Për hajdutët me kollaro

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Xhevit Zeneli

 

Është bërë temë e ditës

Po hyn ngadalë ndjenja e frikës

Se hajdutët me kollaro

Janë bërë bakallaro.

 

Qeveria është betuar

Në media ka deklaruar

Do u shkulë dhëmbë e dhëmballë

Do t’i varrosim të gjallë.

 

Nga e thëna në të bërë

Përpara një det i gjërë

Si janë liksur e pleksur

Janë qelbur e molepsur.

 

E drejta ka mbetur jetime

Lëngon, po nuk gjen shërime

Vuan me shpirt e me xhan

Po s’i bën njeri derman.

 

Korrupsioni është kala

Me përmasa të mëdha

Kala që nuk e prish dot

As me pushkë e as me top.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *