Email nga adresa
[email protected]
Përshëndetje Dita, lexova me shumë vëmendje intervistën e të dënuarit për vrasjen e Hajdarit. Problemi eshte se qe te denoncosh individë si Berisha duhet te dish se ku e kane kuplarane nga e cila jane financuar e financohen akoma. Pa demaskuar kete kuplara kriminelët do te ndihen te qete me pushtete paralele brenda nje shteti qe formalisht quhet shtet, brenda nje vendi qe nuk di ku jane kufijtë e vet te vertetë, brenda nje shteti qe i percaktohet udha e tij, ose te mbaroje e qete mandatin e dhene ose do te aktivizohet pushteti i dyte i cili eshte ne gadishmeri e pret urdhera nga kuplaraja per veprim. Shikoni kurben e deklaratave e veprimeve te PD dhe do te gjeni shume shpejt se nga varen keta kriminele qe mbajne peng nje vend qe ka ngrene sapunin per djathë per mese 24 vjetesh. Me thoni perse nuk kerkohet shkarkimi i presidentit te vendit? Më thoni perse nuk shkarkohet dot nenprodukti i qumeshtit Dhalla? Me thoni kush e mban e perse kryetarin e SHISH? Me thoni kush i ka lidhur duart qeverise per te bere kallzim penal ndaj kryekrimit dhe perse? Kane mbetur edhe gjashte muaj larg premtimit qe z.Rama beri lidhur me zbardhjen e ndeshkimin e atyre qe urdheruan vrasjet e kater viktimave te pafajeshme të 21 janarit.

Autori ka shumë të drejtë. Kërkesa e mendime me vlerë. Tung!