Për idhullin tim “të vdekur” dhe të vdekurit e gjallë

Elton Tafaruci

Një nga kritiket e hapura të modelit “Basha” në PD, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka postuar një shënim të gjatë në profilin e saj në FB, me titull, “Për idhullin im “të vdekur” dhe të vdekurit e gjallë”.

Postimi është një repikë ndaj një këshilltari të Nishanit që ka publikuar dje një shkrim për Bregun dhe Olldashin.

 

Nga Majlinda Bregu

E di se nëse ndalon të gjuash me gurë këdo që të lehë, ndërsa ecën në rrugën tënde, nuk do të arrish kurrë në fund të rrugës; por janë disa gjëra për të cilat kam detyrim të flas, sidomos për ata që nuk kanë mundësi të mbrohen nga këto lehje.

E kam fjalën për një njeri me emër e mbiemër, por anonim për mua në rrafshin publik, i cili quan kandidat të vdekur, një nga bashkëudhëtarët e mi dhe të mijëra demokratëve në rrugën tonë, Sokol Olldashi.

Nuk do të merrja mundimin ta shkruaja këtë replikë me një njeri që ka mbaruar shkollë nate, që është nisur të këshillojë Presidentin dhe që i ka mbetur në tentativë këshillimi, por zgjodha ta bëj në respekt të mikut tim Sokolit dhe pamundësisë së tij për ta bërë vetë këtë gjë.

Shkurtazi po i kujtoj këtij njeriu në respekt të honorareve që ka marrë për të fyer kujtimin e Sokol Olldashit, se i kanë treguar gjithcka gabim për të, pasi ai vet as e ka njohur, as ka patur dëshirë ta njohë, se nuk ka patur punë me PD.

Është e vërtetë se unë dhe Lulzim Basha kemi ardhur bashkë në një ditë në PD. Nuk na kanë futur nga dritarja, por nga dera dhe na kanë pritur me entuziazëm në kuadrin e një projekti për ripërtëritjen e PD. Sokol Olldashi ishte moshatari ynë, por ishte shumë i vjetër në PD kur erdhëm ne.

Kishte qenë aty dhe më 1997 dhe më 2001 dhe kur ne, të drojtur në 2005 morëm zona elektorale pak më të sigurta që të “mos dështonim”, ai zgjodhi betejën më të vështirë. Shkoi u përball me Agron Dukën në Shijak që në atë kohë ishte jo vetëm Ministri më i fuqishëm i qeverisë Fatos Nanos, por dhe biznesmeni më i madh në Shqipëri.

E mundi duke bindur shqiptarët se dhe një djalë i ri me duar në xhepat bosh, mund të nxirrte jashtë Kuvendit një milioner dhe Ministër të Fatos Nanos. Ai u bë pas disa muajsh ministri ynë më i suksesëshëm, pasi futi në burg gjithë banditët që kishin shëtitur lirshëm deri më 2005. Është e vërtetë se ai nuk fitoi dot Bashkinë e Tiranës më 2007 dhe unë isha në krye të asaj fushate.

Nuk e di ku ka qenë ky anonimi në këtë kohë, druaj se edhe nëse nuk ka qenë me PS-në, selinë e PD-së mund ta gjente me të treguar. Por ajo që di dhe më dhemb, është se shumë njerëz brenda PD, nga këta që sot po tentojne te hyjnë nga vrimat e çatisë, votuan kundër Sokolit, me shpresë se do ta nxirrnin nga politika.

Por ai vazhdoi të ishte në politikë si Ministër përsëri i suksesshëm. Ai shkoi në vitin 2009 në zonën me të vështirë elektorale, në Qarkun e Fierit, në bastionin më të sigurt të socialistëve dhe e rriti PD-në me së paku dy deputetë. Ishte njeri dhe nuk i fshihte as vetes as miqve dhe dilemat qe betejat politike natyrshem bartin per secilin nga ne.

Nuk di kush ja ka thënë këtij njeriut të honorareve, se ai duhet të shkonte kandidat në Durrës apo broçkulla të tilla, por di që ai arriti të ngjallte shpresë për PD-në dhe në bastionin më të egër të socialistëve.

Ende sot banorët e Fierit dhe fshatrave përreth, i janë atij mirënjohës për infrastrukturën rrugore dhe krenarinë që i dha PD-së. Sa i përket vitit 2013, Sokol Olldashi humbi më pak nga të gjithë. E dhimbshme më 2013 ishte që ne humbëm bastionet tona historike, Kavajën, Shkodrën apo Elbasanin. Une kam qene ne Tirane,por fushaten ne gjithe Shqiperine e kam ndjekur se kisha per detyre te merresha me te.

Fieri nuk ka qenë kurrë bastion ynë. Ai u bë fitues aq sa e bëri Sokol Olldashi. Cdo humbje dhemb edhe pse per hir te saj, Sali Berisha mori vendimin si lider per tu larguar nga kreu i PD-se. Unë jam e hapur dhe mirëpres kritika dhe për ata që më thonë ke idhull Olldashin dhe për ata që me thonë ke idhull Berishën.

Largimi i kobshem nga jeta i tij eshte mjaftueshem dhimbje per te gjithe demokratet. Kur them që Berisha ka lënë boshllëqe në Partinë Demokratike, them një të vërtetë që nuk druhem ta përsëris, por nga ana tjetër duhet ta pranojmë se Shqipëria e vitit 2016 dhe më tutje, ka nevojë për një identitet të ri politik në krye të PD, dhe kur them të ri, kam parasysh një mendim të ri, ide dhe sjellje të reja e moderne politike. Kush nuk eshte dakord me mua, nuk ka pse perbalt ke nuk jeton, as te shese per teza politike sulme te porositura.

Share This Article
20 Comments
  • Ku e ka thene kete, ne fejsbuk? Kujt ia ka thene, atij askushit qe ta degjojne dikushet? Bastioni yne, e tralala, Sokoli fitoi ne Shijak, njwsoj sikur te mburret nje deputet italian qe fiton vota me thase ne Korleone apo ne komunat kalabreze ku shteti shkrin keshillat vendore pse dominohen nga mafia. Deri 18 vjec behen hartime oj goce, s’te paska integruar fare ministria futja kot e Integrimit. Duhej nje parukiere atje dhe te vuri ty kokrra e malokut, qysh tha ai, e di ti Majlinda pse i vihet lopes cipi, ahahaaha, kur tallej dhe kokrra e malokut, le qe ai meriton ju dhe ju meritoni ate. Dhe po pate kurajo, dil e thuaj te verteten e “aksidentit”te Olldashit. Nuk ta mban se ti gjer tek cipi i lopes e ke hapin.

      • Nuk te kuptova bujkRobo dhe as me plas te te kuptoj, por ki respekt per halen, se pa ate del tek cipi qe tha doktori. Te shpeton fiziologjikisht halja ore zoteri apo zonje, apo te treja bashke.

  • Z. Majlinda!Eeshte ne te drejten tende te mbrosh mikun tend, veçanerisht kur ai nuk mbrohet dot vete, pasi nuk jeton. Dhe mire ben. Sa per Shijakun, e ke gabim. Agron Duka eshte larguar vete nga Shijaku, pasi bandat e PD-se, me ne krye mikun tend, e kercenuan me jete. Kjo eshte e verteta. Po nuk besove pyete vete Agronin, pasi tani ka nderruar xhaketen dhe eshte bere aleat juaj i dashur. Pr..,, me fal, politike esapi, çdo gje lejohet.

  • O gjerman o kapedan po thuaje ti historin po ta dish .Pse vetem shkruani denonconi po qe se ke fakte per Ramen Ilirin le pastaj per Salehin dhe holandezin Basha

  • E c`na kujtove nje histori plot humor te asaj kohe “o gjerman i fundit”, kur Sala bente “live” mbledhjet e qeverise.
    ” A e di Majlinda perse i duhet cipi lopes?
    Dhe pergjigjej vete: “Cipi i lopes duhet te mos shkoj ne grazhdin e tjetres se e ka ushqimin ndryshe”!!!!.
    “Po nga ti dini ju keto”, e mbyllte Sala kete monolog te lavdishem ne ato mbledhjet rrokopuje te qeverise se tij, kohe kur Majlindes i duhej te perkthente 2 mije pyetjet te dhene nga BE per integrim, por ja qe gjeti nje grazhd tjeter, se si duket cip nuk kishte dhe i mori pergjigjet “copy-paste”.
    Dhe ky grazhd ku hante kjo lope pa cip ishte…. Kroacia e sapo pranuar ne BE.

    Shihet qe nga nje lexuese lajmesh u be ministre pa portofol e integrimit qe kishte pune vetem me Fülen dhe vete Fülja kishte pune vetem me Majlinden e 2 mije pyetjeve dhe pa cip dhe Islanden, qe vete Füles nuk ja fishkellente fare.
    Nejse, ate kohe kam bere nje koment tek “Tema” ku u gjenda i befasuar per njohurite digitale te Berishes dhe me vuri ne mendime per te zbuluar se ne cilin pjese te trurit te lopes ishte vendosur ai cip. Por si gjithmone Sala, si njeri i te papriturave e tregoi sekretin ne mbledhje te qeverise duke na lene me goje hapur.

    Cipi vendoset qe lopa mos te haje ne grazhdin e tjetres se ushqimi mund te jete i ndryshem nga njeri grazhd ne tjetrin!
    Ka nje megalomani te shpifur kjo Majlinda, ku tanime flirton majtas dhe djathtas dhe kam frike se kerkon vetem nje shkak te vetem te kaloje ne grazhdin e Rames.
    Eshte interesante te veresh me kujdes grate deputete te PD ne Parlament. Kam pershtypjen se mezi presin Ramen te flase, se u “ledhaton” ndjenjat e drobitura nga jeta njejavore me burrat e tyre dhe gjejne rastin te degjojne epitete si “Pamela Anderson”, pasthirrma “Jozefine moj Jozefine une vetem ty do te pergjigjem” dhe te tjera dhe te tjera shfyrje androgjene.
    Nuk ke c`ti besh!
    Saliu u tregon lopet me grazhde, ndersa Edi Rama filmat “Baywatch” xhiruar ne Malibu, film qe mbyllte ne shtepi brez te pare, brez te dyte dhe brez te trete ne ate ore vape ne Tirane dhe tere Shqiperine.
    Pra kemi Pamelen, “Xhozefine o Xhozefine” dhe Majlinden qe mesoi se per cfare sherben cipi i lopes nga Berisha,
    Pra tani rezultati eshte 2:1 per Edi Ramen.

    • Claus, te pershendes! Sa per fillim, lexuesi “guri” me thote se a e di une qe Olldashin “e hoqen qafe”. Jo, nuk e di, se kur shkoj njehere ne vit ne Shqiperi s’kam kohe te c’mallem me plakun tim. Por une nuk e besoj versionin zyrtar te aksidentit se me kane pare syte aksidente te llahtarshme ku njerezit mbijetojne. Olldashi pesoi aksident alla Kosta Trebicka, vetem te duash te besh qorrin nuk shikon. Te ve ne dyshim nje version zyrtar eshte shprehje e lirise time, se qysh do quhem i lire pastaj? Me duket se kam komentuar i pari kete dyshim atehwre tek forumi, por Mero per gjera qe s’i intereson te debatohen vendos nje coment off dhe e mbyll argumentin. Mesa kuptova une ate batuten e cipit te Lopes, Berisha foli si mafioz i regjur, dmth mos fut hundet jashte grazhdit qe te eshte dhene te hash; mos lakmo tek grazhdi i tjetrit. Se ia tha Majlindes per Majlinden apo iu drejtua asaj si dritares ta degjoje dera nje zot e di, por gjersa ngulmoi edhe ta shpjegonte dmth ishte kercenim mafioz. Claus, te pershendes, mungon plaku qe thoshte :jam dakord me ty, por s’jam dakord me mendimin tend.

      • Si haberet e akshamit m’i ke keto komentet, o gjermani parafundit, se ai i fundit ishte KAISER..

        Mos u merzit per komentin e pa publikuar o gjerman, se kur prostitutat mediatike fillojne t’i kollofisin komentet si karamele zana, dikur “truni” largohet per ne “eksil”, duke te lene te masturbohesh fillikat si nje “MJERO” me ca skebythje fresshi.

