O popull, a e besoni
Që një hajvan pa kapistër
Ju të gjithë ta votoni
Të bëhet kryeministër?
Kusari krye hajdut
Do udhëheq Shqipërinë
Ylli që ka rënë në fund
Pritet të gëzoj qelinë.
Të besosh profkat e Lulit
Duhet të kesh tru gomari
Është ai që vrau katër
Ditën e njëzet e një janarit.
Është ai që shiti detin
Pronë e gjithë Shqipërisë
Është spiun i UDB-së
Shërbëtor i Asfalisë.
Janë pjellë e mortjes plak
Që udhëhoqi shumë gjatë
Për fronin e për bajrak
I mbushi rrugët me gjak.
Ju që mbani gishtat lart
S’keni vilë e as pallat
Ju mashtrojnë këta lugatë
Që gënjejnë ditë e natë.
Shqipja jonë, e ke një fat
Ke në krye një sakat
S’la ballist e ish-kulak
Pa u dhënë një dekoratë.
Hijenat e mavriut plak
Në pushtet për një dekadë
Na lanë në llum e në baltë
Dhe kërkojnë fronin prapë.
