Kiana Kryeziu do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike. Skiatorja e re,vetëm 17 vjeç ka fituar normën olimpike për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Pekini 2022. Ajo ka shkruar histori pasi është bërë skiatorja e parë që përfaqëson vendin në Lojërat Olimpike Dimërore.
Kiana tregon gjatë një interviste se ka nisur të merret me ski që në moshën 5 vjeçare por nisi angazhimin profesional kur ishte 10 vjeç. Ajo tha se Lojërat Olimpike kanë qenë synimi i saj.
“Nuk e kam parë si vështirësi por si kënaqësi. Unë në Kosovë nuk bëj ski se nuk ka kushte që t’i zhvillojmë ushtrimet. Stërvitem në akullnajat e Austrisë dhe ndonjëherë dhe në Itali.”, tha Kiana.
Ndër të tjera Kiana është shprehur se synon Olimpiadën në vitin 2026.
o.j/dita

http://www.gazetadita.al/e-para-femer-qe-perfaqeson-flamurin-shqiptare-ne-lojerat-olimpike-dimerore/
Ka patur femra te tjera edhe perpara, Suela mehilli artikull i gazetes dita