        Pervec asaj “Lopes me Cip” (hahaha sa e forte, po ku ma kishe rrojtur gjithe kete raki xhanem…), edhe nje DEBIL I LINDUR do kishte dyshuar menjehere, po t’i kishe treguar, se drejtuesi i nje super-mercedesi, model i kohes se fundit, humbi jeten se u fut ne nje kthese normale me vetem 30 km/h.

        ABSURDITET KLASIK !!!

        Nuk ka mega-idiot ta haje kallup versionin alla-zyrtar te. Nuk e besoj te mos jesh ne dijeni, por nje dokument i ekspertizes shqiptare permban nje pershkrimin te detajuar te aksidentit, i ilustruar me shume foto dhe analiza, ku ne perfundim te raportit, si konkluzion rezulton, se eksperti E PERJASHTON KATEGORIKISHT MUNDESINE E shkaktimit te VDEKJES se drejtuesit te automjetit vetem PREJ AKSIDENTIT.

        Nese redaksite qe e disponojne kete dokument do ta vinin cdo dite ne faqen e pare te gazetes dhe do ta benin publike, atehere s’do kishte MAJLINDE ME CIP qe s’do ta merrte e para ne dore gersheren, per t’ja prere mustaqet Sulo Kapedanit duke iu hakerruar me fjalet: “Dhe tani i erdhi fundi kapadajllekut tend more harbut…”

  • O “Gjermani i fundit” Mos fol kot o zemerplasur,inatçi i keq. Kujtoje “Dhelpra dhe rrushi” i tille je ti.Zonja Bregu meriton respekt,i thot te vertetat ne sy ani pse godasin dhe krahun e saj politik.Eshte demokrate e vertete,nuk tutet te beje kritike te drejte ndaj çfardo “luani”. Respekt per Bregun .

    • O Adri, o djale i mbare. Me thuaj inatci apo dhelpra dhe rrushi(!!!), po lerma zemren te punoje, se e kam te vetme dhe mezi e kam, hahaha, me ofro tere arin e botes nuk e JAP per transplant… Po ve logjiken tende ne pune , duhet te me falenderosh…Hahahaaa, po pse o djale i mbare keni memorje aq te shkurter? A s’eshte kjo zonje pjese e papergjegjesise se qeverisjes Berisha? Po qe se per ju ky hartim modest vlen sa Zarathustra, lum per ju.

  • A eshte serioze ta fusesh ne rubriken opinion kete fare postimi?

    Po kesaj nuk i jane thare akoma lotet per doreheqjen e Saliut ne 2013-en, e tani na qenka zhytur ne ngasherime per “idhullin” tjeter te saj ?

    Me thene te drejten kur lexon kete shkrim amatoresk te duket sikur ke perpara nje yllke cete, dhe jo nje deputete. Imagjinoni nje deputete qe mallengjehet me te shkuarat dhe “sukseset” e paharueshme qe korrnin “spartanet e demokracise”, jo vetem ne plantacionet e zonave perreth Lazaratit, por edhe ne “bastionet e egra socialiste”, ku flakeronin ngakamionet thasat me miell pedeist.

    Edhe pse ja vlen te stimulohen tipa individualiste me karakter te qendrueshem, qe nuk rendin me koke ne thes si bagetia, prapeseprape postimi i fundit i kontrahentes se Bashes, verteton edhe njehere, se kjo s’ben ndryshim esencial nga “lulka” shembullore e cetes.

    Jam kurioz te shoh se si do t’ i pergjerohej kjo qaramane Bashes, sikur atij Rama t’i dorezonte neser me deshire celsin e kryeministrit.

