Për herë të parë një transgjinor kryetar bashkie (Foto)

Bora Basholli

Për herë të parë në Itali, një transgjinor është zgjedhur kryetar bashkie.

Transgjinori  Gianmarco Negri, që në lindje quhej Maria, e me profesionin avokat, është kryetari i ri i bashkisë së komunës Tromello me 3 mijë banorë në provincën e Pavias

Zgjedhjet europiane në Itali të 26 majit kanë përkuar me zgjedhjet vendore në rreth 3800 komuna italiane ku është votuar për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkisë dhe Këshillave bashkiake.

Në zgjedhjet e 26 majit ai fitoi kundër kandidatit legist me 37.5% të votave.

“Që në fëmijëri jam ndjerë mashkull, thotë ai, e mundohesha të shtypja qenien time femër. Derisa më moshën 35 vjeçe vendosa të ndryshoj seks.”

Transgjinori Ginamarco Negri është votuar nga shumica e bashkëqytetarëve të tij, e një sinjal ky pozitiv që kjo qytezë e vogël sjell ndaj komunitetit LGBT e shoqërisë italiane.

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *