më fort dhe më mirë bagëtitë më të dobëta, ato që ushqehen më pak dhe më keq. Në këtë mënyrë, pasi të mbani diplomat e akademistëve dhe të jeni perfeksionuar në procesin e mjeljeve, ju do të bëheni të denjë dhe ne do t’ju zgjedhim si paralamentarë dhe drejtues të institucioneve shtetërore.

Aty do të vazhdoni me zotësi procesin e mjeljes dhe do të ndaheni në grupe që garojnë dhe luftojnë me njëri-tjetrin se kush mjel më shumë, më mirë dhe më shpejt, gjithnjë në shërbim dhe në të mirën e bagëtive që përfaqsoni dhe iu shërbeni.

Tufat e bagëtive do të ndjekin nga pas barinjt e tyre dhe do të ndeshen me njëra-tjetrën për të përcaktuar bariun më të mirë e më të zot, atë që premton më shumë ushqyerje, kullotje dhe strehim për bagëtinë.

Me çeljen dhe funksionimin e Akademisë së Blegtorisë, më pas asaj të Peshkimit, të Gjuetisë e kështu me radhë, do të bëhen të panevojshme Akademitë e Shkencave, Arteve, Ushtarake e të tjera krijesa arkaike. Kur të qeverisemi nga akademikët blegtoralë ne do të jemi kombi më i lumtur në botë dhe gjithë diaspora shqiptare do të kthehet në atdhe.

Termat e mëdhenj që përdor shpesh politika për veprimtari të vogla dhe synime të mëdha kanë rëndësi jetike për shoqërinë njerëzore. Edhe në mos sjellshin rezultate të mëdha, është e sigurt se shkaktojnë iluzione dhe qeshje pa fund.

 

 

 

Viktor Malaj

Share This Article
33 Comments
  • Instituti Bujqesor i Kamzes,nuk u shkaterrua plotesisht,besoj..Mbeti dicka.
    Nqs,eshte rikuperuar plotesisht,,Atje ka Dege Veterinarie,Zooteknike,qe mund te sherbejne per BARINJTE E SHKOLLUAR.
    Po ka lajthitur fare Deliri,interpreton Enderrat.me Akademi barinjsh,Porte Jahtesh,Stacione Leshimi Satelitesh

    • O demo,a ke degjuar gje per GEBELSIN,shefin e propagandes,qe zgjodhi Hitleri per t’i mbushur mendjen popullit gjerman se ata do jene populli me i lumtur dhe sundues ne bote vetem ne udheheqjen e Hitlerit?
      Ja pra njerez si GEBELSI mund t’ia bejne sapunin per djathe popullit dhe ai kenaqet se me trute e shplara edhe muti do ju duket si paste!
      Prej 8 vjetesh shqiptareve ua ka mbushur mewndjen e gjithe makineria gebelsiane e propagandes se Rames se vetem nen udheheqjen e tij ne do behemi populli me i limtur!
      Se ne kete vend nuk ka njeri me te zotin se Rama!
      Se vetem me Ramen ne do mundim Berishen,Bashen dhe Meten,por do garantojme edhe vendin e punes!
      Sa per demokracine dhe shtetin ligjor as na eshte dashur dhe as do na duhet sa te kemi leke per t’u ushqyer!
      Kur te na heqin nga puna do ta kerkojme demokracine dhe shtetin ligjor!
      Tani do kemi porte,aeroporte,satelite,drone etj qe do zevendesojne punonjesit e administrates,qe do kapin duke filmuar te gjithe te pa aftet dhe te korruptuarit e pushtetit dhe do zgjidhin te gjitha ankesat e qytetareve!+
      Sa AKADEMI do hapen ketej e tutje mos u habisni fare!
      Do hapet akademi per bythelepirjen,servilizmin,korrupsionin,veshjen seksi te punonjesve femra,mbajtjen e mjekrrave te zyrtareve, etj!
      Dhe shqiptaret,si idiote qe jane cdo dite ikin me qindra neper bote se nuk ua dine vlerat qeveritareve tane!
      Me te mencur bangladeshasit,sirianet,afganet etj,qe po mbushin vendin sepse jetojne ne hotele me 4 e 5 yje,ndersa te demtuarit nga termeti kane 2 vjet ne cadra plastmasi!
      Eh cfare kryeministri kemi ne,qe edhe kur qajme i duket sikur qeshim!
      Dhe ai ZGERDHIHET e tallet me nje popull te tere duke thene se ASKUSH NUK VUAN PER BUKE!
      Doemos,qe tani ne bote nuk perdoret shume buke,se hane petulla,biskota,peshk,vere etj dhe ne nuk na mungojne keto asortimente,pavaresisht se nuk i blejme dot me rrogat dhe pensionet mjerane!
      Dhe militantet ulurasn,”Te na rroje Edi Rama,marrte nga ditet tona”!
      Se ata nuk e kuptojne se atyre ua ka marre ditet te gjitha dhe tani rrojne si DELKE e jo si njerez,por aq kuptojne se bageti jane!

  • Mendjet pjellore ne Shqiperine tone u shfaqen pas 1990 – ben “zbulimin” pompoz shoku Malaj Viktor!
    Dikush qe nuk e njeh Shqiperine kur e lexon kete postulat te Malajt beson sinqerisht se deri ne 1990 Shqiperia e vocerr e vetizoluar nga mbare bota, paskesh patur mendjeartet ne krye te puneve dhe atyre ju pre aktiviteti pas 1990!
    Dhe pa u zgjatur gjetke, meqe eshte llafi per Bujqesi, ato mendjeartet e para 1990 bene disa “shpikje” qe cuditerisht shoku Malaj Viktorit nuk i kujtohen, si p.sh. “Arezat” apo “Tufezat’ me te cilat ato mendjearte te kohes qe qajne me lot akoma shoket Malaj Viktoret, i garantuan ketij populli shqiptar nje sistem tallonash per gjithcka e per c’do gje, nga rracionet mujore te ushqimeve deri tek pako e kafes 1 cope ne muaj e per me shume duhej pritur nje fatkeqsi ne familje.

    • Aq drejt e ka Viktori sa nuk ke cfare i shton presjen.
      Atehere ishim shtet dinjitoz me te mirat e te keqijat qe kishte sistemi.
      Po sot??? Arixhinjte e Europes jemi !!!
      Po mjere ne qe akoma skemi vene mend as pas 30 vitesh degradim total

      • Se sa “shtet dinjitoz” ishte ai i 45 vjet Triske-Tallonit rrethu me tela me gjemba qe vriste shqiptare ne kufi, mjafton te shihen ato kronikat e Eksodeve masive 1990-91 ne muret e Ambasadave e sidomos neper anijet ne Porte.

        • O “45 vjet…idiot..”!
          Po pas 90-tes a i ke numeruar se sa shqiptare ka vrare greku,sa ka mbytur italiani,sa kane humbur ne debore maje maleve per ne Greqi,sa prostituta dhe femije jane trafikuar,vrare dhe humbur ne rruget e botes?
          A i ke numeruar sa vete vriten ne aksidente rrugore,sa vriten dhe vetvriten nga krimi i rruges,sa vdesin nga KANCERI qe shkaktohet nga ushqimet kanceroze etj?
          A ke degjusar se buka qe ha ti,o idiot eshtye prodhuar qe prej vitit 2014,kur u denoncua ne shtyp ,me miell kanceroz serb e rus duke shkaktuar mbi 5500 kanceroze te rinj cdo vit?
          Po keto cfare jane o idiot,a nuk jane VDEKJE?
          Po fakti,qe kemi 30 vjet dhe shqiptaret duan te ikin sa me pare nga vendi se ketu nuk ka me asnje shprese se mund te behet ky vend,po kesaj cfare i thua?
          Te dhjefsha anijet,ambasadat me njerez dhe anijet,qe ishin vetem 20 mije vete ndersa me pas kane ikur gjysma e shqiptareve!
          Je GOMAR o idiot,se te duket sapuni djathe dhe ti e ha me qejf!
          Mbase ti kenaqesh se je ne ndonje pune,mbase ke gruan apo vajzen prostitute dhe te bien pare me thase,mbase ke djalin vrases me paghese etj,ose mbase je vete pederast dhe nxjerr leke cdo dite,por nuk eshte kjo jeta qe na u premtua ne 90-ten,o GOMAR!
          Leri krahasimet me socializmin se sot je 100 vjet prapa,po matu me boten,MATU ME SHBA,o GOMAR,qe te hapen syte!

          • Kolombi – Te dogji bytha se te kujtova poshtersite e atij pushteti te qelbur qe vrau shqiptare pas shpine vetem se donin te jetonin te lire? Asgje e re kjo, nostalgjike te Diktaturave ka kudo ku ka patur Diktatura dhe ato tregojne sakte edhe numrin e budallenjve qe ka ai vend. Ti je vetem nje prej tyre. Sepse ne keto kohe ke humbur grua, vajze e familje (qe ja kujton tjereve) e per keto ben me faj levizjen e lire.