  • Te marresh shkas per nje rahmet paste per te mburrur
    Berishovicin dhe te sumosh Bashici eshte mjesoj si ajo
    barcoleta,zonje Kodra,me fal bregu , ku tregohet nje lope,
    lopet e dhite e Vicidolit , bejne nje bajge te madhe dhe
    shkon nje djale me biciklete dhe e ndane pergjysem baj-
    gen : te dyja gjysmat e bajges jane te te njejtit ekskre –
    ment ,si Berishish Milloshevici ashtu edhe Bashic -Faslli-
    ci ,nje simbioze e se keqes qe bashkejetojne me krimin.
    Prandaj rruga me e mire ,zonje “Kodra pas Bregut” eshte
    ndarja perfundimtare nga kjo bande mafioze,delikuente ,
    plackitese ,vrastare ,etj. Kisha mendimin se ju zonje me
    lidhjet e jashteme qe ke patur do ishe civilizuar sado pak.
    Por kam qene i gabuar sepse ju te gjitheve ju ka hedhur
    trute e gomarit Vicidolasi i lopes se D.Agollit . Nejse ,sicili
    ne kete bote e ka zgjedhur vete rrugen ….!!!

  • Majlinda ! Ti per mua , ke qene dhe mbetesh nje hijene, qe,te ngjall neveri si politikane. Kjo, sepse realisht nuk sjelle asgje te re, edhe pse shtiresh sikur…! Ti je nje llapaqene , qe lepihesh pas Berishes , si buçia pas te zotit . Politika juaj e felliqur antishqiptare dhe kriminale ,beri qe te gjithe ju , paria bandite e nje partie fashiste, beri qe te konsumoheni mjaft shpejt ,por te mbeteni te neveritur per nje kohe te gjate , ne syte e popullit . Kete,ju sdoni ta kuptoni . Aq me keq per ju !

  • Replika e Znj. Bregu duhet pershendetur per faktin se pseudokeshilltare, gaztore apo palaco gjuajne me gur pas kasolles per te fituar zemren Kryetarit te rradhes por Znj Bregu ben te pakten dy gabime te pafalshme kur kerkon te rivleresoje figuren e Z. Olldashi.
    Per hir te se vertetes: 1- Z. Olldashi e morri Shijakun duke futur ne loje banditerine qe ne bashkepunim me segmente te kryekorruptuara te Policise se Shtetit te asaj kohe bene masakren e votave dhe vete Z. Duka per te eliminuar nje ngjarje me te rende u terhoq me dinjitet.2- Ata dy deputete me shume o Majlinde qe morret ne Fier ne raport me zgjedhjet e kaluara nuk ishin fryt i Sokolit apo Partise Idealeve te Dhjetorit por merite e sistemit proporcional qe futi Kaci i Zi dhe qe sot eshte ne gjirin tuaj.Po ky sitem ju hoqi dy deputete ne Shkoder qe eshte bastioni juaj apo jo? Do ta kuptosh ti Majlinde se sa fiton Partia juaj ne Fier. Kerko sitem mazhoritar te paster dhe Fieri ta jep 14 me zero per te majten. Kjo eshte e verteta.

  • Ne Shijak Olldelja u be gangster dhe bente fushate me puro ne goje, pordhac, mendjemadh dhe fodull si gjyshi i tij Dashnor Mamamaqi ish anetar i KQ te PPSH, ndersa gjyshen ja tundte Beqir Balluku ish Ministri i Mbrojtjes ne komunizem.
    Te gjithe kriminelet dhe ish te burgosur plehra ishin pjese e stafit elektoral te Olldeles ne Shijak, ku dihet mire se ishin ata qe vrane edhe Komisarin e Shijakut disa vite me vone.
    Ultimatumi i dhene edhe nga Berisha, pas presionit te Olldeles me kriminelet e tij (kjo eshte DEMOKRACIA e Kodres pas Bregut) per Agron Duken beri qe ky te pranonte pa asnje verejtje “humbjen” ne Shijak, ishte ne loje jeta e tij dhe e familjes.
    Ky pis Agroni sot eshte bere pjese e dedashmentit te SHQUP-it me gjasme Kryecar i Partise Agrare, burre legen njesoj si vellaji i tij mafioz dhe matrapaz Arben Duka qe eshte Kryecar i FSHF.
    Shoqja Bregu a e kreu “misionin” Olldelja para se t’a vriste Berisha, apo nuk di gje se ne cilin motel shkoi per te bere detyrat e Partise.
    Ke zgjedhur modelin dhe njeriun e gabuar per t’u mburrur, por nuk ke faj i te njejtit brum jeni ju Kopilat e KOPIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *