Vizita e kryeministrit Berisha në Izrael, si dhe qëndrimi i mbajtur i Shqipërisë gjatë fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së karshi çështjes së njohjes së shtetit palestinez tregojnë për një politikë të jashtme të pamjaftueshme ndaj njërës prej çështjeve kyç botërore.
Përgjigjja më e mirë për çështjen palestineze është përgjigjja që e kemi dhënë vetë me vite të tëra rreth Kosovës. Ashtu si shteti i Kosovës nuk mund të mbahej peng i zhvillimeve në Serbi (“kur të demokratizohet”, “kur të jetë i gatshëm opinioni publik”, etj.), ashtu edhe Palestina nuk mund të mbahet peng i zhvillimeve në Izrael. Në mungesë të marrëveshjes së dakorduar mes Izraelit e Palestinës, që gjithsesi do të ishte zgjidhja më e mirë, përparësi ka shtetësia palestineze, jo okupimi izraelit. Historia e re ka dëshmuar se një qasje e këtillë është e mirë për Kosovën. Shqiptarët janë të fundit që mund t’ua mohojnë palestinezëve.
Email nga adresa: [email protected]