          • O “45 vjet…idiot..”!
            Per cfare na duhet te merremi me “ujkun”,kur “CAKALLI” po na ben kerdine?
            Une po te jap faktet e ketyre 30 vjeteve dhe te krahasosh realitetin e sotem pas 30 vjet kapitalizem me 45 vjet Diktature komuniste,do te thote,qe ti je 100 vjet prapa!
            Pse nuk matesh me boten e zhvilluar,o idiot,por matesh me diktaturen?
            Pse nuk matesh me demokracine dhe shtetin ligjor ne SHBA,por matesh me tallonin komunist?
            Si nuk arrin te kuptosh,qe je idiot,GOMAR,tru shplare?
            E cfare lidhje kane keto qe them une me nostalgjine e dikurshme,kur une nuk po te bej asnje krahasim me ate kohe?
            Po une kam qene per disa kohe ne SHBA dhe atje kam pasre PARAJSEN,o GOMAR,prandaj Shqiperia duhet ta shohe fytyren e saj me PASQYREN AMERIKANE e jo ta shohe ne pllakat e wc-ve publike,plot mendere sioc e sheh ti idiot!
            Pse ka shume njerez idiote si ty,prandaj shijne pushtetaret ketu!

          • Kolombo, ti mire e ke siperfaqesisht, po ti harron qe ajo qe ndodh sot e ka burimin dje dhe ky eshte postulat historie, nuk ka te beje as me mendjellinjte e para 1990s, as me bolet e pas 1990s. Ne kete kuptim me vjen keq te ta them, po qenke thjesht nostalgjik, madje as “dialektik” se po te ishe “dialektik” sic hiqesh ay mendjelliu i para 1990s duhet ta kishe kuptuar qe te gjitha te keqijat e sotme e kane origjinen tek traplleku i djeshem. Gjithe te mirat Kolombo, me vjen keq qe nuk ka mbet noi kontinent pa zbuluar akoma, se ate pune nuk e boje keq, per keto te tjerat lene mo e cyt ma.

  • E di si me duket kjo Akademia e barinjve te Rames,,kur ke nje Universitet Bujqesor,70 vjecar ne Kamez?
    Me duket si Akademia e Demontimit te predhave ne Gerdec,qe u ngrit sa hap e mbyll syte,duke injoruar Kombinatet dhe Fabrikat Ushtarake te prodhimit te armeve dhe exploziveve.
    Ndoshta kjo Akademia e barinjve te Rames nuk do shpertheje si Akademia Gerdecit,por kakedhija do te leshoje.

    • Universitetin bujqesor te Enver Hoxhes e njifte Sorbona, dhe e prishen barbaret e Dhjerokracise, me Ramutin perfshire ne ta.
      Ndersa kete Akademine e Barinjve te Ramutit do ta njohi Marsi. Do ua nisi Kurrikulumin Ramuti me Satellit, direkt nga Aeroporti i Kukesit dhe Tuneli i Llogarase

  • Akademia e barinjve do na siguroje edhe shume Profesore, Doktore, Akademike barinj shkencetare te vertete te bagetive qe mund te zgjidhen edhe deputet e te drejtojne edhe shtetin!!. Ata do te paguhen me paga te larta nga shteti dhe madje do te paguhen edhe si keshilltare dhe drejtues te agjensive keshilluese shteterore qe do te krijohen. Keshtu rrisim me shume edhe bazen elektorale te partise ne pushtet. Disa prej tyre mund edhe te emigrojne ne Zvicer, Austri, Gjermani etj. ku barinjt mungojne çdo dite e me shume.

