Për Gridën dhe për Halimin

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Kapo Labi

 

Ligjërisht filloi

Pa zhurmë, e urtë e but’

Luli si krye kusar

Ka vënë kandidat hajdut.

 

Halimi si babaxhan

Buçja i bën shumë zagarë

Me broçkulla ka lënë nam

Është nga të parët kusarë.

 

O doktori i Saliut

Që dukesh si i vërtetë

Je një kopje e të ziut

Shove një maternitet.

 

Vodhe pa zhurmë e pa bujë

Ndaj mashtruat drejtësinë

Kush më pak e kush më shumë

Çadër Lulin me Salinë.

 

Mbarësi doktor Halimi

Lodër e partisë kusare

Në qershor do t’u dalë tymi

Ty e gjithë sërës barbare.

 

Të dalim nga buzë e detit

Ç’do na thotë mis Bukuria

Egoja e saj nuk ka të sosur

Në ëndërr i del bashkia.

 

Votuesit duhen sqaruar

Se dukesh si femër e rrallë

Po gënjeshtrën e mashtrimin

I ke të shkruar në ballë.

 

Për dy hyrje që i more

Plakut tetëdhjetë vjeçar

Drejtësinë si e mashtrove

Për këtë vjedhje të paparë?

 

Nëse vjedhja quhet krim

Pse ty të caktojnë bashkinë

Është njësoj sikur ujkut

T’i varësh në qafë mëlçinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *