Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Në kuptimin klasik, marrëveshja që tentohet të kryhet ka dy opsione. O arrihet, ose dështon. Por gjithmonë përpos këtyre që hyjnë në planin “a” duhet të ketë një plan “b”. I bie që, meqë reforma gjyqësore është jetike për Shqipërinë dhe nuk arrihet marrëveshja, asaj i takon të “vdesë”. Ç’po ndodh sipas këndvështrimit tim? Së pari, në tavolinë janë ulur dy palë “kriminelë” që do merren vesh për ta luftuar atë!
Të paktën kështu jemi mësuar ta etiketojnë palët njëra-tjetrën. Lind pyetja: A do të luftojnë për drejtësi ata persona që e kanë shkallmuar qysh në lindje me kurse idiote 3 mujore te plepat e Shkozetit? A ka një shqiptar të vetëm të besojë sinqerisht e jo për tifozllëk partiak? Pa dashur të bëj orakullin, mendoj se do të fitojë një version i tretë. Nën trysninë intensive të të tjerëve, e sidomos të amerikanëve, them se do të arrihet një marrëveshje degësh e jo rrënjësh. Kjo e dyta është vërtetë ajo që ëndërrojmë. Por duke menduar që në palë bëjnë pjesë nga ata që kanë vrarë e masakruar njerëz të ndershëm që kërkonin paqësisht po këtë drejtësi, mendoj që edhe për shumë kohë, fatkeqësisht, do të mbetet ëndërr. Në përgjithësi ne jemi popull që besojmë shumë, pavarësisht se kemi mbajtur në kurriz pabesi të panumërta. Le të besojmë edhe këtë radhe për hatër të Amerikës!