  • FLM V.Malaj.E Lexova me ëndje shkrimin Tuaj për AKADEMINË E KATËRKËMBËSHAVE.Qesha dhe Qaj.
    1.QESHA me qeverritarët tanë që kërkojnë me fjalë të mëdha nuk bëjnë gjëra të vogla për tu ulur paksa gju më gju me poppullin që të jepë uji në bishtë të lugës.
    -E ndërsa Ju thumboni me të drejtë qeveritarët,Fermeri Qesh.Ndaj duke jetuar me të..si fshatar që isha dikur-tashmë qesh si qesh fermeri ynë i rropatur pas gjësë së gjallë e cila nukse duhet AKADEMI për ta mbarështruarë.
    2.QAJ:duke kujtuarë baban tim të ndjerë që pas Vazhdimit të shkollës 7 vjeçare 4 km larg shtëisë,më dërgonte me dele pasdite duke më porositur për delet e jo mësimet që duhet të përgatisja për ditën tjetër.Dhe ndodhi gjëma: Unë duke lexuar Abetaren..humba vigjilencën dhe UJKU RRËMBEU DELEN MË TË MIRË TË KOPESË.Në atë kohë si adoleshent-QAVA.Sot unë nuk qaj delen,por Baban që nuk i zbatova porosinë..pasi të ruaja delet mirë nuk u desh AKADEMI.
    -Duke qënë se Edi Rama informohet nga kalemxhijt tij,Besoi do i thot ndonjë fjalë MINISTRES së Bujqësisë që nuk e kishim parë gjikundi në këto 30 vjet.
    -Diçka reale:Vëllai i im në fshat(Çirrush) që merret me dele më telefonoi nëse do merrte pjesë në AKADEMINË e deleve të tij. ! Unë qesha..!!
    -Vëllai ka shumë besim tek Unë,Pasi dikur i deleguarë i Partisë së Rrethit (1985,6) i shova në shpi dhe i rekomandova urdhërin e Partisë-Shet: Ose dorzo lopën në tufë..ose dorzo tesërën e partisë(PPSH).Dhe Ai dorëzoi lopën.Që athere të 9 fëmijt e tij më marrin rrallë në telefon nga Greqia,Gjermania,Anglia,etj.Ndërsa bëllai sa herë që vjen tek unë më tund kokën,ndonse bindjet politike i kemi të njëjta.
    -Tashmë Unë me AKADEMI USHTARAJE nuk vlej për asgjë veç të bëj ndonjë koment në DITA,Vëlkai.. pa AKADEMI DELESH mirëRrit kopen e tij mësëmiri.
    -FLM V.MALAJ.

  • Mbasi kusarqevritarët tanë, bashkë me kusarët përpunues e grumbullues të qumshtit, për 8 vjetë e zhdukën blegtorinë me çmimet skandaloze, rreth 37 L për litrin e qumshtit dhe fshatari i shkretë kishte fitim vetëm bajgat, ata me miljonat e grabitura fshatarëve kanë ndërtuar fabrikat më moderrne se edhe në Itali dhe Gjerman dhe

    Lufrave , Erzenëve …u ka ngelur si lëndë të parë vëndase vetëm uji i kanaleve (verifikojeni po të doni) ,

    “qumësht të freskët që prishet duke pritur në dogana” ka vetëm në gënjeshtrat e paturpëshme diplomatike të Edi Ramës për të mashtruar Eskobarët e SHBA dhe Lajçakët e BEqë të shpëtojnë ngordhësirën e tij dështake Open Ballkan. Ka vetëm qumësht pluhur importi për të mbushur kutitë me qumësht të freskët të reklamave të Lufrës dhe Erzenëve dhe

    Akademia e “barinjëve” tanë me në krye Edi Ramën, i molën 600 miljonë të thata në duar nga “lopët” e majame të rracës Lufra , Erzeni, …….,

    në një takim në një natë të errtë kusarësh me Arbenët e Erzenët…..dhe

    pa pyetur as deputetin Braçe

    e hoqën në projektin e buxhetit taksën 100 L për kilogram pluhur qumshti të importuar direkt nga landfillet e Serbisë ku hedhin mbeturinat e rrezikëshme

    dhe Arbenët, Erzenët, ……… do të venë miljardat me “qumështin e freskët” duke “ushqyer” popullin e falimentuar shqipëtar deri në degjenrim biologjik të racës me produktet e këtij lloj qumësti vrasës dhe kjo

    fal 600 miljonëve dhënë Kryetarit Rama dhe anëtarve të Akademisë së barinjëve.

    Rroftë Akademia e barinjëve që edhe ata pakë shqipëtar që kanë ngelur pa ikur do ti verë në zhdukje të ngadalshme nëpërmjet ushqyerjeve me pluhur qumështi dhe mish “të freskët” importuar nga kusarë bizesmenët tanë kriminelë nga landfillet e mbetjeve të rrezikshme të Serbisë dhe Brazilit!!!!!!!

    Njerëz, kryetari dhe anëtarët e Akdemisë së barinjëve që takohen për pazare miljonash natën në errësirë, si luvgetër të mallkuar, për të prishur dhe bër ligje të kuvëndit në ineres të tyre e në dëm të popullit, kanë mëndësinë më keq se sadisti Çalman që vrau Mateon e shkretë sepse

    ata për miljardat që po fusin në xhepin e tyre po vrasin një komb të tërë duke e përzën nga vëndi në nivelin e një spastrimi etnik çubriloviçjan me grabitjen pa mëshirë nëpërmjet taksave dhe çmimeve të marrosura dhe

    duke e çuar në vdekje të ngadalshme me ushqyerjen me qumësht , mish, ushqime të skaduara edhe pse jo, … (o zot i madh na ruaj nga Çalamanët sadistë që nuk kanë mëshirë se ata së bashku nuk ndalen), …

    edhe me akullore me substanca helmuese nën koperturën dhe bekimin e AKU së Akademisë së barinjëve që mjelin pjesën e tyre nga 600 miljonshet ligjbërse të kriminelëve që në vëndin tonë quhen mender biznesmenë.

    I nderur Viktor, e keqia ka plakosur, Akademia e barinjëve me kusarët e biznesit po funksionojnë në mënyrë akdemike , shkencore me fatura e ligje kusarie aprovuar nga kuvëndi që është pjesë integrale e Akdemisë së barinjëve të marrosur, me propagandën e pandalur të nivelit shkencor akdemik gebelsian të kryeministrit në shoun e përditshëm mediatik, me makinën e përsosur zgjedhore të tërmeteve patronazhiste të të perfeksionuar shkencërisht nga Damjan Tërmeti, me foltoren akdemike të kriminelit të shpirt sterrosur Sali Berisha por

    si do të shpëtojmë nga kjo e keqe kombçfarosëse që kaq saktë e përshkruan?

  • Akademine bujqesore – blgtorale ne Shqiperi , e krijoi , per here te pare ,, Harri Fulltz , ne shkolllen e mesme ne Gplem – Kavaje. Ekonomija bujqesore e kesaj shkolle shtrihej ne koder dhe ne fushe , per te imituar territorin e Shqiperise . Mbi kete territor ishin ndertuar stalla , per lopet .’Xhersej ” . stallat , per bagetite e imta , kafazet per lepuj dhe kosheret Langstrot te bleteve . Ne koder zjvillohej ullishta . Ne fushe mbilleshin perime foragjere dhe pak drithra . Po te vizitoje kete ferme te shkolles , kishe pershtypjen se do te vizitoje Shqiperine e neserme te parafytyruar nga Harri Fulltz , ky humanist i madh , qe projektoi dhe vuri ne zbatim , nje bujqesi shkencore ne Shqiperine e varfer te asaj kohe . Fulltzi ishte koseguent , per projektin e tij ambicioz . Ai punonte bashke me nxenesit e shkolles . Merrte pjese ne te tera proceset e veshtira te punes , fuste duart ne plehun organiik , qe kompostohej brenda fermes . Fulltzi dhe mesussit u ndien mire , kur nga ferma filloi furnizimi i Durresit , me karrocen autobot te qumushtit dhe produktete te tjera te fermes te vogel , por me tipare shkencore . Kjo ndodhi ne prag te luftes dhe do te kishte vijuar edhe pas Luftes , por Enverit , nuk i duhej shkenca dhe Fulltzi . Ai ju bashkua vendit te muzhikeve ruse dhe dihet , si perfundoi . Le ta quajme nismenen e sotme si vijim i idese se Fulltzit , per moderrnizimin e bujqesise dhe vecanerisht te blegtorise shqiptare , sic na i ka paraqitur ky shkrim i V. Malaj . Shpresa eshte te ngjallet ne fshataresine tone ideja se shkencen bujqesore e realizojne bujqit dhe bletoret e ditur dhe pasionante . Illo Foto ne USA

    • Na doli edhge nje gomar tjeter,qe na justifikon MUFKEN e anonimes gebelsiane te Rames,se gjoja Akademine bujqesore-blegtorale e paska krijuar me pare Harri Fultsi ne Golem!
      Qe je gomar militant,dukesh,por kuptoje te pakten,qe ajo shkolle ishte nje Instituti Bujqesor i Kamzes me vone ku perfshihen te gjitha deget bujqesore ,blegtorale,pyjet etj!
      Ndera e famshmja Akademi e barinjve ishte nje GAFE skandaloze,qe tregon se pushtetareve tane nuk u intereson zhvillimi i bujqesise,por PROPAGANDA e ndyre!

  • “Mendjet pjellore” (ne thonjza) pas ’90-s!
    Mos valle ato, Mendjet pjellore (pa thonjza) i paskemi patur pas ’44-s e deri ne 1990 qe tu kthehemi atyre koherave e atyre Mendje ndriturve nga Koqe Xoxja, Muho Asllani, Pal Miska, Xhelo Gjoni, Heker Isai, Lenka Cukja, Thomie Thomaidha, Rita Marka, e mbi te gjithe keto krye Mendjendriturin Ramiz Alia? Ik or Viktor qaj te varret e tyre te shfrehesh se te ben mire por naten jo diten se do te shohin e do qeshin me ty!@

    • Or ti ” Dashamires “!
      Ti duhet te behesh dashamires i vehtes tende, te mesosh me shume dhe te perpiqesh te jesh korrekt me ato qe lexon dhe shkruan. Ne shkrimin e Viktorit, togfjaleshi ” mendjet pjellore ” nuk eshte futur ne thonjeza sic pretendon ti. Nga ana tjeter, ne asnje shkrim te Viktorit une nuk kam lexuar qe ti konsideroje Lenkat apo Hekuranet si mendjendritur. Te mos harrojme se ne kohen e Hekurit dhe Lenkes jetuan e punuan edhe Eqerem Cabej, Aleks Buda, Ismail Kadare etj.
      Duket qarte qe se ke kuptuar ironine e artikullshkruesit.

      • Delvinke moj, sikur ti hidhje edhe nje here syte tek Titulli i shkrimit he, si thua? Se paske nevoje per numer syzesh sepse aty qarte e ne kllapa thuhet mjaftueshem per te te mbushur ty mendjen se ja fut pordhes kot kur thua “Ne shkrimin e Viktorit togfjaleshi “mendjet pjellore” nuk eshte futur ne thonjza” Tung, Delvinke, mundohu te lexosh me pare se te replikosh.

  • Emertimi AKADEMI edhe per barinjte nuk eshte thjesht se qeveria e ka rritur mireqenien e popullit ne ate nivel sa te jete ne krye te te gjithe vendeve te botes,por thjesht e ben kete per PROPAGANDE,se kur nuk ke bere asgje,vetem me PROPAGANDE MASHTRUESE mund te mbulosh deshtimin!
    E keni vene re se prej 30 vjetesh ne Shqiperi nuk behen me BOJATISJE shkollash,RIPARIME DYERSH e DRITARESH te institucioneve etj,sepse ketio emertime nenkuptojne shpenzime te pakta!
    Tani perdoren emertime gjigande,qe ne vend te BOJATISJES se mureve te shkolles apo RIPARIMIT TE NDONJE MURI,DERE apo DRITAREJE perdoren emertime se “RISTRUKTURIM”,”RIKUALIFIKIM” etj,qe shumica e njerezve jo vetem nuk e kuptojne se per cfare punesh behet fjale,por edhe se sa SHPENZIME do behen!
    E pate shetitjen e Veliajt ne shkollen e re te Kombinastit,vertet luksoze,me punime dhe pajisje te shtrenjta,qe nuk i ka asnje shkolle ne Ballkan?
    Doemos qe e tille eshte dhe keto shpenzime stratosferike,luksoze i ben nje bashki e nje kryeqyteti te varfer,qe ne shumicen e lagjeve periferike te Tiranes nuk ka vendosur asnje kosh mbeturinash,qe mungojne ndricimi rrugor,sinjalistika,kabinat e stacioneve te urbanit,plehra dhe qen rrugace lukuni,qe per mijra femije ne Yzberisht etj nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,fushe sporti,biblioteke,shetitore,stola dhe tavolina pushimi etj,etj!
    Me kujtoihen shkollat ne Micigan te SHBA,qe jane te gjitha nje kateshe,me strukture ndertimore te thjeshte,te lire etj,ndersa lali Eri hedh miliarda per nje shkolle se doemos NUK KA KUSH I KERKON LLOGASRI!
    Dhe pastaj habitemi pse ka kaq shume KORRUPSION ne Shqiperi!

  • Shkrimi me i dobet qe kam lexuar nga Viktor Malaj. Mesa duket i kane shteruar idete dhe temat me cfare do duhej te merret. Pavaresisht perdorimit adekuat apo jo te fjales “akademi”, per kete rast apo per cdo rast tjeter, ky term s’ka te beje fare me ate cfare ajo e ashtuquajtura ‘akademi e blektorise’ ka per qellim te arrije. Nga sa kam lexuar nga shtypi, por sigurisht edhe nga shpjegimet e specialisteve te bujqesise rreth saj, behet fjale per nje lloj trajnimi te organizuar per fermeret, barinjte, specialistet e blektorise etj; (si dhe ku do behen keto, lipsen per t’u pare, por eshte ironi pa kripe dhe pa vend, per ta krahasuar ate me kursin e Plepave te Berishes, per gjyqtare e prokurore!!). Nuk besoj se vjen ndonje e keqe, perkundrazi, qe blektoret apo specialistet e asaj fushe te marrin sa me shume njohuri bashkekohore per mbareshtimin dhe rritjen e prodhimit blektoral, si ne sasi ashtu dhe cilesi, dhe jo siç Malaj ka ngarkuar artificialisht shkrimin e tij, sikur njerezit do te “helmohen”, bile tanet me shume se sa jane helmuar ata në Amerike, France, Danimarke, Zvicer e kudo! Me cfare do merret Universiteti Bujqesor, dhe Akademija e Shkencave aludohet, duke pyetur. Perseri jashte temes rreth asaj qe po do Ministria e Bujqesise te arrije. Ato dy institucione te rendesishme e kane objektin e punes se tyre: UB te nxjerre sa me shume specialiste te mire fushave te bujqesi-blektorise ndersa e dyta ASh te beje ate qe i ka ngarkuar ligji dhe per te cilen paguhet: Shkence. Nese keto dy institucione te rendesishme e bejne punen e tyre, atehere me siguri qe, nepermjet specialisteve qe i marrin keto njohuri, nepermjet trajnimeve apo libërthve (broshura, flet-palosje etj) u transmetohen blektoreve, pemtareve, peshkatareve, bletrritesve etj etj. Dija nuk ka fund, por ajo do duhet te percillet atje dhe tek ata qe u mungon dhe kjo behet nepermjet formave dhe menyrave nga me te larmishmet, nje prej te cilave mendoj se ka per qellim te zbatoje edhe Ministria e Bujqeise me te ashtuquajturen “akademi” te saj. A ka ne kete rast ndonje rendesi emri i saj, kur qellimi eshte krejt tjeter, dhe mesa kuptoj une nese do jape rezultate te mira, sigurisht i justifikuar?

    • Na bre bureto,qe qenke trap zalli,sa nuk arrin te kuptosh ironine e thelle dhe shume te bukur qe Viktori i ka bere jo vetem palo Akademise se barinjve,por edhe akademive te tjera!
      Tani vendi nuk ka nevoje per Akademi barinjsh,se tani qumeshti,po prodhohet nga pluhuri i qumeshtit,se keshtu prodhohet djathi i dhive,deleve etj,aq sa mendja pjellore e ca bizneseve ne Gjirokaster e Sarande kane prodhuar edhe djath me qumeshte per perziere DELE-DHI!
      Kuptohet emrin e ka te bukur,por ai eshte djath prodhuar me qumesht pluhur!
      Tani duhet Akademi per KORRUPSION,per ministre FEMRA,per TRAFIKANTE,per mbjellje dhe shitje droge,per PROSTITUCION dhe per LYPSA!

      • Mirel je nxenes i dobet. Folja arrij, si folje kalimtare dhe jokalimtare, ne gjuhen shqipe, ka si sinonim dhe foljet vij, mbërrij, por kurresesi ‘harrij’. edhe pse me duket se fshataret pa shkolle keshtu i thone. Po ti e ke zakon gjithmone te japesh mend per kedo dhe per çdo gje. Ani, per sot po te ve nje pese me hater, meqe je i palodhur ne komente dhe keshtu nga lodhja edhe mund te kesh gabuar. Nuk do ishte keq t’i hidhje nje sy Fjalorit ‘Shqip-Shqip’, botim i Akademise se Shkencave, qe gjendet shume lehte ne Google.

  • Kardinali Rishelje eshte nje personalitet shume i fuqishem i kombit Francez qe ka lene nje testament se si duhet te veprojne mbreterit e ardhshem te Frances ne drejtimin e shtetit. Kjo trashigimi e tij vlen edhe sot per neve, ne kushtet qe po kalojme.

    Ideja ishte se personalitetet politike qe kujdeseshin vetem per interesat personale dhe lavdine e tyre duhet te mos lejoheshin, ne menyre, kategorike te demtonin Francen.

    Edhe sot ne Shqiperi, ne kohen e pluralizmit politik, persomalitete te tilla qe e shesin interesin e tyre personal si interes te popullit Shqipetar duhen izoluar.

    E thashe keto se ne shume “filmatqe kemi pare” kadinali Rishelie eshte paraqitur si nje misherim i djallit.

    E verteta eshte se ai arriti te stabilizoje shteti Francez.

  • O Bureto a e di ti se po diskutohet taksimi ose jo i lëndës së parë të fabrikave të qumshtit që nuk është qumsht por pluhuri i skaduar i qumështit të importuar sepse nuk ka më blegtori, kanë ngelur apo s’ kanë ngelur rreth 10% të krerëve që ishin para 8 vjetësh dhe Akademia e barinjëve është një tallje se nuk ka barinjë.

    Është qeveria, ministria, biznesmenët që në unitet me politikat e tyre e bën fshatarin të zhdukte lopën si bagtinë kryesore të blegtorisë sepse nuk fitonin asgjë ata me dejrsën e mundin e tyre prapa lopës por fitonin horrat dhe ti më thua shkencë e ministri e akademi se këto do të ngjallin lopën e ngordhur.

    Qeveria, ata që pjellin Akademira groteske barinjësh, me biznesmenët e produkteve bujqësore, janë vrasësit e blegtorisë dhe heqia edhe subvencionit 6% dhe heqja e taksës së qumshtit të skaduar pluhur në marrveshjen e fshehtë të “Akdemisë së barinjëve” me biznesmenët e fabrikave të qumshtit tregon që këta vrasës të blegtorisë do ta shpjen deri në fund krimin e tyre me permasa makabre, do të zhdukin edhe atë 10 % të blegtorisë që ka ngelur dhe do të kequshqejnë popullin me kalbësira blegtorale të importuara vetëm që pronarët e fabrikave të qumshtit të fitojnë miljarrda duke i ndar këto para të krimit me anëtarët e Akademisë së barinjëve.

  • Z. Malaj:

    Nuk duhet ti shumzosh me zero personalitete boterore si Kardinalin Rishelie, apo Kancelarin Bismark, etj.

    Po keshtu akademite e shkencave, te arteve etj, kudo qe jane ne bote, nuk ke drejte ti perbuzesh.

    Por ju e keni fjalen ne dy probleme te vecanta:

    1. Ne rastin e vendit tone keto personalitete duhet te marin pjese ne zgjidhjen e problemeve te medha qe kemi perpara. Ata kane aftesi te madhe analizuse dhe mund te kontribojne, por:

    a) Ndofta po kontribojne por shtypi dhe TV nuk i pasqyron aktivitetet e tyre.

    b) Perndryshe kana nje jete te sigurte, te kenaqeshme dhe i tremben nga hakmarjes se politikaneve, etj qe mund te zemerohen ne se mendimet e tyre do i preken interesate e ketij grupi te privilegjuar.

    2. Por nje pjese, jo e vogel, e politikaneve dhe pushtetareve, qe kane frike se “mund te humbasin privilegjet”, pra te ruajne “statusin special qe gezojne” kane zgjedhur nje strategji manipuluse.

    a) Ato po mundohen te demonstrojne me aktivitete te shumta dhe diskutime ne platformat e Klanit “qe ta gjejne te verteten”

    b) Por zgjidhja e problemi eshte reduktuar se:

    Kush e ka fajin, “Basha apo Berisha”?

    c). Degjojme analiza te pafund ne lidhje me statusit e partise, te regulloreve, e gjera te tjera, ….., por del se nuk arijne kurre te meren vesht me njeri tjetrin, nuk gjejne nje emeruse te perbashket

    Duke pare kete spektakel te jashtzakoneshem me shkom mendja tek skenari i me poshtem:

    Keto personalitete duhet te jene aktive, e te kontribojne ne zgjidhjen e prblemeve, por me nje kusht; te mos demtojne interesat e tyre.

    Si pasoje, kjo kerkon qe te ruajne ” status kuone.” Por qe te ndodhe kjo, kerkohet dicka tjeter, dhe kjo vlen per te gjithe. Ato duhet te mos dalin nga rrethi i interesit te ture personal. Ato ndersa levizin, protestojne, kritikojne etj, djithmone rotollohen brenda rrethit perkates. Ne qofte se te gjitha qendrat e retheve i perputhim dhe po te marim rrethin me reze me te madhe, na del se po sillen si kali ne lame, rrotollohen ne nje zone te kufizuar, por qendra e rrethit nuk cvendoset, problemet nuk zgjidhen, njerezit mashtrohen, por ajo qe mbizoteron eshte “vete mashtrimi”, armiku me i madh i cdo individi.

  • Akademi ?! Është emërtimi qe ju hoq Arteve dhe u quajtën Universitet?! Akademisë Ushtarake …etj ? Gjithë bota i ka Akademi akoma , ne Institutin Bujqësor do e quajmë Akademi ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *