Për herë të parë në karrierën e tij, Thomas Quinones, gjyqtar në qytetin Yonkers të New Yorkut martoi një çift nga ekrani i FaceTime.
Ai thotë se ata që po martohen në këto kohëra të vështira nuk e marrin vendimin për arsyet tipike të mëparshme por për një arsye të rëndësishme, sidomos në këto kohë të vështirë:
E ardhmja është e pasigurt për të gjithë ne, ndaj të shijojmë jetën dhe të mos presim, citon ai për New York Times.
Fotoja është shkëputur në momentin kur gjyqtari po pyeste Anne Karine Dabo dhe Scott Webster nëse ishin të sigurt për këtë hap.
Amerikanët po gjejnë mënyra të tjera të ligjshme se si të martohen, pasi vendet e prekura nga koronavirusi kanë vendosur masa të rrepta kufizimi dhe distancimi social.
Amerika ka 587,173 raste, 23,644 viktima, 36,948 të shëruar dhe 12,772 në gjendje kritike.

L.H/ DITA
