Për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, sigurohet 100% Herceptina

Dita

QSUT ka njoftuar sot se në Shërbimin Onkologjik është bërë i mundur vazhdimi i furnizimit pa ndërprerje dhe shpërndarja e Herceptinës për të gjitha gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Përmes një reagimi për mediat, QSUT thotë se “prej disa muajsh, pacientet e kanë marrë rregullisht Herceptinën në këtë shërbim, bazuar në protokollet e mjekimit dhe listat e mirëpërcaktuara nga mjekët onkologë.”

Drejtoria e QSUT-së ka reaguar ndaj aludimeve për afera korruptive me barnat e shtrenjta, pasi shprehet se spitali ka një sistem identifikimi të pacientëve që marrin këto barna.

Sistemi i identifikimit konsiston në bërjen e njoftimeve  nga ana e pacientëve, sipas afateve të terapisë dhe protokollove mjekësore në koordinim me mjekët.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *